Mendime
Florim Zeqa: Jo kapje, uzurpim i shtetit
E premte, 12.09.2014, 09:00 PM
Jo kapje, uzurpim i shtetit nga
strukturat pushtuese!
Nga Florim Zeqa
Kualifikimet e disa prej politikanëve për "kapje" të shtetit nga ana e pushtetarëve në ikje, më duket se nuk është kualifikim i qëlluar, dhe atë për disa arsye. Fjala "kapje" në gjuhën shqipe, e në veqanti në atë popullorqen tonë, në disa raste ka kuptime të dyfishta.
Fjala "kapje" më tepër e ka kuptimin e zënjës, të arrestimit apo ndalimit të ndonjë keqbërësi se sa të uzurpimit të diçkaje. E për më tepër fjala "kapje" kur përdoret në zonat rurale, mund të marrë edhe konotacione krejtësisht tjera që kanë të bëjnë me aspektet morale të shoqërisë si; shfrytëzimit, dhunimit, (dashurisë me zor),...etj.
Mbetët të besojmë se politikanët janë të vetëdijshëm për peshën e kësaj fjale, prandaj edhe e thonë ashtu, nga dëshprimi i madhë si rezultat i keqperdormit dhe katandisjes ekstreme të shtetit nga uzurpatorët.
Uzurpimi i shtetit nuk ka ndodhë sot, as dje, por që një kohë më e gjatë, do të thoja para 15 viteve. Mirëpo deri në këta muajt e fundit askush nga politikanët, gazetarët apo analistët nuk e përdorën fjalën "kapje", por vetëm uzurpim.
Sa për
ilustrim po i kujtoj lexuesit, se shkrimi im i para katër viteve i botuar në
gazetën "Bota sot", të datës 22.07.2010-të, titullin; "
Edhe pse kanë kaluar katër vite nga ajo kohë, gjërat pothuajse nuk kanë levizur për të mirë, përkundrazi janë përkeqësuar edhe më tutje shumë segmente të jetës në Kosovë.
Prandaj, as atëherë dhe as sot nuk më shkonë mendja ta kualifikoj ndryshe uzurpimin e shtetit, ngase i tillë siq ishte atëherë është edhe sot, i uzurpuar, por jo i kapur !
Shteti, edhe pse nocion abstrakt, kur i cenohet integriteti territorial thuhet se është i pushtuar, kur cenohet ligjshmeria apo funksionaliteti i institucioneve nga individet e caktuar thuhet i uzurpuar, ndërsa kur shteti keqperdorët nga drejtuesit e tij atëherë thuhet se është i vjedhur apo plaçkitur nga pushtetarët.
Kështu pra, në asnjë rrethanë nuk i shkonë për shtati të thuhet se shteti është "kapur".
Nëse thuhet se shteti është i "kapur", pa identifikuar kapësin dhe të kapurin, atëherë me këtë kualifikim mund të ndihet i ofenduar ndonjëri prej bartësve të institucioneve shtetërore...!
Prandaj, formulimi më i sakt dhe më i përshtatshëm për rrethanat e kohës, është uzurpatorët e shtetit, me të cilët duhet të merren nesër të gjithë, duke filluar nga organet e drejtësisë e deri të shoqëria civile, për ndëshkimin dhe demaskimin e të gjithë keqpërdoruesve dhe shpërdoruesve të pozitave zyrtare këtyre viteve të fundit, qofshin ata kapës apo uzurpator të shtetit.
Asgjë më mirë dhe me sakt nuk e verteton uzurpimin e shtetit se sa zhvillimet e fundit politike në vend. Loja me interesat e shtetit dhe ndjenjat e qytetarëve të vendit për mbajtjën e pozitave të larta shtetërore në kundërshtim me vullnetin e shumicës qytetare në vend i kalon edhe kufijtë e të qenit uzurpator.
Shtyerja e seancës konstituive të 12 shtatorit, Kosovën e kthenë mbrapa në vitet e '90-ta, duke na rikujtuar seancat e jashtëzakonshme dhe mbylljen e kuvendit nga ana e pushtuesve serb.
Truku (mashtrimi) i radhës i qeveritarëve në ikje, se kinse për "hatrin" e listës "serpska" po e shtyejnë seancën e kuvendit, është skenari që më së paku e kanë pritur qytetarët e Kosovës, njëherit është tregues i fuqizimit të serbëve në kuvend si dhe një tregues akoma më i keq; liderët shqiptar po e marrin rolin e pushtuesit klasik në dhunimin e institucioneve dhe shtypjen e vullnetit të shumicës parlamentare (qytetare) në vend.