E enjte, 01.05.2025, 05:16 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Në Kosovë urrehen mërgimtarët

E enjte, 09.10.2014, 08:05 PM


PSE NË KOSOVË URREHEN DHE XHELOZOHEN TMERRSHËM MERGIMTARËT

Nga Selim M. Nengurra

Duket se në Kosovë fjalët që paten fillue me qarkullue pas luftës në opinion per mergimtarët se janë; ... të Huejt, të Jashmit, janë Ata, shacat, budallët  etj, etj, nuk paskan qen të rastësishme dhe po dyshoj se ato edhe qenkan parapregaditë nga dikush në ndonji klan vendor që per mendimin tim asht anmiqësor.
Neve mospërfillje perjetojmë që në vendkalimet kufitare ku padrejtësishtë na kerkohet pagesa e nji polise të sigurimeve dhe unë disa here kam shkrue për këte dhe e kam quejt dhe do vazhdojë ta quej si plaqkitje, si taksë apo haraq sepse po e kundërshtuem pagesen neve nuk na lejon policia e Kosovës të futemi në Atdheun tonë ku kemi lind dhe per të cilin kemi kontribue dhe vazhdojmë të kontribojmë edhe sot e tan kohën sado që pjesen ma të madhe të vitit e jetojmë jasht sajë , por me mallin dhe brengat e sajë të ngarkuem në shpirt.
Asht per tu quditë se si shqiptarët në Kosovë secilin vit e ma shumë po ndryshojnë, po bahen ma të ftoftë, jo vetem ndaj mergimtarve, por edhe ndaj familjarve e farë e fisit të vetë.
Po bahen ma joperfillës dhe jofalemnderues. Po xhelozojnë e po krijojnë njifar urrejtje ndaj neve mergimtarve thue se jemi neve fajtoret per mjerimin social , ekonomik e politik që e ka kaplue at vend ku pushtetin e kan hajnat e mafiozet kriminel të cilet vet populli i Kosovës i voton dhe i perkrah.
Byrokracia nëpër zyret e ndryshme të sherbimeve civile asht aq e tmerrshme sa njeriu fillon me dyshue athue vallë ende po u sundojka Kosova nga pushtuesi serb.
Dhe per secilin gabim e padrejtësi që bajn sherbyesit civil ata kur ballafaqohen me gabimin, fajin ja hudhin rregulloreve të Parlamentit të Kosovës, Çeverisë, e ma së shumti kulturës ( sipas mjeranve kosovar ) byrokratike europiane.
Na kan mësue nderkombëtaret me punue kështu të thotë secili që do e pysish pse tan kjo koklavitje, pse tan kjo parregullsi e komplikim në punë per pa pik nevoje?!
Unë sivjet kam mbërri në mujin prill në Istog, vetem pas pak ditve motra ime që jeton në Norvegji nga viti 1997 bashk me burrin dhe fëmijët e tyne më thërret në telefon dhe më lut që ti rregulloj ÇERTIFIKATEN E LINDJËS ( qellimisht e shkrova me shkronja të mëdhaja qe të bie në sy per lexuesin ) djalit të saj Labinotit që asht i lindun ne Istog para 30 viteve. Ajo çertifikatë i duhej ati per të aplikue per pashaportin norvegjez pasi kishte marr shtetësinë e këti shteti.
I premtova motrës se e rregullojë këtë punë sepse isha i sigurt se asht shumë normale kjo me u rregullue per pesë minuta.
Shkova në ofiçari, dhe pasi ju spjegova pse jam aty, nji burr më udhëzojë të shkoj në zyren nr. 36 e ta paguej taksen per këtë sherbim. Shkova dhe e pagova , taksa ishte 1 euro.
Kur u këtheva aty nuk ishte ai burri, por nji femen e re e cila më priti bukur ftoftë dhe me mrrola thue se unë i kam diçka faj asaj nese ka pas far ngarkese private apo të punës.
Kur ja spjegova se çka due ajo mori librin e madhë të regjistrit të të lindunve dhe e gjeti nipin tim dhe fillojë me e shenue në kompjuter per ta nxjerr çertifikatën e ti që unë e kerkova.Kishte plotësue bukur shumë atë kopje të cilen e kishte në format të kompjuterit dhe pas pak më ban pyetjen... ku banon? Kush i them unë? Labinot Berisha ma këthen ajo. Ai banon në qytetin Gjøvik në Norvegji i them unë. Jo kjo nuk më duhet, këtu në Kosovë ku banon ai me thotë zonjusha pa e këthye kokën të më shikoj fare. Në Kosovë ai nuk banon fare sepse ai bashk me prind dhe vëllazen e motren kan ardh në Norvegji që nga viti 1997dhe Labinoti kurr nuk ka qen në Kosovë, ai asht rritë në Norvegji. Prindi i ti kurr nuk ka pas shtëpi as banesë të veten sepse ka qen e varfen, kan banue me qera.
Pra unë ja spjegojë me sinqeritet se Labinoti nuk ka adresë vendbanimi në Kosovë askund. Kur ajo far zonjushe ( per bindjen time shumë arrogante dhe analfabete ) mbyll faqen e kompjuterit dhe më thotë; .... nese nuk ka adresë në Kosovë ai nuk mundet me nxjerr çertifikaten fare. Ma ngriti andrenalinën dhe ju drejtova; ... oj zonjushë a zojë cila je ti, po çka po flet moj ti, po a se din ti se vetem nga istogu i ke mbi 2000 shqiptarë që kan lind në Istog e fshatrat e ti dhe tash me dekada jetojnë në qytetet të ndryshme të Turqisë dhe atyne nese ju kerkohet çertifikata e lindjes nuk mund ta nxjerrin askund tjeter pos në këtë zyre në Istog dhe ata nuk kan as prona as adresa banimi në Kosovë fare, si do veprosh ti do ju mohosh ta nxjerrn deshminë se ku kanë lind që ndryshe quhet çertifikatë e lindjes?!
Kur ajo budallaqe analfabete ma ofron nji shkresë per ta pa unë se ajo vepron sipas udhzimit zyrtar i cili udhëzim ka dal nga Parlamenti i Kosovës sipas modeleve të shteteve europrendimore.
U bana shumë nervoz, ja mora dhe ja grisa at shkresë dhe ja hudha ftyrës, më kaplojë nji reagim i madh nga mbrendija e shpirtit per këtë që po perjetoja dhe ja shava me parlament e me çeveri dhe ato momente thirra Drejtorin e Parlamentit të Kosovës z. Xheladin Hoxha të cilin e kam kunat (asht vëllau i vogël i grues time ) i tregova ati se çka po perjetojë tash në Istogun tim dhe edhe ati ja shava rezolutat e rregulloret që i nxjerrin në at Parlament mjeran. Xheladini u mundue të ma spjegon se gjoja kjo far zyska paska të drejtë dhe se smundet me veprue kunder rregulloreve dhe unë e ndrepreva biseden edhe me te. Perseri ju këtheva kësaj budallice dhe tash me nji ton ma të ultë dhe e konfrontova me diçka që ajo ishte dasht të më konfrontoj mu posa i kerkova dokumentin per nipin tim. I thash; ... oj zonjushë, po ti nuk paske lidhje me rregulloret e punës të cilen e kryen dhe per të cilen merr pagë. Nese vertetë don me u ba e perpiktë dhe taman me respektue rregullore  ti duhet me kerkue nga unë AUTORIZIMIN nga nipi per ta nxjerr unë çertifikaten per te. Jo ti këte se kerkove se ti sdin me punue, ti aty ke ardh permes lidhjeve farefisnore apo me mundin tjeter që mosha nuk po ma lejon ta them këtu publikishtë. Ika dhe shkova  te menagjeri i sektorit te ish shoku im i klasës në Gjimnaz të z. Selman Blakaj. Trokita në derë dhe e hapa, aty kishte qen edhe ish kolegu im nga koha kur kam punue në posten e Istogut z. Arsim Gashi. Isha i nervozuem shumë dhe e luta Selmanin a ka kohë dy minuta per mu? Per qudi ai mu drejtue sikur tisha unë far shkau i Lugut të Shkive e jo shoku dhe miku i ti shumvjeqar, ... shko ankohu te Agim Ademaj dhe filloj me ba llafe me Arsim Gashin. Agim Ademaj asht drejtor i Drejtorateve në komunë. Dola dhe se zgjata me këtë njeri. Dola sepse unë nuk jam jofalemnderues, mu kujtue se kur në pushtetin e fundit të Kosovës para okupimit Millosheviqjan Selmani ishte Kryeshef i Ekzekutivit në Komunë ma pat nda ( si i varfen që isha ) nga komuna nji troll në lokalitetin Bollovan në Istog . Per këte dola se nuk kishte me më shpetue as Selmani aq lehtë. Kur në kalim perskaj sporteleve të ofiqarisë puntorja shumvjeqare në atë sherbim zonja e nderuar Fatime Mustafaj-Maxharraj më thërret dhe më ban pyetjen; .. Selim ndal të lutem, a asht Labinoti djali i Mustafë Berishës nga Stradrani, po i them unë. Mirë ulu aty  e prit pak. Pas dy minutave ma zgjati dokumentin. Kur u ngrita të iku tue e falemnderue Fatimen del nga zyra e menagjerit Selmon Blakaj , miku im Arsim Gashi. Më kap per krahu dhe më qorton, po çka je tranue ? Pse je ba nervoz. Ecnim bashk dhe kur erdhem para poste ai më luti të shkoj me te në Zyre me pi nga nji kafe. Kur filluem ti pijm kafet dhe Arsimi pau se tasham u qetsova ai më tha. Selmoni deshti me ti thirrë policinë me të arrestue pse i bertitshe puntores së ti, por se lash unë. U befasova per këte dhe i thash Arsimit, po pse e ke ndalue, nuk ta baj hallall . Dhe u binda se Selmon Blakaj ose ka dicka personale me mu ose asht ba budallë sikur humica e popullit atje dhe harroj se neve ishim shok klase , ishim miq me dekada dhe se ai vet ka pas gjithmonë mundësinë me folë me mue dhe me ma ulë tensionin si vëllau vëllaut, jo Selmoni paska pas mendue me me arrestue policia. Nuk e kuptojn kurr këtë mendim të këti njeriu.
E pershkrova në detaje rastin per arsyen që lexuesi ta kuptojë se atje sherbyesit kerkojnë diçka të panevojshme dhe nuk kerkojnë per me zbatue ligjin dicka të nevojshme. Merre me mend ajo zonjusha më tha; ... po pse ti nuk ma jep nji adresë per Labinotin ? P.sh. pse nuk thue se banon te ti në banesen tande në Istog? ! A ka kuptim kjo dhe si mos me u ba nervoz njeriu me nji analfabete të tillë. Mendonte ajo se unë rrejë per me marr nji dokument per nipin tim.
Rasti tjeter që perjetova. Në promovimin e librit të Zenun Rexhepi-Kabashi " UDHA E SHKRONJAVE DHE E NUMRAVE " Shkova në Prishtinë. Parkova veturen në parkingun te Pallati i Rinisë. Kur dola nga promovimi i librit fillojë nji furtunë e madhe me erë e shi dhe pas pak edhe breshen , per pak minuta para hotel GRAND-it u ba si me kan bazen ( pishinë ) e madhe. Kur pushoj kjo hata shkova te vetura dhe meqe ishte  perbaltun nga pluhuni i rrugve dhe tash nga shiu e breshni nuk e shikova, por u ula dhe fillova me ik per Istog.
 Te nesermen kur shkoj me pastrue veturen shof se breshni i asaj dite ma kishte damtue shumë llakun ( ngjyren ) e makinës. Thirra kunatin Xheladin Hoxha i cili asht drejtor i administratës në Parlamentin e Kosovës dhe kisha shpresën se ai din e nese jo gjen se ku duhet me shkue me kerkue ni dëshmi se ka qen dita me furtunë, dhe breshen dhe se breshni ka shkaktue dame në shumcka mes tjerave edhe në veturat e parkueme jasht. Kunati im as që ma bani dert këtë punë. Asht ba tash drejtor i Parlamentit dhe ka pagë të mjaftueshme dhe se ka ma nevojne e ndihmave të mija e të femijve të mi. Më mbeti hatri shumë , por nuk i thash asgja. Per qudi per rastin tim u interesue dikush shumë ma i madh se Xheladini ( nese ai mendon se asht ba i madh ) , u interesue ish Ministri i drejtesisë tash Deputet i Parlamentit të Kosovës Prof. Haki Demolli. Hakiu kishte arrit me mësue se nji vertetim të tillë duhet me e shkrue Drejtoria per ambient dhe sherbime të komunës. Per qudi kur mësoj per këte komshiu i kunatit tim Xheladin , z. Azem Buzuku që asht nji puntor krahu në komunën e Prishtinës më tha::: po e di ku duhet dhe do flas unë aty e do caktoj nji termin per ty baca Selim. Azemi edhe e kreu punën. Më thirri në tel. dhe tha se duhet me shkue aty me daten 26 gusht në ora 11.00. Shkova dhe kur arritem para zyres e cila ishte me dritare të medhaja dhe nga koridori shifeshin punonjësit mbrend, Azemi u fut mbrend ndersa unë prita në koridor per të me ftue sherbyesi i kësaj zyrje. Kur per qudinë time nji njeri arrogant dhe fodull pa e ngrit koken fare i pisket Azemit, hajt more ik ti dhe ai miku yt mergimtar, po çfar vertetimi, ska vertetim. Azemi u befasue keq dhe ju drejtue; z. Kadri ju më keni caktue terminin per Selimin per sot dhe ky ka ardh nga Istogu që asht larg 100 kilometra, e tash pse po thue se as me folë me te nuk pranon?!
Dera ishte e qelun dhe ndegjoja gjithcka flitej aty mes Azemit dhe ati arroganti të paftyrë. Per mos me e sjellë Azemin ne pozitë të keqe shkaku im, hyna mbrendë dhe e luta Azemin të mos flet. Ju drejtova ati bastardi shumë but, fillova me ja spjegue se nuk po kerkoj vertetim per me marr far damshperblimi në kompanitë e sigurimeve të Kosovës, por  po kerkojë ni vertetim si deshmi per faktin se ka ra breshen dhe se vetura ime sikur shumë vetura tjera asht damtue bukur mirë dhe me këtë vertetim unë do kerkojë komensim në Norvegji ku kam të siguruem makinen dhe gjithcka tjeter.  Në vend se me u skuq nga spjegimi im shumë njerzor ky hajvan që quhet Kadri Jonuzi menjihere u ngrit në kambë nga karriga ku ishte ulun dhe me ton shumë kerrcnues më urdhnojë ta leshoj atë zyre.  I thash ta permban veten dhe nese don që unë të dal jasht le të urdhnon e të dalim bashk e do e shef pastaj se me kend ka punë. Per fat më ra ndermend Azemi të cilit ai idiot (  Kadri Jonuzi ) kisha frikë se mund ta damton qak edhe ta largon nga puna dhe Azemi asht i varfen jeton në nji banëse në bodrum me plot lagështi në lagjen Ulpiana dhe edhe per faktin se mes meje e ati idioti hyni vet Azemi dhe tre kolëgë të Kadriut që ishin prezent në at zyre. Dola me shpirt të plaguem, jo per faktin se nuk mu leshue nji vertetim të cilin kisha plotësishtë të drejtë me e kerkue dhe të cilin bash ai sherbtor i asaj zyrje duhej ta shkruente, por per faktin se si sillen ata njeëz me neve mergimtarët atje. 
Zyrtari kompetent per ta lëshue ni deshmi paturpsishtë thotë se në Prishtinë as në Kosovë askund nuk ka ra breshen dhe më kerrcnon të më nxjerr nga zyra me dhunë.
Rasti i tretë asht kur para banesës së kunatit tim në Ulpiana kisha veturen e parkueme dhe vjen nji kombi me tabela të Kosovës dhe derisa parkonte kombin perskaj vetures time godet pasqyren e djathtë të vetures të cilen e damton. Këtu për qudinë time nderhyni Xheladini ( kunati ) dhe pasi kishte nji mikeshë në kompaninë e sigurimeve e thirri dhe e luti ta shpejton rastin që të me kompensohet dami pasi në të kunderten raste të tilla shkojnë deri në dy-tri vite e nuk kompensohen fare.
Gjithçka rregulloj ajo mikesha e Xheladinit dhe sherbimi per kompensime të dameve më kerkojë nji ofertë per çmim per damin nga nji puntori mekanike e veturave. I sigurova dy sosh dhe oferta ishte 160 euro. Per qudi kompania e sigurimeve mi ofron 59 euro kompensim dhe edhe per ti marr ato kerkohej aq shumë letra e dokumente sa të sjellin para pozitës me ju thanë, merrni ju se nuk po vi fare me i marr. Rrafsh pesë here kam shkue nga Istogu në Prishtin per ti marr , pra ma shumë kam shpenzue benzin per rugë se ato 59 euro , por per arsye principi vendosa me i marr. Per rastin pata njoftue edhe gazeten ditore KOHA DITORE dhe gazetarja Saranda Ramaj ka shkrue per rastin.
Kam perjetue edhe shumçka tjeter atje, por mjaftojnë këto tri raste që i ceka per ta spjegue se cili asht respekti per neve mergimtarët në vendlindjen tonë.
Neve jemi të huje dhe po duket se po shkojm drejtë faktit që nji ditë edhe të na ndalojnë me shkue fare atje nese munden kuptohet kjo.
Kush ka faj këtu gjykone juve vetë lexues të respektuem. Unë them se faji asht te pushteti, e pse asht ai pushtet fajin e ka POPULLI.



(Vota: 18 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx