Mendime
Rexhaj: Papë Françesku - mirësevini në shqiptari
E premte, 19.09.2014, 08:23 PM
ME DYER HAPUR TË PRESIM NE
SHQIPTARËT I RESPEKTUARI PAPA FRANÇESKU
Shkruan: Xhevat Rexhaj
Papst
Franziskus (lateinisch Franciscus PP.; emri I lindjës Jorge Mario Bergoglio SJ [?xo?rxe ?ma?jo ??e?r???o??ljo?
spanjishtë), ber?g???o
(italisht)]; * 17.dhjetor 1936 në
«Shkoj në Shqipëri për dy arësye të rëndësishme. E para sepse shqiptarët kanë arritur të krijojnë një shtet të unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve, dhe të mendojmë se kjo mu në mes të Ballkanit! me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim. Kjo është gjë shumë e mire, sepse ka harmoni. Dhe prezenca e Papës është për t’i thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik», ka thënë Papa Françesku.
“I’m going to Albania for two main reasons. The first one relates to the fact that they have managed to create a government-let us think of the Balkan- of national unity, with Islamists, Orthodox and Catholics, with an interreligious council which helps to keep the balance. This is a very good thing, because there’s harmony. The presence of Pope will send a message to all nations that we can work together. I have also considered this as a way to help that noble nation”, said Pope Francis.
Me 25
prill të vitit 1993 Shqipërin e çliruar nga diktatura enveriste e pati vizitue
miku më I madh I Presidentit Rugova dhe të gjithë shqiptarëve Papa Gjon Pali I
Dytë-Vojtilla. Ishte nji datë historike, ishte puthja e tokës arbnore nga kreu I
Vaikanit, nga Njeriu që më vonë do e kishte dhanë edhe lejën Bill Klintonit që
Nato ta çlironte Kosovën. Me gjithë pritjen, me gjithë entuziazmin shqiptarë
vizita e Papës aso kohe nuk do shfrytëzohej sa DUHET NGA KLASA POLITIKE E SHQIPËRISË
SË ASAJ KOHE, FATKEQËSIHT ATË VIZITË HISTORIKE E HARRUAN SHPEJT DHE PAK VITE MË
Tash 21 vite pas asaj vizite Shqipërisë dhe vet popullit shqiptarë kudo jeton I ofrohet nji imazh I ri, I ofrohet nji çast I madh që të shfrytëzohet për së miri, ngase vizitat e Papës dhe sidomos tash të Papë Françeskut janë raste historike, janë çaste dhe momente edhe propagandistike në pozitivitet ngase kamerat dhe sytë e mbarë shteteve sidomos demokratike të botës do jenë kah Shqipëria. Do jetë kjo vizitë edhe një momentum I duhur, apo shumë I qëlluar në kohë dhe në ecjen shqiptare, duke ditur se ka vite që po nddh një çoroditje e një pjese mjeranësh shqiptarësh qër kanë fillue shkatërrimin e identiteit shqiptarë, që kanë fillue ta dëmtojnë të kaluarën dhe besa të ardhmën shqipztare duke pe¨rqafuar forma radikaLE TË BESIMIT ISLAM, DUKE FUTUR TË RINJËT SHQIPTARË në rrjete terroriste dhe arabo-talebaneze, e pra vizita e papës na tregon se ne ishim dhe jemi popull I vjetër, popull me histori të bujshme që ruajtëm me mund identitetin tonë edhe spe të pushtuar nga armiqë barbar osmanlinjë e sllavë. Duhet thënë pa ekuiovoke, se nëse kemi sy e vesh, ne shofim se si gjithnji Flamuri shqiptarë valvitet në Vatikan, valvitet kudo në Kishat shqiptare, dhe kudo klerikët shqiptarë të besimit të krishterë prioritet e kishin historikisht e edhe sot kombin dhe Flamurin, e çka mjerisht kjo nuk mundë të thuhet për klerikun mjeran islamik sidomos të sotëm, ngase askund në xhaijat tona nuk kermi pa Flamurin shqiptarë, asnji prej klerikëve islamik nuk kemi patur mundësi që pas koha e Mulla Idriz Gjilanit të mbajnë në duar Flamurin, apo të flasin për kombin, por vetëm për arabin dhe shkretirat e saja. Une si shqiptar e pres ardhjën e Papë Françeskos në Shqipëri me plotë emocione dhe gëzime, shkurt është një ditë mrekulluese që do e mrekulloi Papa Françesko edhe më shumë Shqipërin tonë, tokën e shqiponjave Klementeve, Justinianëve, Kastriotëve, Bogdanëve, Zef Pllumit, Gonxhe Bojaxhiut, Ibrahim Rugovës e miliona shqiptarëve të tjerë t`civilizimit europian. Mirë se na vjen I dashtuni Papë Françesku: mirë se vini në shqiptari.