E enjte, 01.05.2025, 05:14 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: RTK - faqja e zezë e Kosovës

E premte, 19.09.2014, 07:35 PM


RTK-  FAQJA E ZEZË  E  KOSOVËS, DHE ÇERDHE E    KORRUPSIONIT,  FAMILJARIZMIT ...

Nga: Ramiz DËRMAKU

Jo rastësisht  mediet  konsiderohen si arma më e fuqishme pasë bombës atomike.  Qeveria jonë në mënyrë të sofistikuar ka shtrirë kontrollin në të gjitha mediet, natyrisht, jo duke ushtruar dhunë direkte, por duke i vënë në pozita gazetarët më besnik të tyre dhe duke i infiltruar ndonjë gazetar aty ku nuk ka ndikim. Nuk ka dyshim se shoqërisë sonë demokratike i nevojitet televizioni dhe radioja publike të cilat e bëjnë transmetimin direkt të tgjië gjitha ngjarjeve duke filluar nga emisionet per fëmije  e deri tek seancat parrlamentare. Për ta përmbushur mandatin e tij, është e nevojshme që të garantohet pavarësia e transmetuesit publik, përmes udhëheqjes pluraliste dhe të paanshme. E, kontrolli mbi media, thuhet përgjithësisht në traditën informative, i ndihmon qeverisë t’i fshehin gjurmët e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik. Kur flasim për RTK, pa hamendje mund të themi se ky nuk është më televizion publik. RTK-së. Televizion publik e quajnë vetëm gazetarët-et e sajë. RTK- së nuk është televizion publik, privat e asë shtetëror, shtrohet pyetja, i kujt është?! Nëse doni ta dini kush është Radio Televizioni i Kosovës.., themi se ai është faqja e zezë e Kosovës. Në një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike në një shoqëri pluraliste, mediumet  elektronike pra edhe televizioni  janë faktorë i rëndësishëm në ndertimin, unitetin, funksionimin dhe zhvillimin e shtetit dhe demokracisë. Pra, si në çdo shtetë edhe tek ne mediumet; radio, televizioni, gazetat, luajnë rol të madhë në ndertimin dhe zhvillimin e një shteti, ato luajnë rol edhe në unitetin e popullit, në zhvillimin e proceseve demokratike, në anën tjetër gjykojnë dhe dënojnë dukurit negative; Korrupsionin, rrenën, familjarizmin, karierizmin, demagogjitë, miton, etj. RTK-së akoma edhe sot është në duart e ndyta të; majtistëve, leninistëve, marksistëve, të socialistëve, nanoistëve, të hijenave socialiste, dhe të PD-këistëve.Kjo është, pak a shumë, ajo që më së shpeshti dëgjohet kur të diskutohet RTK-ja në Kosovë. Ose të paktën kjo dëshirohet të thuhet nga ata që diskutojnë. Aktualisht, në vendin tonë, situata në këtë fushë, jobefasisht, lë shumë për të dëshiruar në të gjitha nivelet. Por, si rëndom në diskutimet publike tek ne, më shumë merremi me pasojat sesa me shkakun. Në këtë rast, shkaku është ekzistenca e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në përmasat aktuale, kurse pasoja është politika redaktuese, kualiteti i programeve apo profesionalizmi i punëtorëve të RTK-së, ose edhe kontratat e përfolura si të dëmshme për RTK-në dhe taksapaguesit. Prandaj, ne duhet ta shtrojmë një pyetje edhe më fundamentale: a duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse po, çfarë RTK-je na duhet? Si ta qujmë RTK-së, televizion publik kur në emisionet e tij qendrore i jepë hapësirë Bedri Islamit, (i cili derdhë lotë krokodilli) majtisti dhe emigranti, i edukuar në shkollat e Enver Hoxhës. Shoqëria e sotme në Kosovë (por edhe në diasporë) është thuajse në një krizë të thellë morale , material dhe politike që në dukje të parë të bënë të mendosh se sherimi i sajë do kerkojë goxha kohë e mund. Sot si kurrë më parë jemi dëshmitar të tendencës për të manipuluar me të vertetën, ku shpifja eshtë shëndrruar në instrument politik për ta denigruar dhe shantazhuar kundërshtarët politik, dhe në anën tjetër përmes shpifjes dhe interpretimit të ngjarjeve në periudha të ndryshme kohore, sipas “analizave” dhe “fakteve” të trilluar në drjetim për ti rehabilituar dhe hynjizuar njerzit e një grupimi politik të cilit edhe i takon autori apo autorët e ktyre shpifjeve në shumicën e rasteve.

Kosova ndodhët në një situatë delikate, e sfiduar në veri nga Serbia me struktuarat paralele dhe me instrumentalizimin e minoritetit serb duke mos e njohur autoritetin kushtetues dhe politik të Kosovës, dhe po ashtu ku vet shteti është kapur keq nga nga një klikë sunduese mafioze dhe ngërqet e shumta gati në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarit dhe funsksionimin e shtetit, e vetmja gjë që është duke orvatur ta bëjë partia sunduese, është shpifja dhe shantazhimi për të gjithë ata të cilët marrin guximin për të kundërshtuar këto grupe të cilat jetojnë në Kosovën e pasëluftës. Për ta larguar vëmendjen e opinionit nga gjendje e mjerë në të cilën po kalonë Kosova, partia sunduese (PDK) përmes mediave të kontrolluara nga ideolog majtistë, siq ishte rasti më eklatant kur butaku, karieristi, enveristi, leninisti, Bedri Islami, na mbante “leksione” nga studioja qendrore e RTK-es e cila është shëndërruar në një teatër kukullash, në ekranet e të cilit defilojnë njerëz të korruptuar, njerëz pa karakter thënë shkurtë njerëz që mbi të gjitha kanë vu interesin personal.

RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejta ajo po i servon popullit njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për familjet e tyre e mos të flasim për popullin.

Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë.

Dinamika e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të jep mundësi që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të ndryshme që ndodhin sidomos në mjetet e ndryshme të informimit. Në Republikëne Kosovës ka aq shumë mjete të informimit të shkruara, vizuele dhe faqe interneti sa që njeriut i duhet shumë kohë e lirë që disi të i përthekoi vetëm disa nga këto burime informative e që në realietet thuaj që të gjitha janë venë në dispozicion një klani politik dhe Institucional pra PDK-së. Nëse vërtet shikohen me realitet dhe me qëtësi mjetet e informimit atëhere vie në konkludim se kemi të bëjmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik të kohrave të kaluara enveriste-titiste, ku vërtet çdo gjë isht e kontrolluar nga një grup i interesit të llojit të caktuar. Prandaj, ne duhet ta shtrojmë një pyetje edhe më fundamentale: a duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse po…,ç‘ farë RTK-je na duhet ? !Dhe krejt në fund ne themi , të gjitha ata “atdhetarë që dje.., maltretuan, rrahën dhe vranë. Atdhetarë; Gjeneral , poet, gazetarë, ushtarë të UÇK-ës, do të zbulohen (Po ata janë zbulluar , e di populli  Shtrohet pyetja ku  do të jetojnë.., si do të jetojnë dhe a do të skuqen kur një  ditë do tu thot populli; Se  ju jeni vrasësit e: Shaban Manajt, Besnik Kastratit, gazetarit Bardhyl Ajetit, Nexhat Mustafës,  Kolonel Tahir Zemës, të Ministrit  të Mbrojtjes , Kol. Ahmet Krasniqi, . Por  mos të harrojnë  se  ata kriminel do ti dënoje edhe gjygji më i lartë, pra ai popullit.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx