Mendime
Krist Gjinaj: Të arrestohet edhe Lutfi Haziri
E merkure, 01.10.2014, 08:24 PM
Të arrestohet edhe Lutfi Haziri
Nga Krist Gjinaj
Për të fituar votat nga muxhahedinet, Lutfi Haziri u premtoi dhe bëri cdo lidhje me ekstremistet vetem e vetem që të marrë postin e kryetarit të komunes në Gjilan.
Ai duke
shkelur mbi kushtetuten e cila e ndalon bartjen e shamise neper shkolla dhe
vende publike, premtoj se : " nese ai fiton , do të lejon bartjen e
shamisë " , dhe kjo edhe u vertetua, kur në faktë, Labinota me mbulesë
shamije hyn dhe
Lutfi Haziri, është në fakt një ekstremistë i fshehtë i cili në shumë foto shifet me anti-kombtaret siq janë ; Gezim Kelmendi, Ferid Agani, Shefqet Krasniq dhe shumë të tjerë.
Duke shkelurë mbi ligjin dhe kushtetuten , Lutfi Haziri lejon edhe bartjen e shamive neper shkollat fillore si dhe ato te mesme në komunen e Gjilanit.
Andej, si shkeles i ligjit dhe i kushtetutes por edhe si nxites i përqamjes në shoqerin tonë, arsimin , edukimin etj , ky njeri ka fakte të mjaftueshme të mjaftueshme që të arrestohet nga organet e shtetit.
Në një nga deklarat e tij , në kohen kur kandidonte për kryetar komune në Gjilan , ndër të tjera Lutfi Haziri deklarone:
"Duke folur në “Interaktiv”, Haziri ka dhënë zotimin se vajzat me shami të shkollave fillore e të mesme, do të shkojnë në shkollë. “Ai udhëzim administrativ është veç një copë letër, që unë nuk kam nevojë të zbatoj. Kushtetuta thotë se të gjithë fëmijët duhet të shkojnë në shkollë fillore, dhe nëse nuk shkojnë janë prindërit përgjegjës. Unë do të shkoj të ulem në bankë bashkë me ato vajza, nëse është e nevojshme”, ka thënë Haziri."
Me një deklaratë të tillë, ai sjellë konkretisht perqamje ne mes të shoqeris shqiptare , sepse Kosova është shtet laik dhe i tillë edhe do të mbetet.
Poashtu, duek keqperdorurë edhe fodnin komunalë, Lutfi Haziri shtron edhe darka për iftar në kohen e agjerimit të muajit Ramazan , duke harruarë se ky është kryetarë edhe i atyre që nuk e agjerojnë një muaj të tillë dhe duhet respektuarë cdo e drejtë e qytetarve pra edhe e atyre që nuk agjerojnë.
Bashkpunimi i ngushtë i Lutfi Hazirit me BIK-un dhe me imamet e tjerë urrejtjenxites ishte dhe është i madhë.
Ndër të tjera , ai ne kohen parazgjedhore, per gazeten lajmi.net deklaron :
"Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava me të cilin ka biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës e vendit në përgjithësi.
Haziri, me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhamtin në Gjilan është shumë i mirë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet komunale të citit të kaluar, Lutfi Haziri kishte premtuar se do t’i lejojë nxënëset me shami ta vijojnë procesin mësimor, pavarësisht urdhëresave nga pushteti qendror.
“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me BI-në, imamët por edhe me xhematin. Në Programin tim ka një rend të punës për t’i përmbushur kërkesat e besimtarëve, të cilat janë të arsyeshme dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në përgjithësi”, ka thënë ai duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptarë për tolerancë të vazhdueshme ndërfetare.
Nga ana tjetër Tërnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve.
“Është ndjenjë e mirë kur një kryetar si ju ka vullnetin për punë të mira. Më vjen shumë mirë për gatishmërinë që e keni për bashkëpunim të Komunës me Bashkësinë Islame. Kjo është rruga më e mirë. Meqë e keni vullnetin për punë të hajrit, do t’u ndihmoj edhe Zoti. Do të jemi përherë mbështetës në punën tuaj”, ka thënë myftiu Naim Tërnava.
Në një foto lajm , Lutfi Haziri shprehet si një bashpuntorë i ngushtë dhe simpatizantë i " Vllazeris islame.
Nga gazeta Bota sot lexojmë:
"Lutfi Haziri kryetari i komunës së Gjilanit, njëherit anëtar i kryesisë së LDK-së, ka shumë foto të postuara në rrjetin e tij social, mirëpo ato që bien më së shumti në sy janë fotot ku qartë shihet se Haziri tashmë po i përkushtohet shumë fesë ismale.
Më poshtë i shihni këto foto: fotoja më një gisht që ka kuptimin “Zoti është një”, kurse fotoja tjetër me katër gishta që ka kuptim “Simboli i vallazërisë muslimane”.
A e ka më të vertet Lutfi Haziri, përkushtimin e tij ndaj fesë islame kjo mbetet të shihet./BS/"
Miku i ngushtë i Shefqet Krasniqit, pra kryetari i komunes së Gjilanit, është poaqfajtorë sa edhe të tjeret.
Ne një deklaratë, për Lutfi Hazirin , imami Shefqet krasniqi shprehet;
"Dr.Shefqet Krasniqi: Me kënaqësi e mora lajmin se Lutfi Haziri, ka dalë në mbrojtje të shamisë
Me kënaqësi të madhe mora një lajm sot se kandidati për kryetar të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, në një deklarim të tij, ka dalë në mbrojtje të çështjes së shamisë. Ai, në të vërtetë, i ka dalë në mbrojtje të drejtës. Ai ka bërë interpretimin më të mirë të kushtetutës, e cila garanton të drejtat dhe se udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë, vështruar nga ky aspekt, është i padrejtë dhe në kundërshtim me kushtetutën. Kjo duhet të jetë transparenca dhe sjellja qytetare e politikanëve tanë.
Kjo është ajo që kërkojmë. Ne kurrë nuk ua kemi kërkuar karriget. Nuk e fsheh simpatinë që ndiej për politikanët që ma respektojnë fenë. Konsideroj se shembujt sikur Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë, i nevojiten skenës sonë politike. Por, ndërkohë që po shkruaja këto fjalë, lexova një reagim nga Ministria e Arsimit, e cila konfirmon udhëzimin famëkeq në fjalë dhe ia tërheq vërejtjen, Lutfi Hazirit se në rast të ardhjes në krye të Gjilanit duhet ta respektojë atë.
Unë nuk dëshiroj që kjo çështje të politizohet. Unë po shpreh një admirimin timin për Lutfi Hazirin për shkak të një qëndrimi që duhet ta kenë të gjithë. Konsideroj se kjo deklaratë nga Ministria e Arsimit është dëshpëruese. Me këtë sikur po konfirmohet vullneti për të mos garantuar këtë të drejtë në mënyrë institucionale.
Evropiane të reja nuk janë vetëm ato që dinë të ecin gjysmëlakuriq, e pa shije madje edhe në salla sportive, pa protokoll dhe pa stil të veshjes, por edhe ato që ndjekin një kod të caktuar pasi që me dëshirë kanë përcaktuar stilin vet të veshjes, sjelljes dhe jetesës. Uroj që Ministria të tërheq këtë deklaratë dhe të përmirësoj gabimin që iu ka kushtuar me edukim disa vajzave tona."
Pra ky njeri është një ekstremistë i madhë të cilit duhet të i pritet rruga sa është heret.