E enjte, 01.05.2025, 09:53 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Parlamenti i popullit, jo i partive

E marte, 07.10.2014, 07:11 PM


PARLAMENTI    ËSHTË   I   POPULLIT   E  JO   I   PARTIVE

Populli është një universitet, është gjykata më e mirë.., është vlerësuesi më i mirë i çdo gjëje.

Nga Ramiz Dërmaku

Disa po thonë.., gaboi populli…, unë po ju them hapur se populli kurrë nuk gabon, populli është një univerzitet, është gjykata më e mirë.., është vlerësuesi më i mirë i cdo gjëje.

Gjendja ne të cilën po kalon Kosova, kërkon angazhim e përgjegjësi maksimale nga liderët partiakë, qeveritarët,

deputetët e Parrlamenti i Kosovës. Më shumë se kurrë më parë nga shqiptarët  kërkohet; uniteti, syqeltësia, toleranca, vendosmëria, guximi, dhe demokracia për jetësimin e amanetit të martirëve që jetën e flijuan për ditët e sotme. Njiherit realizimin e besimit të marrë nga populli. Tani nga ju parrlamentarë, liderë partiak, qeveritarë, ministra , deputetë, kërkohet që të bisedoni hapur, butë dhe qetas për problemet, sfidat, propozimet dhe  për ti gjetur  rrugët më të mira për ndërtimin e institucioneve tona dhe marrjen e kompetencave nga ndërkombëtarët në duart tuaja.

Ju deputetë të Parrlamentit të Kosovës, duhet të punoni me përgjegjësinë më të madhe për t‘i realizuar detyrat e marra dhe premtimet që ja keni dhënë elektoratit e popullit. Detyra kryesore e juaj është që të gjithë të angazhoheni për bashkëpunim, unitet,solidaritet, tolerancë dhe mos lejoni të bieni pre e interesave ; personale, karierizmit, bajraktarizmit, familjarizmit, korrupcionit (siq po flitet tanI) fitimit material, interesave partiake apo fetare ..,kur është në pyetje çështja madhore kombëtare, sepse duke i dënuar e luftuar dukurit negative ju, e pas ju edhe populli, do ta realizojmë shumë shpejtë dëshirën tonë pra Bashkimin Kombëtarë. Çdo herë kur flisni apo propozoni diçka mos ngulni këmbë dhe mos kërkoni që mendimi i juaj të pranohet nga të tjerët me dhunë e forcë…( sepse mu atëherë shkelni rëndë mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve, shkelni rëndë mbi normat demokratike dhe demokracinë.

- Deputetë të Parlamentit të Kosovës , liderë partiakë, e Qeveritar, Ministra ,sa më parë të largoheni nga interesat personale, (karieriste, familjariste, korruptive, etj), e tu ofroheni e ti vëni në përdorim metodat demokratike, aq më shpejtë dhe të sigurtë do ti ndertoni Institucionet tona të cilat janë bazë themelore për ndertimin e shtetësisë së Kosovës ( e nëse kërkon populli edhe Bashkimin Kombëtarë).

-  Sot nga ju deputetë të Parrlamentit të Kosovës dhe ju liderë partiak e qeveritarë kërkohet që ta harroni të kaluarën e të koncentroheni në të sotmen e të ardhmen tonë.

- Para se të hyni në Parrlamentë harroni akuzat, simpatit partiake, përqarjet, intrigat, shpifjet., përcaktohuni për zgjedhjen e problemeve ne mënyrë demokratike, sepse elektorati , dhe populli ua ka besuar një detyrë të rëndësishme kombëtare, (ate e keni pranuar edhe vetë), u ka besuar në aftësitë tuaja intelektuale dhe konceptet tuaja plurale të cilat na shpiejnë drejtë një ardhmërie më të mirë. Debatet tuaja pozitive e nxisin popullin të punojë me përkushtim të madhë për realizimin e detyrave që kanë ndaj çështjes madhore kombëtare.

-  Nga ju kërkohet të zhvilloni luftë e ashpër ndaj të gjitha dukurive negative ti luftoni ato kudo që paraqitën.

-  Problemet dhe pengesat që paraqitën tek  ju ( në parrlament), nuk duhet lejuar të dalin në popullë, por ato duhet zgjidhur  ju s’bashku dhe pa frikë. - Shteti nuk ndertohet vetëm duke i kritikuar të tjerët, kur vetë s’ke punuar asgjë. Kështu po vepërojnë (ca parti të majta) e ca“liderë“ të dalë nga malet e pasluftës në Kosovë.

Parrlamenti i Kosovës ka për detyrë të bëjë më shumë analiza për ti punësuar në vende kyqe më të aftit dhe më të dëshmuarit.

- Rruga e Parrlamentit të Kosovës, nuk është rrugë e shtruar me lule apo zhavor, por rrugë ne të cilën do të ecni   ju , rrugë së cilës do t’i prini  ju, e pas ju edhe populli.

-  Populli e di shumë mirë se hyrja në Parrlamentin e Kosovës, është një rrugë shumë e vështirë, sepse kjo hyrje do të thotë fillimi dhe ndertimi i shtetësisë së Kosovës, ndertimi i një shteti  juridik dhe përgatitja për një rrugë më të mirë.

Sa më parë Institucionet vendore  duhet t’i marrim kompetencat nga ndërkombëtarët aq më shpejtë do ta ndertojmë vendin – SHTETIN  tonë.

- Deputetë, liderë, ministra.., para se të merrni vendime të rëndësishme kombëtare, mendoni për gjakun e derdhur të; Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij,  për ministrin eMbrojtjes kol.  Ahmet Krasniqin, Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Mustafën , Bardhyl Ajetin.., për martirët, për nënat e motërat tona, mendoni për veteranët e UÇK-es, për jetimët..,mendoni për të persekutuarit, të dhunuarit…  mendoni edhe për  të humburit edhe për  skamnorët.

Por mos harroni edhe trojet tona etnike shqiptare  ku jetojne e veprojnë shqiptarët  pra edhe për diasporën

- Sot populli nuk po fletë.., ai po heshtë sepse mjaftë ka folur e luftuar ballë për ballë me shkaun. Ai sot po ju shikon me maturi se si po punoni ju.., sa jeni të vendosur në realizimin e kërkesave, BESËS, çë ja dhanë  popullit e atdheut. Populli me vëmendje të madhe  po e  përcjell shtypin ditor, dëgjoni radion , Televizionin, shikoni disa , liderë partive,  ministra, qeveritarë, profesorë univerziteti, mjekë, deputetë...,dhe  se si po silleni   ju ?  A  po shihni  se disa janë korrruptuar shumë. Ato , çka ju u premtonit popullit ( para zgjedhjeve por edhe sot ) jo që nuk i realizuat ...,, por akoma më tepër jeni korruptuar, pasuruar,

Populli çdo mbrëmje i analizon dhe i  komenton fjalët tuaja, dhe në fundë u zhgënjya me ju. Disa po thonë.., gaboi populli…, unë po ju them hapur se populli kurrë nuk gabon, populli është një univerzitet, është gjykata më e mirë.., është vlerësuesi më i mirë i cdo gjëje. Parrlamenti i Kosovës nuk është fitore e PDK-es, e asë e ndërkombëtarëve.., por ai është një fitore e popullit të Kosovës, është fitore e demokracisë, është fitore e tolerancës, urtësisë. Lirinë nuk na e sollën Amerikanët, asë europianët, por ato i ndihmuan luftës së drejtë të popullit të Kosovës, është fitore e gjakut të derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptarë. Deri tani populli është ankuar tek liderët e Parrlamenti i Kosovës, mirpo kërkesat e ankesat e popullit po i refuzonoi  ? !. Ndoshta një ditë populli do ta humb durimin.., e ty z. Kryeministër  do të thonë.., siq po të thonë  e shkatrrove Kosovën.  Ju liderë partiakë dhe ju ministra dhe Qeveri e Kosovës, siq po duket populli do t’ua prishë rehatinë dhe jetën lluksoze. Populli duron, duron .., por kur populli e humbë durimin.., është vonë për t’ia ndal turrin. Ju deputetë të PD- ke , ulëni gjakërat, se Kosova nuk është e juaja, por ajo është e të gjithëve. Për çështje madhore kombëtare duhet debatuar gjatë dhe qetë, duhet zgjedhë „rrugët“ më të mira. Për marrjen e vendimeve duhet të jemi unikë, sepse ne këtë mënyrë ne ecim me hapa më të sigurtë drejtë ndertimit të institucioneve tona si dhe marrjes së kompetencave nga të huajtë.

Duhet treguar z. Hashim Thaqi, se vendimet kombëtare nuk duhet (dhe nuk guxojnë) të mirren pa konsultime edhe me opozitën, sepse edhe opozita bartë një pjesë të përgjegjësisë. Z. Kryeministër, ka kaluar koha kur nga hotelet e Tiranës .., „udhëhiqej“, Kosova . Sot kërkohet bashkëpunim, jeni i obliguar edhe me Kushtetutë, që kur mirren vendime madhore kombetare, jo vetëm të konsultoheni por edhe t’i përkrahëni e vëni në funksion mendimet, idetë pozitive. Dikur e “sulmonit“, ish gjeniun e kombit, Dr. Ibrahim RUGOVA, ne mënyrë të paskrupullt. E sot ju, në deklaratatë e intervistatë tuaja, derdhni lot krokodilli për sukseset dhe të arriturat gjatë mandatit tuaj… Po do ju pyesja ju, z. Kryeministër ? Ku ndodhet Mitrovica, dhe kujt i takon ? !. Nëse në Mitrovicë akoma funksionojnë organet e regjimit serbë, nëse në Mitrovicë që është “Zemëra“ e Kosovës, pse aty akoma valon flamuri Jugosllavë dhe organet tjera të regjimit kriminel e barbarë serbë, pse ju heshtni.., Ndoshta ju ka humbur të pamurit.., dhe të dëgjuarit.., shtrohet pyetja për ç’farë arsye mbani këshilltarët , të cilët marrin rroga të majme. Z. Kryeministër, mjaftë me ato deklaratat tua boshe, mjaftë më me gënjeshtra.

Punuar me 2.10.2014

Weingarten-Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx