E enjte, 01.05.2025, 09:18 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Prishtina, Kabuli i Ballkanit

E diele, 14.09.2014, 07:25 PM


METROPOLA E KOSOVËS PRISHTINA SI KABULI I AFGANISTANIT

Nga Selim M. Nengurra

Gjatë qendrimit tim të gjatë sivjet në Vendlindje perjetova shumçka që kurr se kisha besue se do ta perjetojë. Të vjen mergimtari në Vendlindje, në Atdheun e vet dhe të qendron 5 muj rreshtë dhe mos të shef pothuej asgja të mirë, asgja që i len sadopak pershtypje per ta mbajt mend , por perkundrazi të shef vetem mjerim, ligsi, poshtërsi, mashtrime, tadhëti, amoralitet, xhelozi, antikulturë, vandalizem, barbarizem e gjithçka tjetër që asht e keqe asht e tmerrshme.

Kur erdha në mes të prillit shkova në Prishtinë me shpresën se do takoj ndonji mik. U takuem disa nga ata të vjetrit e edhe disa që si kisha takue ma parë. Pasi ndejtem bukur gjatë në nji kafene na zuni uria dhe unë propozova të shkojmë të hajm diçka të lehtë në nji restoran afër Teatrit. Per qudi aty mund të porositnim gjithçka , por jo pije alkoolike. Bile kur kerkova birrë, kamarieri më shikojë bukur shtrembtë dhe tha këtu nuk mbajm pije aloolike se asht restoran musliman. Unë smujta me durue dhe u ngrita, pas meje dolen edhe miqt e mi dhe shkuem diku tjeter.

Me 20 korrik ditën që unë kisha ditlindjen nipi im Blerimi kishte me lujt futboll në Prishtinë dhe neve si familje shkuem të gjithë per ta percjell lojen e ti. Turniri i futbollit per talentet e vegjel mbahej në palestren sportive të quejtun PRINCI dhe aty ngjitas me palestren ishte nji kafeteri per të cilen u gëzova kur pash se ishte sepse dola nga shtëpia pa ngran as  pa pi asgja në mengjes. U futem në atë kafene unë bashkshortja ime, reja ime, grueja i nji ish ministri që asht mik i joni familjar si dhe nji bashkëshorte e nji miku të djalit tim Petritit. Nuk shikova se ku jemi fut, por posa erdhi nji sherbyes sharllatan me mjekerr pash se as këtu nuk asht vend per neve, megjithate unë me sinqeritetin e zakonshem i thash; ...jam nga Istogu dhe sot ende se kam qel fytin me asgja andaj të lutem mu ma sjell nji raki të mirë dhe nji kafe ekspreso. Sherbyesi ose kamarieri u zverdh dhe shpejt filloj me belbëzimet... sterfullah..sterfullah ... nuk ka raki këtu. U ngrita dhe dola dhe në dalje pash se në mur ishte i varun nji televizor dhe se transmetohej nji program me hoxhallar mjekrrosh në gjuhen arabe dhe në skaj të banaku ishte nji burr me moshë mesatare ( padyshim pronari i lokalit ) që ja kishte hap syt dhe e percillte me kujdes se çka llomatnin imamet mjekrrosh.

Sot perseri isha në Prishtinë dhe pasi isha i uritun bashk me miqt e mi z. Salih Zogiani dhe z. Eshref Berisha shkuem në nji restoran jo fort larg nga hoteli GRAND  rrugës në drejtimin e Katedrales dhe pasi porositem ushqimin , kamarieri na pyeti per pije dhe unë kerkova nji birrë. Jo nuk mbajm birra as asnji pije tjeter alkoolike tha sherbyesi ( kamarieri ). Po pse i thash unë? !  Sepse asht haram alkooli ma këthej ai njeri.

Ceka këtu këto tri raste , ama raste të tilla kam perjetue edhe në disa lokale tjera dhe miqt me thonë se Prishtina asht perplot me lokale të tilla HALLALL .  Pasi perjetova shumë raste të tilla sot i bana vetes pyetjen; ... athue vallë asht ba Prishtina Kabulli i Ballkanit?!



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx