E enjte, 01.05.2025, 11:50 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Letër publike për Naim Tërnavën!

E hene, 06.10.2014, 08:04 PM


NJË LETER E SHKURTËR PUBLIKE Z. NAIM TËRNAVES!

Nga Agim Gashi

Z. Naim Tërenava!

Je i mbushur me faje. Populli e ka parë që ti ke punuar keq, shumë keq si për BIK-un, si për kombin e si për shtetin e Kosoves.

-Ardhja jote në krye të BIK-ut me ndihmen e shtetit dhe Turqisë, nuk janë të panjohura për publikun.

-Urdhëri yt bërë të gjitha xhamive dhe Imamëve të Kosovës për ta ndihmuar terrorizmin në Siri, mbledhjen e ndihmave në para e mjete tjera, kur në atdheun tonë ka varfëri ekstreme, i di ky popull mjaft mirë.

-Urdhërat që ti i merr nga agjensi legale turko-arabe për ta turqizuar dhe arabizuar token e Arbërit, tani po i dimë të gjithë.

-Perjashtimi i personelit fetar me ide kombëtare nga Institucionet e BIK-ut që të mos kesh kundershtime në punën tënde, i din populli.

-Përkrahja e parezervë e jotja sektashëve dhe hoxhollarëve mjekrrosha që asgjë nuk i gjasojnë islamit tradicional, na është e njohur.

-Pasurimi enorm i yti dhe jeta luksoze e jotja dhe familjes sate, i është e njohur çdokujt.

-Marrja pjesë në tubimet e atyre që dergonin njerz në frontet e luftes, bashkpunimi yt i ngushtë me ta, na ka lënë të kuptojmë se ti ke marrë pjesen tënde të „kaçikut“ të gjakosur nga gratë, fëmijët, pleqët e plakat dhe njerzëve të Zotit, plotsisht të pafajshëm.

-Ti nuk lejove që në krye të BIK-ut të vinë njerz të shkolluar, kombëtar e fetar të devotshëm të fesë islame. Ti ata i largove nga rrethet e bandes sate, i rrahe, i plagose e madje edhe i sulmove me tritol.

-Deklaratat tua gjoja se denon terrorizmin, janë tejet falsifikate sepse ti tjeter flet e tjeter vepron.

-Tani kerkesa e juaj që të robrohet e shkatrrohet edhe Kalaja e Prizrenit me urdhërat që të erdhen nga Ankara, është tradhëtia e radhës sate në vazhdimsi.

Të lusim, eja në vete.

Ndërrohu vetë nga pozicioni i udhëheqësit të BIK-ut, ep dorheqje, lejoj reformat e domosdoshme në BIK, lejo kombtarizimin e fesë islame në atdheun tone, mos përkrah veshjet e degjenerimet e huaja, reklamo kombëtaren sepse Zoti ka me të denuar e mallkuar aq keq, saqë tërë jeten damka e tradhëtarit ka me të përcjell ty dhe familjen tënde.

Më mire tani, si për veten tënde, si për kombin e atdheun e si për BIK-un!

Të përshëndes unë që mundem me të qitë në këngë edhe për të keq!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx