Mendime
El Pais: Erdogani dhe xhihadizmi!
E enjte, 09.10.2014, 08:04 PM
Erdogani dhe xhihadizmi!
“Pasiviteti turk përballë rrethimit të Kobanit, e dobëson koalicionin e brishtë të Obamës”.
Brishtësia
e koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara që lufton Shtetin Islamik në
Siri dhe Irak, ashtu si dhe mungesa e një strategjie të mirëpërcaktuar,
Katastrofa
që po ndodh në Kobane nuk kërcënon vetëm sigurinë e rajonit gjysëm-autonom me
shumicë kurde në veriun e Sirisë. Aty po
Nga ana tjetër, Uashingtoni pretendon një përfshirje më të madhe të Turqisë dhe e percepton pasivitetin e aleatit të tyre në NATO, si një tradhëti madhore në një beteje vendimtare. Presidenti Erdogan, parlamenti i vendit të të cilit, porsa miratoi një ligj që i lejon trupat e tij që të hynë në Siri dhe Irak për të luftuar “grupimet terroriste”, i sheh gjërat ndryshe. Ai kërkon thelbësisht (por jo vetëm kaq) që ofensiva aleate të përfshijë në objektivat e veta, përmbysjen e Bashar al Asadit, diçka që Obama nuk e pranon. Në fakt Turqia nuk është vendi i vetëm me pretendime të tilla, që i mbështesin edhe aleatët sunitë të Shtëpisë së Bardhë, por gjithësesi, qeveria turke është e vetmja që këtë kërkesë të qartë, e ka formalizuar si parakusht për të ndërhyrë më pas seriozisht ushtarakisht në Siri.
Ka padyshim edhe një argument më të errët, pas pozicionit turk. Mbrojtësit e Kobanes, janë mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), armiku madhor i brendshëm i Shtetit turk prej 30 vjetësh. Erdogani është duke e shfrytëzuar agoninë e qytetit sirian si një levë me anë të së cilës të dobësojë pozicionin e minoritetit kurd në bisedimet e paqes mes kurdëve të Turqisë dhe qeverisë së Ankarasë. Makthi më i keq i turqve do të ishte ngritja e një entiteti autonom kurd, të dominuar nga PKK-ja, përgjatë kufirit të pafund turko-sirian.
Si përfundim, fuqia ushtarake që po tregon ISIS-i dhe ngurimi turk, janë duke e vënë në rrezik kohezionin dhe ndërveprimin e koalicionit kundër xhihadizmit. Por ndërkohë, të vdekurit e këtyre ditëve gjatë protestave kurde në qytetet turke, tregojnë se Erdogani e ka gabim. Kërcënimi i frikshëm e kalifatit fondamentalist totalitar që po instalohet pikërisht në kufirin e një vendi që synon të integrohet në BE, qëndron shumë më lart se manovrat politike të brendshme ose ambiciet personale të ndokujt.
Shkrim i gazetës spanjolle “El Pais”, i datës 9 tetor 2014, përkthyer nga Elvi Sidheri