Mendime
Nebi Dragoti: Ministritë më aktive
E hene, 29.09.2014, 07:31 PM
MINISTRITË MË AKTIVE, MË EFIÇENTE
PËR RILINDJEN
NGA NEBI DRAGOTI
Është detyrë e Qeverisë së Rilindjes që të sjellë në realitet ndryshime sa më pozitive, duke shfrytëzuar kohën në maksimum, duke i dhënë asaj rezultate vlere, që shoqëria t’i shohi, pse jo, edhe më shpejtë.Kështu jemi edhe në mirëkuptim të sentences:”Koha është flori”.Kështu jemi edhe në shërbim të vetvetes duke u treguar edhe më tepër energjik.Në fakt shikohet një ecje, një preokupim për të arritur pikësynime të mbara, pothuajse, nga të gjitha ministritë.Në këtë Qeveri shihet një shkundje dhe dëshirë e mirë për të punuar.Veç, kur flasim për ecje, nuk duhet kuptuar lëvizja përpara, se përpara bën edhe breshka.Pra, këtu nuk duhet kënaqur me pak, kur ke nevojë të ecësh më shpejt, kur ke mundësi e forca të japësh më shumë duke u treguar më tepër aktiv për të arritur një efiçencë sa më të madhe, të kënaqshme, të plotë duke përmbushur, kështu, të gjitha detyrimet që ke.për realizim detyre, përpara shoqërisë, të cilës i je zotuar, se do të punosh.Zotimi, premtimi janë pasqyruar në program pune të çdo ministrie, por që të realizohen ato nuk duhet pasur vetëm dëshira:duhet pasur vullnet, këmbëngulje për të punuar e kurorëzuar realisht sipas fronteve të punëve përkatëse, sipas natyrës së çdo ministrie.Gjumi mos të të zërë natën duke menduar, se ç’punë apo volum pune do të bësh ditën.Të gjitha ministritë kanë vlerë të njëllojtë dhe roli i të cilave nuk duhet nënvlerësuar duke i etiketuar:pak të rëndësishme, të rëndësishme dhe më të rëndësishme.Kontributi i secilës është për gjithë vendin vlerë qytetarie e jete dhe duke u aktivizuar në punë konkrete secila, frontalisht, jipet rezultati i dëshiruar.Kemi nevojë të ecim më shpejt, madje, në drejtime që duhen të ecet me llogari e maturi.Kemi nevojë të ecim me dinjitet, të ndërgjegjshëm dhe hapat që hedhim të jenë të dukshme dhe bindëse për ndryshimet që mbesin rezultat konkret i derdhjes së djersës.Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, se që të rrokësh Rilindjen duhet një punë e gjithanshme, që ta kurorëzosh atë me gjithë parametrat e nevojshme.Për këtë duhet këmbëngulje, mobilizim dhe bashkëpunim shoqëror.Ndërgjegjësimi si komb, për ta lartësuar atë, duke punuar më shumë , është nevojë imediate dhe tepër e domosdoshme dhe duhet përpjekje sa më serioze për të arritur nivele shoqërore të atilla siç i ka arritur edhe bota e përparuar demokratike.Ky sens i tillë i të pasurit lakmi për vendet e zhvilluara tek politika shqiptare ka munguar ndër vite.Përpara kësaj kërkese të kohës për Rilindje nuk duhet humbur kohë dhe asqë duhet të sugjestionohet politika qeveritare nga politikat që pjellin vetëm çoroditje për realizim të ideve individualiste me interesa tepër të ngushta dhe të dëmshme.Vrulli, puna nuk duhet ndalur.Kudo kemi nevojë për Rilindje, sepse kudo ka problematika si çiban, që përkeqësojnë rendin, drejtësinë, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë.Vetëm me punë të mirë këta çibanë asgjësohen.Duhet qetësia dhe këtë e vendos MB-ja.Punë të mirë bën kjo ministri me antidrogën, por, duhet theksuar, se nuk është vetëm kjo.Puna e kësaj ministrie kërkon shtrirje, luftë ballore njëherësh edhe mbi krimin, edhe mbi aksidentet rrugore, edhe mbi shërimin e plagës së gjakmarrjes.Duhet patjetër vendosja e plotë e qetësisë publike.Kjo me punë e me vullnet arrihet.Armët nuk duhen lënë më në duertë e të ligjëve.Armët duhet t’i zotërojë shteti.Pra, del, se MB-ja ka goxha punë për të bërë dhe nuk duhet të kënaqet vetëm me atë pakëz të mirë që ka bërë.Me drejtësinë duhet shumë punë.Korrupsioni bëhet më finok, më i kamufluar;kjo edhe për faktin, se kuadri ekzistues është i përlyer dhe, që të zhduket ky fenomen këtu kërkohet të zbatohet zëvendësimi me personel, që s’i ka lyer duart në këtë aferë.Rrënjët e të korruptuarve nuk zbulohen lehtë, sepse edhe janë të kapur me njëri-tjetrin, madje , të lidhur edhe zinxhir.Mirë është që dhe vetë shoqëria të japi ndihmesën e vet në këtë luftë duke bërë denoncime.Ka vështirësi vërtet, por pa u arritur kjo korrupsioni do të vazhdojë gjatë të na rrijë nëpër këmbë.Që të veshë në binarë drejtësinë, do të thotë që ke bërë realitet funksionimin e shtetit ligjor.Ky funksionim duhet të jetë sa më i pastër, sa më i lartë, sa më konkret.Për ta arritur këtë, rrugë e metoda ka.Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shumë punë për të bërë dhe, ndër të tjera, duhen gjetur rrugët më të shkurtëra, më efektive, ku të jenë me të konsoliduar edhe si shtab ministror i përkushtuar në shërbim për të arritur kërkesën për forcimin e shtetit ligjor.Në këtë drejtim, ia vlen që kjo ministri të jetë edhe më e palodhshme në kontrolle e verifikime e zbulime të abuzimeve nga më të ndryshmet, të presi fijet e korrupsionit, që lidhin spitalet me farmacitë etj.etj.Në këtë drejtim nuk duhet mbyllur as syri, as veshi që kjo Ministri të realizojë programin e punës, që e ka për detyrë ta kryejë.Realizimi duhet të jetë me efektshmëri të lartë dhe jo vetëm në një drejtim e realizim të një kërkese, por në shumë drejtime e realizime kërkesash që janë tepër të nevojshme për të krijuar një shëndetësi që të jetë sa më në shërbim të nevojave që ka populli, të jetë sa më afër tij.Nuk duhet të bëhet punë formale sa për të kaluar radhën, se këtë frut të hidhur kemi vite që e kemi ndjerë.Po kështu edhe Ministria e Arsimit e të tjera ministri e struktura qeveritare duhet të lëvizin më shumë, duhet të tregohen më energjike, gjersa edhe punë ka plot për t’u bërë.Pak sa për kujtesë Ministrisë së Arsimit:ne jemi vend bujqësor, por ende nuk ka lëndë mësimore të bujësisë në klasat e 9-vjeçares.(?!)…Ministria e Bujqësisë kërkon më tepër përparësi e vëmendje edhe nga Qeveria.Ka më tepër volum e hapsirë për punë.MB-ja ka barrën më të rëndë:rritjen ekonomike, sigurimin e produkteve ushqimore, që është baza që tregon mirëqënien në çdo familje shqiptare.Ky front është shumë i gjërë:blektori, bujqësi, frutikulturë, vreshtari, perime, agrume, konservim produktesh etj.etj.Vendi ka kushte shumë të favorshme klimaterike, siç nuk ka asnjë vend tjetër për kultivim dhe përmbushjen e nevojave jetësore me këto prodhime.Kapacitetet prodhuese duhet që të bëjnë qe të rritet e të nxitet edhe eksporti si një fushë veprimi me tepër leverdi për ekonominë tonë.Gjer tani në këtë Ministri nuk po shihet një aktivizim maksimal me një gjithpërfshirje aktivitetesh kontributore për rritje ekonomike.Është më shumë të shihet rezultati i punës dhe jo të flitet duke e propoganduar gjithçka ka të bëjë me bujqësinë si arritje e suksesshme.Suksesi dhe arritjet duhet të flasin vetë duke sjellur ndryshimin.Është i vetmi front që nga shteti duhen dhënë subvencione, fonde të shumta për rehabilitime të sipërfaqeve që janë kthye në këneta, për të vënë në funksione kanale kullues e ujitës, gjer edhe kullotat etj.etj.Ana tjetër kryesore është, se Qeveria duhet të dijë ku dhe pse duhet të përdoren fondet, ashtu siç duhet të dijë, se si u shfrytëzuan konkretisht këto fonde, që janë përfituar nga taksapaguesët.Ky është edhe apel që bën shoqëria, e cila kërkon që të dalë sa më parë nga kjo gjëndje:Ministritë të tregohen më tepër aktive, të shkunden për të korrur efektivitetin e duhur.Puna e tyre të matet me rezultate.(Shkrime me përmbajtje oponence të tilla duhen mirëpritur).Edhe sesa punohet e si punohet duhet kontrolluar kohë pas kohe.Për këtë ministritë duhet të aktivizojnë gjithë strukturat, që kanë në vartësi, sepse duhet të punojnë të gjithë, se duke qënë sa më të përkushtuar arrihen objektivat drejt Rilindjes.