E enjte, 01.05.2025, 10:53 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Trego ti kush është kurvari!

E marte, 16.09.2014, 07:27 PM


Trego ti kush është kurvari!

Nga Kimete Berisha

Po më vjen inat!

Shumë inat për neve disa gjuhëtareve femra që nuk ishim të zonjat që së paku fjalën 'kurvar' ta fusim në fjalorin e gjuhës shqipe!

Fjalët: 'kurvar', 'lavir', 'prostitutan', 'i përdalë' nuk gjendet në fjalorin tonë mashkullor të shqipes.

Gjendet fjala lavir/e por në spjegimin e kësaj fjale shkruan: 'Femër e përdalë'.

Fjalori shqip ka karakteristika islame, është fjalor diskriminues ndaj femrave, dhe sipas këtij fjalori, mashkull kurvë dhe mashkull prostitutë nuk ka.

Jashtë fjalorit të shqipes ka sa të doni meshkuj që e shesin trupin e tyre për të mbijetuar, për t'u pasuruar, etj., jashtë fjalorit të shqipes ekziston prostitucioni mashkullor, dhe mashkulli i përdalë, kurvar.

Por, fjalori jonë ua ka ruajtur namuzin meshkujve shqiptarë, të cilët, sipas shqipes, nuk mund të jenë 'të përdalë'!

Edhe më keq se mashkulli kur e quan secilën femër që e refuzon e ia bën bajat 'lavire', është kur një femër i thotë një tjetre 'lavire'.

Dikush nuk tutët. Si Adelina Ismaili. I fshin përpara dhe i quan me shumicë 'lavire' femrat kundërshtare të armikut.

Kaluan disa orë që nga momenti kur femra Adelina Ismaili i quajti punëtoret femra të RTK-së, 'lavire' dhe lë që s'doli një mashkull të rreshtohet në anën e 'viktimave morale' të 'këngëtares', por as ato vetë s'patën vullnet që të mbrohen nga sulmi më i vrazhdë me të cilin mund të atakohet një femër!

Nuk ka ofendim më të rëndë për një femër, nuk ka gjë më të tmerrshme për një femër sesa ta quash 'lavire'!

Lavire është emër femre që do të thotë: femër e përdalë, femër e shthurur moralisht, që do të thotë kurvë, meçkë, rreckë e ndyrë, lëvare!

Kurvë quhet një femër që e shet trupin e saj për mjete materiale!

Pra, sipas kësaj femre, të gjitha femrat, motrat, nanat, tezet, hallat, kushërirat, gratë, vajzat e Shërbimit Informativ të Kosovës janë 'lavire'!

Që në këtë rast do të thotë se RTK është 'hamam pornografik' publik!

'Këngëtarja' e identifikuar me LDK-në, kur i quajti gratë e SHIK-ut 'lavire' ia gëzoi zemrën Kryetarit të saj.

Por, ajo femër nuk ka qenë këtu kur VV e ka inicuar idenë për hetimin e veprimtarisë mashkullore të SHIK-ut, bash LDK ka qenë kundër, nuk ia kanë dhënë nënshkrimet VV-së, nga frika se pastaj do t'ia hetojnë 'Sigurimin e atdheut' dhe n'atë harxh edhe femrat e tyre!

P.S. Kush ka motër, nanë, grua, hallë, teze, vajzë, nuk i quan 'kurva' motrat, nanat, hallat, tezet, vajzat e 'armikut'!

Pse?

Sepse, ndoshta femrat t'ua 'armiku' yt i njeh më mirë se ti!



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx