Mendime
Driton Tali: Keqpërdorimi i xhihadit
E hene, 15.09.2014, 07:58 PM
Një tregim i shkurtë mbi
keqpërdorimin e xhihadit për qëllime politike
Nga Driton Tali
Ndonëse me xhihadin ka kohë që bota është duke u marrë, ne disi vetëm pas luftës në Kosovë kemi filluar të merremi. Gjersa seriozishtë kjo temë ka filluar të na preokopojë pasi plasi lufta në Siri, saktësishtë me daljen në shesh të xhihadistit (tashmë sipas të gjitha gjasave i vrarë-shehit) Lavdrim Muahxherit me shokë.
Por çka në realitet është xhihadi? Nëse e përkthejmë tekstualishtë këtë fjalë në gjuhën shqipe ajo i bie “përpjekje” apo “rezisitim”, Por e ka edhe kuptimin e “luftës”. Në Kur’an e hasim shpesh (rreth 164 here sipas Yoel Natan, "164 Jihad Verses in the Koran") e cila më shumë shfaqet në shprehje idiomatike si "përpjekje për në rrugën e Allahut (el-xhihad fi sabil Allah)".
Sipas shumë studiusve të religjionit islam (shih Tariq Ramadan, Ziauddin Sardar, Akbar Ahmed, Khaled Abou el Fadl, Reza Aslan, etj) në fillim fare xhihadi i pati dy kuptime: kuptimin e xhihadit të vogël (el-xhihad el-esgher) dhe atij të madh (el-xhihad el-ekber). Xhihadi i madh e kishte kuptimin e “luftës së brendshme” – luftës për t’i rezistuar të së keqës (haramit); përpjekjes për të qenë sa më besimtar i mire; përpjekjes për të jetuar sipas kodit islam, d.m.th., sipas rregullave dhe obligimeve të Dinit, të cilat nuk ishin (janë) edhe të lehta për t’ju përmbajtur. Këtë kuptim ja dha Profeti, kur për së pari here përmendi: luftën shpirtërore për t’u bërë njeri sa më i mirë (musliman) në syrin e Plotfuqishmit.
Ndërsa xhihadi i vogël e kishte kuptimin e xhihadit fizik: të drejtës dhe obligimit për t’u mbrojtjur nga sulmi. Pra, e drejta për të mbrojtë veten dhe familjen. Këto ishin kuptimet origjinale të xhihadit dhe jo lufta kundër kufarëve ( jo besimtarëve).
Nuredini ja dha kuptimin e luftës kundër kufarëve
Xhihadi,
kuptimin e “luftës kundër kufarëve (jobesimtarëve)” e mori tek pas Kryqëzatave.
Sipas shumë studiuesve, personi i parë që ja dha këtë kuptim ishte lideri i
turqve selxhuk, Nuredin Zangi (1118-1174), i cili, në luftërat e tij për
pushtime dhe kundër krishterëve, ushtarët e tij i motivonte me islam. Ai kishte
angazhuar një numër të madh të imamëve të cilët, ushtarëve të tij, për çdo natë
ju lexonin Kur’an. Sidomos suret që kishin të bënën me luftën. Si bie fjala nga
surja “El Bekara” (apo kapitulli II), ajetet 190; 191; apo ajetin 193 i cili
thotë “vritni ata derisa të zhduket fitneja (konflikti, lufta, trazira) dhe të
aplikohet feja vetëm për All-llahun…,’.
Siç e dijmë nga historia, në kulmin lulzimit të Kalifatit Abasid, për shkak se Bizanti kërcnohej dita ditës, Perandori Aleks I Komneni, kërkoi ndihmë nga Papa Urbani II për t’i luftuar muslimanët dhe çliruar qytetin e shenjtë, Jerusalemin. Kjo kërkesë i zgjoi interesim Papa Urbanit II, i cili mendonte se ju dha rasti që Krishterizmin (perëndimor dhe ate lindor) t’a bashkojë si dikur më parë, dhe të rikthente dominimin e Vatikanit.
Papa, njëashtu, ishte i vetdijshëm se për t’i mobilizuar princërit dhe fisnikët e ndryshëm europian i duhej një kauzë e shenjtë. Prandaj Ai erdhi me idenë e Kryqzatës (së parë, 1096-1099).
Sipas
shumë autorëve, pasi që kryqtarët e morrën Jerusalemin (pas një rrethimi të
gjatë) ata u sollën brutalishtë me banorët musliman duke bërë masakra në ata.
Ashtu që, këtë masakër, më vonë, Nuredini (Zangi) e përdori si motivim për
hakmarrje. Në realitet edhe pasardhësi i tij, Saladini, këtë sjellje të
kryqtarëve e përdori shumë për motivimin e ushtarëve të tij, në luftërat e më
vonshme kundër kryqtarëve (Kryqzatën e II dhe të
Xhihadi osman kunder muslimanëve shiit
Por xhihadi nuk u përdor vetëm kundër të krishterëve. E përdorën muslimanët edhe në luftërat e tyre, kundër njëri tjetrit, U mor vesh për dominim. Si bie fjala osmanët kundër persianëve dhe mamelukëve arab.
Xhihadi i Sulltan Selimit I ( apo ndryshe Selimi i vrazhdë) kundër Shah Ismailit të Persisë, u bë më 1514, në Betejën e Çaldiranit. Arsyeja ishte natyrishtë zilia për pushtim kurse sebep u bë akti i zëvendësimit të islamit suni me islamin shiit sevadi (të dymëbdhjet) në Persi, pasi që Sheh Ismaili e muar pushtetin.
Në realitet Shah Ismaili i Persisë edhe më herët i kërcënoi intereset e Perandorisë Osmane, (në vitin 1511), kur e përkrahu kryengritjen shiite në Anadolli, të cilën e ushëhiqte Shah Kulu Baba. Këto i dhanë argumentat Sulltan Selimit I që të organizojë një sulm (xhihad) kundër hertikëve shiit nën fetvan se “ ata kërcnonin rrugën e vërtet të Allahut’.
Xhihadi osman kunder mamelukëve suni
Por, Selimi I bëri xhihad edhe kunder sunive mamelukë të cilët i sulmoi në këtë kohë. Derisa për të justifikuar xhihadin kundër persianëve (shia safavi), Sulltan Selimi I, nuk e pati aq vështirë, por vështirësitë i dolën me xhihadin kundër mamelukëve suni, Për faktin se Kur’ani e ndalon luftën në mes besimtarëve islam. Bie fjala , surja ‘En Nisaë”, ajeti 92, thotë se "një besimtar nuk guxon të vret një besimtar, përpos aksidentalisht; dhe ai që vret një besimtar aksidentalisht, ai le të lirojë një (besimtar) të burgosur”.
Për më tepër, deri në këtë vit (1516 ) sulltanët mamlukët, pos që kishin në sundim Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore (Kajron e patën nën sundim deri 1517), ata ishin edhe mbrojtës qyteteve të shenjta, të Mekës dhe Medinës dhe garantuesit e haxhit.
Prandaj, për të justifikuar sulmin e tij kundër mamlukëve, Selimi I, kërkoi nga establishmenti fetar osman të lëshojnë fetva me akuzën se mamelukët i presekutojnë muslimanët dhe se ata kanë lidhur alenacë me (heretikët) shiitët sefavi, D.m.th., xhihad kunër heretikëve mameluk suni me argumentin se “ai që ndihmon një heretik (sefavi) është edhe vetë heretik”.
Në realitet xhihad kundër mamelukëve suni, në Anadoll dhe Siri, pati organizuar edhe Sulltan Bajaziti II, në vitet 1485-91.
Xhihadi saud (arab) kundër osmanëve heretikë
Kah mesi i shek XVIII, Muhamet Abdul Vehabi (1703- 1792), një studius i islamit, i cili jetonte në Nexhd, që atëher ishte pjesë e Perandorisë Osmane në rënie (e që pastaj u bë e njohur si Arabia Saudite), nisi një lëvizje më qëllim të restaurimit të lavdisë së dikurshme të islamit, dhe të leximit tekstual të Kur’anit. Në ditët e sotme ajo lëvizje njihet me emrin selafizëm apo vehabizëm ( disa i thonë edhe nexhdizëm).
Sipas Muhamet Vehabiut, në atë kohë (Perandoria Osmane), muslimanët ishin larguar nga mësimi i vërtet të Dinit, për shkak se shoqëria ishte korruptuar. Nuk mesohej siç duhej Kur’ani, prandaj duhej të ktheheshin në mësmin e fundamenteve. Sipas tij, çdo interepretim jo burimor (jo ortodoks) i Kur’anit duhej ndaluar. Bie fjala, ai avokonte se në mënyrë të rreptë çdo tradhti bashkëshortore duhet dënuar me gjuajte të gurve, hajnave duhet prerë dorën..., rregulla që ishin në Kur’an por që nuk implementoheshin gjithmonë. Por, edhe të gjitha marrëdhënjet me jo besimtarët (të krishterët, hebrejtë, mushrikë dhe jo besimtarët tjerë) duhet shkëputur.
Muhamet Vehabi, më 1744, duke udhëtuar nëpër Gadishullin Arabik, takon një lider lokal shumë ambicioz, të quajtur Muhamet bin Saud, i cili kishte për plan të bashkonte tërë regjionin nën udheheqjen e tij. Prandaj atij i duhej edhe një pjesë motivuese në planin e tij. Pra, të kombinojë religjionin me politikën apo ndryshe “shpatën e hekurit me shpatën e fese”, me qellim që t’i joshë klanet dhe fiset nomade që jetonin të shkapërderdhura në Gadishullin Arabik.
Dhe pakti u lidhë në mes “dy Muhametëve”, sipas së cilës, njëri (Vehabiu) të jetë udheqës fetar dhe tjetëri (Saudi) udheqës ushtarak, dhe të dy s’bashku të bëjnë politikën e Gadishullit. Ky vit edhe njihet si formimi i Shtetit te Parë Saudit.
Pas vdekjes se Muhamet Saudit, djali i tij Abdylazizi e trashigon, i cili po ashtu me anë të xhihadit ja arrin të imponojë vullnetin e tij. Gjatë mbretërimit të tij, domeni i Shtëpisë Saud u zgjerua në Riad. Bile ai me 1801 sulmuoi dhe pushtoi qytetin e shenjte Qerbelanë dhe Naxhafin në Irak, ku i masakroi muslimanët dhe shkatërroi monumentin e Hazreti Aliut (kushëri e dhëndër i Profetit, dhe njeriu i parë që pranoi islamin) dhe monumentin e Hazreti Hysejnit (nip i Profetit).
Pas vdekjes së tij, fronin e merr djali Saudi i cili pos Nexhdit, e fut edhe tërë Hexhazin nën sundimin e Shtëpisë Saud d.m.th., edhe dy qytetet e shejnta Mekën dhe Medinën, dhe i imponon rregullat vehabiste.
Madje, Saudi, tentonte të organizonte edhe një xhihad për Damaskun. Por, kjo u bë e tëpër edhe për Perandorinë Osmane e cila kishte kohë që kishte marrë teposhtzën.
Kah fundi
ishekullit XVIII dhe fillim të XIX, Perandoria Osmane pos asaj që ballafaqohej
me luftërat e Napoleonit, kishte të bëjë edhe me luftërat për fron nga
pretenduesit e ndryshëm (Selimi
Ndonëse, pasardhësve të Muhamet Saudit, ju deshtën edhe më shumë se një shekull për të arritur synimin e gjyshërve të tyre, sepse vetëm më 1924 arritën që gadishullin ta fusin në sundim te tyre dhe me 1932 të shpallin shtetin Saud të pavarur, ku doktrina e rreptë selafiste (vehabizmi) u bë ligj. Edhe sot e kësaj dite familja Al ash-Sheik (të cilët janë pasardhës të Abdul Vehabit) e kanë autoritetin kryesor mbi religjionin.
Xhihadi turk (gjerman) dhe ai britanik gjatë Luftës së Madhe
Ngase, kishte kohë që britanikët kishin futur nën sundimin e tyre nënkontinentin indian kurse francezët kishin futur nën influencën e tyre shtetet e Magrebit (Tunisin, Algjerinë dhe Marokon), mbreti gjerman Kaiseri Vilhem II filloi të interesohet shumë se si do të mund t’i dëmtonte interesat e armiqëve të tij në ato vende.
Andaj, me atë qëllim, ai filloi t’i intesifikonte marrëdhënjet me “të sëmurin e Ballkanit” (Perandorinë Osmane). Madje në vizitat që i bëri, nuk pritonte që në kokë të mbante edhe fezin (kapelën) turk. Dhe, nëpermes porpagandës inkurajonte thashë e thëmet se ai ishte konvertuar në islam. Bile filloi të quhej Haxhi Vilhemi.
Në këtë lojë, një rol të veçantë luajti edhe Maks fon Openhajmi, një orientalistë dhe avaturistë gjermanë, i cili kishte jetuar një kohë të gjatë në vendet e ndryshme në Perandorinë Osmane. Madje ideja e tij ishte që Gjermania të organizojë xhihadin kundër Britanisë dhe Francës.
Për këtë qëllim, afër Berlinit u ndërtua kampi “Gjysëm hëna” ku ushtarët britanikë dhe francezë të religjionit muslimanë (pra me origjinë arabe apo induse) të zënë rob, dërgoheshin dhe kultivohehsin për xhihadistë. Në atë kamp ndërtuan edhe një xhami dhe e furnizuan mirë me literaturë islamike.
Nga ana tjetër, edhe Perandoria Britanike regrutuan udhëheqësin (Sharifin) e Mekës për të organziuar xhihad kundër Perandorisë Osmane.
Ashtu që, kur Perandoria Osmane, si Kalifat Islamik që ishte (sulltan Mehmeti V) i shpalli luftën forcave aleate, qytetarët e saj i thirri në xhihad kundër kufarëve (Fuqive Aleate). Sipas Eugene Roganit, autorit të librit “Rënia e osmanëve” (The Fall of the Ottomans), i cili tashti doli në shitje, atij apeli ju përgjigjen edhe shumë shqiptarë.
Siç dihet Perandoria Osmane në Luftën e Madhe (pra në Luftën e Parë Botërore) ishte pjesë e Boshtit Qëndor, ku bënin pjesë Gjermania, Austrohungaria dhe Bullgaria. Që të tri shtete kufare (krishtere).