E diele, 05.05.2024, 02:13 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: "12-të imamët"

E enjte, 18.09.2014, 07:16 PM


"12-të imamët"

Nga Kimete Berisha

A është i rastit numri i imamëve të arrestuar apo shqiptarëve si zakonisht gjithçka, e edhe simbolikat, u ndodhin rastësisht.

Numri 12-të është numri që rrumbullakson dhe i jep fund një pune.

Dymbëdhjetë apostuj i kishte Jezusi, 12-të djem i kishte Jakobi që udhëhoqën 12 Fiset e Izraelit, 12-të imamë që e ndiqnin i kishte edhe Profeti Muhamed. Për 12-të kalifë fliste Profeti.

Imamët kanë raporte të ngushta me Zotin.

Imami i vërtetë hesht dhe flet vetëm atëherë kur heshtja e tij keqinterpretohet ose kur shqiptarët përtojnë ta lexojnë vetë Kur'anin, sepse më lehtë e ka njeriu të dëgjojë me vesh, sesa të lexoj vetë.

Imamët e njohin vetëm "Ligjin Hyjnor", prandaj imamët konsiderohen në fenë islame si persona me aftësi mbinatyrore, dhe me ndikim të madh në shoqëri. Kur ia arrestojnë imamët, e vetë distancohet prej tyre, e kur myftiu Naim Tërnava gjthmonë thotë "Askush mbi Ligjin", e ka fjalën për "Ligjin Hyjnor", dhe për veten, që po shihet se ka marrëdhënie më të mira me "Zotin" sesa kolegët e tij, të cilët janë frymëzuar nga vetë myftiu kur i kanë ftuar shqiptarët të marrin pjesë në xhihad.

Thuhet: imami nuk është njeri normal si ne, imami është supernjeri.

Prandaj, me dasht "12-të imamët", (lum ai i lumi që beson), i thyejnë edhe prangat dhe dalin nga burgu pa i parë e pa i hetuar kush, i hipnotizojnë hetuesit, u fryejnë gardianëve dhe u bëjnë magji të bardhë policëve, që të ftohen kur të afrohen te oborret e tyre, t'u këputen këmbët në gjunjë, të ligën dhe të mos kenë fuqi t'ua vënë prangat.

Në pragun e shtëpive të tyre të vënë nga një gjilpërë me majë të kthyer nga jashtë, që e paralizon armikun, i cili nëse është nisur drejt shtëpisë tënde me qëllime të këqija, assesi nuk mund dhe nuk ka fuqi t'ua kalojë pragun.

Mund ta nëmin apo të mallkojnë, sepse feja ua lejon t'i identifikojnë qafirët, të vendosin kush është qafir dhe pastaj për ngadalë t'i mallkojnë ata.

Mallkimi është akt i vrasjes pa e prekur me dorë armikun.

Por tani për tani, po shihet se imamët do t'i shfrytëzojnë vetëm aftësitë e tyre natyrore.

E kam menduar ndryshe dualizmin e imamit Shefqet Krasniqi. Isha e bindur se ai i prek me lehtësinë më të madhe të dy skajet. Por, s'paska qenë bash-bash "i zgjuar" qysh kam kujtuar unë, mbasi që nuk i ka fshehur gjithë ato pare që i paska pasur, anipse e ka ditur se është nën hetime, i ka lënë paret t'ia gjejnë policia në shtëpi.

Kjo transparencë e imamit duhet të merret parasysh gjatë procedurës ligjore ndaj tij, fakti që ai nuk i ka fshehur paret , duhet të merret si rrethanë lehtësuese ndaj tij, sepse ka mundur t'i fsheh, t'i fus në dhe, apo t'i mbush tlinat me pare, dhe kurrë askush nuk do t'ia kishte gjet!

_________

Avokati i tërbuar!

Avokati i imamit të arrestuar Enis Rama, ose paska kapitulluar sot, ose ka qenë gjithmonë i krisur, ama në 'Info Magazine' ashiqare bëri ftesë publike për 'luftë fetare' ndërmjet shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, thuajse klienti i tij po dyshohet për xhihad mysliman kundër krishterëve, e jo për xhihadin real që po ndodh në terren ndërmjet vetë myslimanëve në Siri e Irak!

S'di a është ky ai gjyqtari i kohës së Serbisë kur ka punuar kundër interesave të shqiptarëve, por në bazë të asaj që po thotë sot lidhur me arrestimet e imamëve, Mahmut Halimi qenka më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm për sigurinë e Kosovës sesa vetë imamët e dyshuarit për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe për organizimin e xhihadistëve shqiptarë në Siri e Irak.

Avokati Mahmut Halimi, s'di çka qenka puna e tij, s'di pse në vend që ta mbrojë klientin e tij, ai merret me politikë dhe bën propagandë të rrezikshme antishtetërore, por me kompetencë i ftoi Bashkësinë Islame dhe popullin që të çohen në këmbë kundër shtetit të Kosovës.

Për ta rritur nervozën popullore myslimane, e përmendi Papën. Tha se sipas burimeve të tij në polici, imamët u arrestuan sot për shkak të Papës që do ta vizitojë më 21 Shtator Tiranën.

Dhe, kjo ia kujtoi kohën kur regjimi serb arrestonte shqiptarë bash në kohën kur Kosovën e vizitonte ndonjë udhëheq i Serbisë!

Mahmut Halimi e zbuloi edhe një sekret policor.

Tha se do policë i kanë treguar atij se 'demek kur i paskan përgjuar imamët në telefona, i kanë dëgjuar duke e përmendur vizitën e Papa Francescos në Tiranë!

_____________

Pavarësisht për çka i është dashur imamit Shefqet Krasniqi më 2014 letërnjoftimi i Serbisë, qysh nuk i ka ardh inat, qysh ka pranuar që në vitin 2004 ta heq kapuçin para fotografit serb, i cili sipas ligjeve dhe rregullave të Serbisë ka kërkuar nga imami që të pozojë kryeshtruar.

Nejse që e ka marrë letërnjoftimin serb, po pse ka pranuar që ta heq kapuçin! U dasht me ngul, kurrëqysh mos me pranu kushtin serb që para fotografit m'u zhvesh prej simboleve fetare.

Për një çast, për një letërnjoftim imami e ka heq nga mendja 'vdekjen' që ta rikujton kapuçi në kokën e hoxhës.

Taquyah është ai.

Nuk heqet nga koka pa një zor ose pa një qejf të madh nga ana e një kleriku, sepse është gjest nënshtrimi, dorëzimi, gjest lakmie dhe dyfytyrësie, është gjest përuljeje, ama në vend se ta paragjykojmë e t'ia marrim 'gjynahet', ju ftojë që ta shikojmë njërën fytyrë të ' deislamizuar' të imamit në letërnjoftimin serb.

Shume shtete, si Danimarka tolerojnë shamitë myslimane në fotografitë e pasaportave, e shumë shtete të tjera ndalojnë çfarëdo kapuçi, uniformë apo shami që t'i mbulon flokët!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora