E enjte, 01.05.2025, 01:31 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kujt do t'i dalë falli më i mirë?

E shtune, 27.09.2014, 07:00 PM


Kujt do t'i dalë falli më i mirë ?

Nga Florim Zeqa

Që nga kohërat e vjetëra, por dhe jo shumë largë nga koha që po e jetojmë, njerëzve të cilët ishin në gjendje t'i parashikojnë gjërat, ju kanë thënë njerëz të mbrrimë apo në të shumtën e rasteve i kanë quajtur edhe si falltor!

Mirëpo jo të gjithëve u ka shkuar falli mirë. Atyre që u ka ecur puna mirë me fallin (parashikimet e tyre), kanë qenë të vizituar më shpesh nga kurreshtarët e shumtë që dëshironin të "zbulonin" fatin e jetës së tyre.

Varësisht prej rrethanave të rastit dhe gjendjes ekonomike të fallkërkuesve, ishte edhe përfitimi i fallëgjinjëve. Sipas te qëlluarit të fatit, i merrnin më pas edhe shpërblimet (peshqeshet).

Në këto kohët moderne fallëgjinjët janë bërë të shumtë, të panumërt do të thoja,...dhe askush për habi nuk po u thotë fallegjinjë !

Nuk ka medium vizuel, të shkruar apo elektronik që nuk e ka fallegjiun e vet të preferuar dhe varësisht prej profilit, atyre sot po u thojnë; analist, kolumnist, opinionist, etj.

E veqanta e fallegjinjëve të ditëve të sotme është se shumica prej tyre fallin (opinionin e tyre) e përgaditin sipas dëshirave te fallkërkuesve (liderëve partiak), të pakt janë ata që fallin e bëjnë si të pavarur, ngase si të tillë nuk shpërblehen për parashikimet e tyre,...akoma më të pakt janë ata që ja qëllojnë me "fallit" e tyre sot.

Për faktin se janë bërë shumë falltorë (analist, kolumnist, opinionist, etj), ka rënë edhe interesimi i opinionit ndaj parashikimeve të tyre.

Si çdo herë, më të "aftit" (shpërblyerit) janë ata që janë më afër pushtetit apo më afër burimit të mjeteve financiare qofshin ata pushtetar apo opozitar, grupe tjera të interesit apo ndërkombëtar.

Një një fjalë e urtë popullore thotë; "dardhat i hajnë ata që janë nën dardhë".

Pak ka rendësi përgaditja dhe niveli intelektual i një fallëgjiu, e rendësihme është ai të jetë në sherbim të një mediumi publik që është iafërt me pushtetin dhe menjëherë i ecë "falli" mirë, bëhet i famshem mbrenda natës, madje edhe i pasur shumë.

Përderisa analistët, kolumnistët dhe opinionistët e mirëfilltë dëbohen nga mediumet, ose largohen me "vetëdëshirë" shkaku i mosdhënjës së pagave apo mospagesës së honorareve.

Në një vend ku sundon gënjeshtra, të thuash të vertetën është akt patriotik!

Në kohën kur e pavërteta paraqitet si e vertetë, mediumi i cili merrë guximin të thotë të vertetën (Bota press), rrezikon funksionimin dhe të ardhmen e vet në konkurencë me të pavertetat (mediumet servile).

Tani kur po vazhdon gara në mes të dy blloqeve (PDK-VLAN) për formimin e institucioneve (marrjen e pushtetit), fallegjinjët po e bëjnë punën e tyre, secili në mënyrën e vet po mundohen t'i kontribuojnë zgjidhjes së ngërçit politik.

Mirëpo vetëm kur të arrihet marrëveshja (për krijimin e institucioneve) apo mosmarrveshja (shkuarja në zgjedhje të jashtzakonshme), atëherë do të shifet qartë se kujt do t'i dalë falli më i mirë,...nga ky moment do të fillojë gara në mes fallëgjinjëve (analistëve, kolumnistëve, opinionistëve,etj) duke e paraqitur fallin e tyre si më të mirië dhe me të sakt.

Mirëpo asnjëri prej tyre nuk do ta bëjë publik "çmimin" e fallit të vet !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx