E enjte, 01.05.2025, 11:42 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: ''Jashtëtokësorë'' të korruptuar

E hene, 06.10.2014, 07:26 PM


“JASHTËTOKËSORË” TË KORRUPTUAR GJYQËSORI

NGA NEBI DRAGOTI

Psikoza e frikës dhe e urrejtjes, njëkohësisht, është shfaqur nga shoqëria jonë kundra gjyqësorit. Që këtu do të thotë , se shteti nuk është në rregull dhe gjithë politika duhet t’i vejë gishtin kokës për ta freskuar, reformuar, pse jo edhe për ta rinovuar drejtësinë me standarte sa më  demokratike, ku ligjet të jenë funksionale për të mbajtur në këmbë shtetin. Shkrimi fillimisht i drejtohet politikës, se çdo vend nga politika drejtohet dhe këtë ka për instrument rregullimi dhe mbarëvajtje në të gjitha sferat e jetës. Frikë ke , kur je përpara gjyqësorit, sikur trupi gjykues të jetë jotokësor, por i zbritur si “alien” nga qielli. Gjyqësori është i mbushur me “jashtëtokësorë”, sidomos sot, në periudhën e tranzicionit demokratik. Dhe kjo elitë gjykuesish është si trazhgimtare, si kopje e gjyqtarëve  të periudhës totalitariste, sepse kësaj i mungon fryma, qëndrimi, sjellja e kulturuar e profesionalizmit të emancipuar. Profesionalizmi është zëvendësuar me metoda e mënyra të rrafinuara korrupsioni. Me këtë performancë, që ka, kështu, patjetër, kërkohet reformim rrënjësor që t’i bëhet tërë sistemit të drejtësisë. Kjo kërkon metoda sa më objektive dhe sa më efiçente për ta kryer me pastërti, kërkon guxim dhe mobilizim gjithpërfshirës për të instaluar një sistem të qëndrueshëm. Ka segmente të mbrapshtë të politikës, që ngrihen në mbrojtje me pretekstin , se gjyqtarët nuk janë të gjithë të kësaj kategorie, prandaj influencojnë e këmbëngulin, duke trumpetuar e mohuar , se nuk janë “alienë” korrupsioni. Por, kjo nuk do të thotë, që në këtë pastrim të domosdoshëm, sita , që do të flaki krundet dhe të mbahen në radhët e drejtësisë të shëndoshët, të devotshmit për të kryer misionin në drejtësinë shqiptare, patjetër , do të funksionojë. Ndryshe s’do të kishte kuptim veprimi i reformimit. Krahasohen me “jashtëtokësorë e alienë”, sepse të tillë figuracioni i kanë dhënë vetes duke reflektuar vetëm frikën në publik. Dhe, në kontekst të analizës psikollogjike, të kësaj panorame që jetohet praktikisht, arrin përfundimisht, në llogjikën reale:duhet reformim rrënjësor. Të gjithë ata , që janë kundra kësaj ideje, tregohen hatërlinjë e qejfmbetës të qëllimkeqtë dhe nuk duan që drejtësia të pastrohet dhe të funksionojë shteti ligjor, për të cilin kemi kohë, që flasim dhe e kërkojmë. Realizimi i kësaj kërkese, ideolligjikisht dhe politikisht, do të jetë kështjella më e lartë e Rilindjes për shtetin ligjor të munguar. ”Jashtëtokësorë të korruptuar gjyqësori” ka edhe kuptimin e të qënurit të pavarur(të pavarur në konceptin e paskajshmërisë:vetë firmos e vetë vulos edhe vendime proçkullash). Bëhet kjo në emër të imunitetit, se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë edhe në padrejtësitë që bën gjyqtari. ”Pavarësi gjyqësori” nuk duhet kuptuar, që gjyqtari të realizojë tekat e veta subjektive në dëm të klientit që nuk paguan, ose në të mirë të klientit që kënaq me të holla këtë gjyqtar. Kështu është praktikuar kjo “pavarësi” në sistemin e drejtësisë. Prandaj…për këtë ka lumë ankesash që kërkojnë drejtësi. Po të marrësh në analizë njëpërnjë, të gjithë personat, që u është privuar liria, shikon e konkludon:më të shumtit janë pabukës, që vuajnë dënimin. Kush ka paguar gjyqësorin ka lehtësira të dukshme në masën e dhënë për kohëvuajtje dënimi. Në këtë drejtim gjyqësori ka punuar dhe vazhdon të punojë “i pavaruri  i faforizuar”  për të thelluar e stërholluar e kamufluar fenomenin e korrupsionit. Mënyrat abuzive të këtij fenomeni korruptiv bëhen tek e tek, por edhe të lidhur zinxhir, hallkat e të cilit janë të siguruara, që të mos këputen. Këtu influencon për keq shprehja popullore:”Leku është i ëmbël”. Këto mani kanë përkeqësuar gjithë sistemin e drejtësisë. Dhe me këtë motiv tregohet se kush është më i forti, kush është “alien” i frikshëm, hijerëndë, i plotëfuqishëm, duke i mbyllur gojën atij që kundërshton e kërkon drejtësi. Gjen vend edhe shprehja:”I korruptuari të korrupton”. Dhe, ja , pikërisht këtu, sugjestionohet edhe politika duke bashkëpunuar saqë bëhet njësh, saqë nuk kemi më shtet të së drejtës. Drejtësia mbetet në dorë të të korruptuarve me parrullë bashkëpunumi të maskuar:drejtësia për politikë dhe politika për drejtësinë. Ky aliazh korruptiv ndodh e lulëzon në një kohë, kur politika përlyhet vetë. Dhe sa më tepër të lulëzojë kjo, aq më keq është për vendin. Ky mendim gjen spjegimin e vet tek shprehja:ndodh, se nuk dënohen  gjyqtarë, nuk dënohen edhe politikanë. Konkretisht, kjo shfaqje është pasqyrë e këtij sistemi në këto vite pluralizmi demokratik. E gjitha kjo është rezultat i të qënit si vend shumë mbrapa në proçeset e integrimit, drejt anëtarësimit për në BE. E gjitha kjo ka sjellë edhe dobësimin ekonomik në përgjithësi. E gjitha kjo ka të bëjë edhe me prishjen e ekuilibrit dhe rëndimin e problemeve sociale:papunësia, krimi, kultura etj. etj. E gjitha kjo ka të bëjë me ndarjen tepër të theksuar të shoqërisë në dy kategori:tepër të pasur, tepër të varfër. Dhe kjo ka arritur në saj të mungesave të politikave jo të drejta që kanë bërë e aplikuar politikëbërësit. Kështu ndodh , kur politika nuk punon për vendin dhe popullin e vet. Kështu ndodh, prandaj ka edhe tejfryrje të vendeve me persona të dënuarish me privim lirie. Edhe në këtë plagë duhet vënë gishti dhe duhet gjetur shkaku pse ndodh kështu. Duhet mësuar nga fjala popullore:”Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Kuptohet lehtë nga vjen e gjitha kjo anarshi, që si krimbi bren nga brenda shoqërinë. Pra, duhet të kuptosh drejt, se ç’politikë ndërton për ta zbatuar e ç’të mira përfiton nga kjo shoqëria. Po të gjykosh drejt:politikëbërja për drejtësinë ka qënë e gabuar, prandaj duhet operuar e aplikuar reformimi në drejtësi. Mirëpo këtë ekuilibër politik dobiprurës për shoqërinë duhet ta bëjë me forcën e vet ligji, Kushtetuta. Është kërkesa më sociale:të shporret frika nga sistemi i gjyqësorit të korruptuar. Populli të marri kurajo për të denoncuar padrejtësitë. . Të ngrihet ndërtesë tjetër me themele të reja udhëhequr nga parime konstruktive dhe funksionale në shërbim të shtetit ligjor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx