Mendime
Florim Zeqa: ASK-u po e mashtron opinionin!
E hene, 15.09.2014, 07:52 PM
ASK-u po e mashtron opinionin!
Reagim me shkas rrethë deklaratave të ASK-ut
Nga Florim Zeqa
Pothuajse të gjitha agjensionet, kompanitë dhe shoqatat "jo" qeveritare (shoqëritë civile) në vendin tonë, s'janë asgjë më pak dhe as më shumë se filiale (dorë e zgjatur) të pushtetit aktual, të cilat çdo herë dhe në çdo kohë janë të gatshme t'i dalin në ndihmë padronëve të tyre politik me raporte falso, sondazhe të porositura (të paimagjinuara) dhe parashikime astronomike (pa arritshme) mbi të ardhmen e vendit!
I tillë ishte edhe raporti i fundit i Agjensionit për Statistika i Kosovës (ASK), i cili jo vetëm që nuk është real dhe i sakt, është tendencioz dhe qëllimkeq për mbulimin e realitetit të hidhur ekonomik dhe social të vendit tonë.
ASK-u, me deklaratat e fundit doli edhe qesharak para opinionit duke krahasuar bruto produktin vendor te Kosovës (më pak se 6 miliard) me vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian (prej dhjetëra e qindra miliarda eurove).
Sipas ASK-ut, në vitin 2013-të Kosova paska shënuar ngritje të bruto produktit vendor (BPV) për rrethë 30 % në krahasim me vitet paraprake, duke arritur gjithësej shumën prej 5 miliardë e 826, 6 milion eurove, shumë kjo që nuk korespondon aspak me buxhetin vjetor të shtetit të Kosovës (prej rrethë 1 miliardë e gjysmë euro).
Paradoksi tjetër mashtrues i ASK-ut, është bilanci i të ardhurave vjetore sipas BPV-së për kokë banori. Sipas llogarive të këtij agjensioni (partiak), shuma e sipërpërmendur për kokë banori i bie 2935 euro në vit,...përkthyer ndryshe i bie 246 euro në muaj apo 8, 09 euro në ditë për kokë banori!
Një
konstatim i tillë i zyrtarëve të ASK-ut (PDK), bie në kundërshtim me të gjitha
sondazhet dhe përllogaritjet e organizatave prestigjioze ndërkombëtare (
Konsatimet e ASK-ut, nuk jo vetëm që nuk janë në përputhje me realitetin, janë produkt i kuzhinave partiake të partisë në pushtet.
Na kujtohet të gjithëve, kur të njëjtit zyrtar të ASK-ut gjatë fushatës së fundit elektorale dolën me të pavërteta rrethë përqindjes së papunësisë në vend, duke e shtrëmbëruar realitetin; nga më pak se 40 % në 60 % në favor të punësimit,...me qëllim të arsyetimit të premtimeve përrallore të kryeministrit në ikje !
Madje
zyrtarët e ASK-ut me mburrje deklaruan se Kosova e ka rritjen më të lartë të
BPV-së në rajon (3,4), duke lënë mbrapa shtetet si Maqedonia (2,9),
Sikur të ishin të sakta raportet e fundit të ASK-ut, mbi rritjen prej 3,4 % të rritjes së BPV, atëherë askush nga të rinjët kosovar nuk do të sfidonte ikjen ilegale drejt vendeve të bashkimit europian,...përkundrazi do të ishte ky një motiv shtesë edhe për riatdhesimin e mërgimtarëve të shumtë (të papunë) gjithandej vendeve euro-përendimore.
Për të qenë ironia edhe më e madhe, zyrtarët e ASK-ut "rritjen" e BPV-së e arsyetojnë me "rritjën" e konsumit final të ekonomive familjare, "rritjen" e eksportit dhe "rënjën" e importit, fakte të pasakta që nuk i përshtaten realitetit ekonomik dhe zhvillimor të vendit tonë.
Realiteti e dëshmon të kundërtën që thotë ASK-u; Kosova ka rënje enorme të eksportit të prodhimeve vendore dhe rritje të importeve nga jasht, (në veqanti nga vendet me shkallë më të "ulët" të BPV-së).
Ekonomitë (e vogla) familjare kryesisht janë produkt i të hyrave nga diaspora, dhe jo vetëm kaq; po të mos ishin ndihmat nga mërgimtarët, Kosova do të përjetonte kataklizmë ekonomike dhe do të shkaktonte krizë humanitare në rajon.
Duke mos dashur të politizoj më tepër me rastin në fjalë, ua lë lexuesve dhe ekspertëve të ekonomisë të më plotësojnë në këtë reagim timin publik ndaj "kashelasheve" të ekspertëve të ASK-ut, sepse skam si t'i quaj ndryshe kamuflimet e tyre për vendin më të varfër në rajon.