Mendime
Arbana Xharra: Shtabet, në aksion
E hene, 15.09.2014, 07:11 PM
Shtabet, në aksion
Nga Arbana Xharra
“Lufta
speciale” për përçarje politike është aktivizuar, me rritjen e tensionimit mes
dy taborëve politikë. Ato tashmë kanë një realitet përballë njëra-tjetrës,
PDK-ja e vetmja me mundësi kandidimi për kryeparlamentar, e drejtë kjo
ekskluzive e siguruar nga “baba” i tyre në Kushtetuese, mirëpo pa numra. Dhe në
anën tjetër
Nënshkrimi i marrëveshjes nga “Vetëvendosja”, ka rritur presionin, e cila tashmë me qasjen tjetër ka ndryshuar dukshëm realitetin politik. Gatishmëria e saj që të marrë në duar bisedimet, ka destabilizuar planet e pushtetit. Edhe ato pak vota që planifikojnë t’i sigurojnë nga deputetët që kanë hyrë në Parlament me votat sentimentale, apo me të djegurit që nuk kanë asnjë referencë politike, nuk ju kryejnë punë. Shtyrja e seancës së Kuvendit të Kosovës, për të blerë në kohë, ka nisur me “luftës speciale” për përçarje të Bllokut, dhe përpjekjeve për të bindur Listën serbe që të mos dalë në krah të tyre.
“Vetëvendosjes”
i rikujtohen protestat kundër dialogut me Beogradin, akuzat e rënda të Albin
Kurtit kundër atyre që sot i ka partnerë politikë. Ramush Haradinajt i është
riaktualizuar epiteti i haraçit, dhe skandalet e qeverisjes së AAK-së nëpër
komunat, bastione të cilat i ka të humbura. Kreut të Nismës,
Njëkohësisht, nga shtabet e pushtetit po bëhet çmos për të rekrutuar, ruajtur apo kërcënuar deputetë për të mbushur numra. Agjitatorët e njërës anë premtojnë t'i kenë numrat për kryekuvendarin. Të tjetrës anë (Blloku) thonë që të mos ekzistojë asnjë gjasë që PDK-ja të mbetet në pushtet. Shumëkush i ka drejtuar sytë nga presidentja. Ajo s'ka fuqi. Por duhet rikujtuar znj.
Jahjaga se pa votat e partive të tjera, krahas PDK-së, nuk do ta kishte postin që e mban sot. Në anën tjetër ndërkombëtarët deklarohen se nuk duan të ndërhyjnë në punët e brendshme. Por zgjidhja e ngërçit politik është e pamundur pa ndërhyrjen e tyre. Por, vet takimi i tyre me dy palet s’ka sesi të shihet ndryshe, pos presion indirekt për të formuar sa më shpejtë institucionet e vendit. PDK-ja nuk heq dorë nga nominimi i kandidatëve të saj për kryeparlamentar edhe pse e vetëdijshme se nuk i ka numrat.
Blloku VLAN me të gjithë numrat e saj nuk njihet si grup më i madh parlamentar. Çdo lëshim pe eventual i Bllokut, prish automatikisht marrëveshjen mes tyre. Ata do të vazhdojnë të thirren në të drejtën e tyre si shumicë parlamentare. Dhe kështu të barrikaduar mbesin pak mundësi për zgjidhje. Nuk ka asnjë shans që situata të tejkalohet me një marrëveshjeje eventuale mes Bllokut VLAN dhe PDK-së, sepse një gjë e tillë nga qëndrimet e deritanishme të tyre politike është e pamundur. Mundësia e vetme mbetet ndërhyrja e presidentes së vendit për ta dërguar vendin në zgjedhje. E kësaj rruge është duke i paraprirë vetë Hashim Thaçi, duke llogaritur se në zgjedhjet e reja Blloku nuk do të futet me të njëjtën marrëveshje.
P.S. Politikës duhet rikujtuar se në muajin në vijim Kosova do të ketë shumë arsye që të dërgojë në anën e errët të historisë krimin. Drejtësia ndërkombëtare duket se do të prekë në rrethin e ngushtë të kapadainjve të politikës, dhe kjo jo vetëm se do të nxjerrë Kosovën në titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare, por do të jetë hipotekë e madhe për vendin nëse në ndonjë variant, të gjykuarit për krime do të jenë pjesë e pushtetit!