Mendime
Dedë Preqi: Zef Prenka, aktivist dhe administrator
E merkure, 17.09.2014, 09:20 PM
PORTRETE TË DALLUARA
NGA DIASPORA SHQIPTARE
(Zef Prenka, aktivist dhe administrator i portalit „Rrezore“)
Nga Dedë Preqi
Dashuria ndaj atdheut shfaqet në mënyra të ndryshme, të cilat duhet ti kuptojmë se kanë një qëllim dhe tregojnë atdhedashurinë, të cilat simbolizohen me sakrificat e veta. Dhe kjo natyrë e sakrificës që duhej të shfaqët si një kuptimësi e botës normale dhe në kohën e duhur, që dallohen me virtytët e veta njerëzore, të cilat sjellin një realitet të kohës, dhe i japin jetës kuptim të shumëfishtë
Si gjithherë shqiptarët e kishin fatin e tyre të përndjekjeve nga trojet e veta, të detyruar nga okupatorët e ndryshëm, të cilët vetëm se ata shfaqën një lloj simbolike të atdhedashurisë, qoftë përmes aktivitetëve të ndryshme, lirisë së shkrimit, apo ndonjë proteste kundër pushtuesit shekullor, në veqanti atij të fundit serb. Prandaj, kjo ishte ajo „liria e cungueme“ e shqiptarëve, sidomos e nxënësve, studentëve dhe punëtorëve të popullatës shqiptare, të cilëve nuk u lejohet lëvizja dhe liria qytetare dhe nuk u lejohet të shfaqin brengat e tyre të jetës dhe gjendjen nën këmbën e okupatorit, ata u orvatën në mënyra të ndryshme, që të gjejnë rrugë tjera, duke u detyruar të marrin botën në sy, pse jo edhe për të shpëtuar jetën nga torturat, burgosjet dhe përsekutimet kriminale të regjimit të kohës.
Shkalla e fatit të zi e shqiptarëve muar jehonë, sidomos kur një masë e madhe e tyre që i kaluan kufinjt e botës, ata nuk ndejtën duarkryq, por aty ku jetuan dhe qëndruan edhe e alarmuan botën demokratike të shumë vendeve të ndryshme të Europës dhe SHBA-ve, se fati i shqiptarëve mvaret edhe nga këto vende, të cilat e kuptuan realitetin pakëz me vonesë, por angazhimi i këtyre vendeve e nxjerr Kosovën nga humnera, apo zhbërja e saj e dhimshme. Shqiptarët ku do në diasporë u angazhuan dhe e ndihmuan popullatën kosovare, pa të cilët Kosova kurrë nuk do ta merrte vetën në dorë, si dhe ndihma e NATO-s, ishte shumë efikase , dhe UçK-ja, si burim i influencës vullnetare e popullit shqiptarë, që rrezistoj e para kundër pushtuesit serb, e ringjallën Kosovën, të qëndrojë edhe njëherë në këmbët e veta.
Diaspora shqiptare e shpërndarë nëpër botë, sidomos ajo në vendet perëndimore, si në Gjermani, Zvicërr, Austri, Itali, Norvegji, Suedi,Angli, Belgjikë, si dhe në SHBA, Kanada e Australi, janë vlerat më të mëdha të një populli human, të cilët me ndihmat e tyre materiale dhe njerëzore, nuk e kursyen edhe qelizën e fundit, vetëm e vetëm që Kosovën dhe popullin e saj një ditë ta shohin të lirë dhe shtet të pavarur. Prandaj, nuk do të tingëllonte mirë, nëse humanitetin e tyre vëllezëror dhe atdhetarë ta harrojmë, ose ta anashkalojmë, apo nëpërkëmbim në një mënyrë, duke mos i përkujtuar meritat e bashkëadhetarëve tanë në këto vende të botës, së paku duke ua përkujtuar ndonjë meritë.
Atdhetarët
tanë në diasporë nuk ka ndonjëri prej tyre që nuk ka kontriboouar për atdheun e
vet, por prej tyre kemi disa të cilët jo për modesti, por për meritë, që duhet
vequar. Një ndër ta është edhe aktivisti i shquar i qështjes organizative dhe
kombëtare z.Zef Prenka, që vjen nga fshati Rezinë ( Rrezore), komuna e
Gjakovës, i cili pasi kreu SHLP, në qytetin e tij, dega e matematikës, pas pak
vitëve pune në profesionin e tij, që punoj si arsimtar i matematikës në
Bistrazhin, pati rastin shumë herë të komunikoj
edhe me dëshmorin e kombit Gaspër Karaqi, me të cilin shumë herë
debatuan rreth qështjes dhe gjendjes së vendit nën okupim. Por, më vonë nga kushtet
dhe rrethanat e kohës okupatore,
në vitin 1992, Zefi si shumë shokë të
tjerë u detyrue të merr rrugën e mergimit, duke u vendosur në një qytetezë të quajtur
Me fjalë të tjera, nuk është fjala vetëm të përmenden këto ndihma humanitare që i janë dedikuar popullatës civile dhe asaj ushtarake në Kosovë, por më rëmdësi është të mos harrohen këta njerëz të mërgatës, sepse e ndanë edhe kafshatën e gojës me vëllezërit dhe motrat shqiptare të Kosovës, njëherazi shumica e tyre kanë marrë kredite të ndryshme në bankat perëndimore dhe hua nga njerëzit bëmirësa, vetëm e vetëm të shpëtohet populli nga kthetrat e sllavizmit fashist.
Duke filluar nga qëndrimi se edhe politika është shprehje e nevojshme kundër armikut, edhe në perëndim janë rrugët e demokracisë më të hapura, shumë shqiptarë zhvilluan proceset e tyre demokratike përmes partive, të cilat disa prej tyre gjetën edhe përkrahjen e vendorëve, për të ndihmuar ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës edhe pas luftës. Dhe ndër kohë Zef Prenka, si një atdhetar i zellshëm, zgjedhët kryetar i PSHDK-së, dega në Böblingen të Gjermanisë, me ç’rast organizimet me beshkëadhetarët e vet u bënë më të favorshme dhe më të fuqishme.
Pos
tjerash Zefi, zhvilloj aktivitete të shumta edhe përmes faktorit fetarë, me
Misionin Katolik Shqiptarë në Shtutgard të Gjermanisë, përmes të cilit u
grumbulluan shumë ndihma humanitare, që i dedikohen popullatës shqiptare,
atëherë kur kërkohej nevoja më e madhe , sidomos në kohën e luftës së fundit në
Kosovë. Pikërisht kjo dëshmon poezitën më të rëndësishme të diasporës, të cilët
përveq ndihmave materiale dhe humanitare, ata nuk e kursyen as jetën për lirinë
e Kosovës, duke dhënë djersën, duke
dhënë atë më të shtrenjtën dhe qelizën e
fundit të jetës.
Në kultivimin e politikave dhe intereseve kulturore e kombëtare, Zef Prenka , në vitin 2005, muar iniciativën të themeloj Portalin e quajtur RREZORE, i cili i destinohet një publiku të gjërë, të të gjitha moshave e shtresave dhe kategorive shoqërore, politike e fetare, të gjitha strukturave profesionale, për një edukim dhe zhvillim të mirëfilltë në frymën kombëtare dhe integruese. Ky portal funksionon edhe sot, ku përmes këtij poertali të cilin e udhëheq z.Zefi, u zbuluan shumë talent të pendës dhe brushës, të artit dhe kulturës, të historisë dhe shkencës dhe shumë kontribooues të qështjes kombëtare në diasporë. Në këtë portal si mundësi e shprehjes së lirë e vijës së shumë rubrikave, ku në esencë ishte dhe kërkesa e nevojshme e komunikimeve, sidomos në mes atdhetarëve në diasporë, për të mos anashkaluar gjuhën, kulturën dhe për të shprehur brengat e tyre në sferat e jetës brenda dhe jashtë atdheut.
Zef Prenka, është njëri ndër atdhetarët e tillë në diasporë, që nuk e pushoj rrolin e veprimtarit dhe atdhetarit të zellshëm për qështjen atdhetare e kombëtare afro një çërek shekulli , poashtu duke u kujdesur edhe për familjen e tij të ngushtë, i cili sot jeton dhe punon në Gjermani, së bashku me bashkëshortën Antonetën dhe fëmijët , Davidi që studion shkencat ekonomike dhe Laura e Valmiri vazhdojnë shkollimin e mesëm në gjimnaz. Në diasporën shqiptare kemi edhe shumë atdhetarë të tjerë, të cilët duhet zbuluar dhe të cilët në një kohë, duhej të merrëshin vendime të rëndësishme, të cilat shqiptonin jetën, apo vdekjen e popullit të vet, duke mbetur gjithherë besnik të detyrave atdhetare dhe kombëtare.