E merkure, 11.12.2024, 05:41 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Çeliku: ''Bajram'' me Goce Dellçevin dhe Nikolla Karevin

E enjte, 09.10.2014, 07:02 PM


“BAJRAM” ME GOCE DELLÇEVIN

DHE NIKOLLA KAREVIN

NGA KALOSH ÇELIKU

Lopës i ka hije t’i kërcejë në shpinë mëzati në livadh. Vetëmse ,jo, edhe Xhadisë kur e lëvizë bishtin, posa delë matanë portës, në rrugë. E sidomos, kur kokën e ka ende në grazhd. Përmëtepër, kur e heq veten si shterre në Facebook. Nateditë shëtitet livadheve, dhe viçat e palëpi pasmesnate na i flukë pas porte.

Edhe, viçat e palëpi pëllasin në kupë të qiellit për tambël gjiri. E kërkojnë taxhinë. Zgjedhën në qafë. Qerren ta tërheqin nëpër Katund. Bujku nuk ngutet, para se t’ua hedhë zgjedhën në qafë, i tredhë. I bënë qe zgjedhe, kafshë të buta. Arat t’i lërojnë me pllug. “Vendasi im” anonim, përpiqet t’u qesë kashtë në stilin tim satirik me të njëjtin fjalor “artistik”. Kafshëve të buta, që ato plasën pas barit të kositur në Livadh. Papritmas, tërbohet dhe më ndërsehet pas shpine me lehje këlyshi me zgjebe te porta:

 

Kërçova 02/10/2014 11:35:06

 

Eh Kalosh trapi e trusakati,

S’di më se ç’po flet i ngrati

 

Bën bajram me vetveten

Budallëqet s’po i treten

 

E rren veten se është dikush

Por ama shkon si qeni në rrush

 

Publikisht, kërcnohet Viçi i palëpi. Fajin, nuk e ka mëzati i tredhur, por kau me zgjedhën në qafë, që nuk mund t’i kërcejë si dje në shpinë shterres. Tekefundit, pak ta përlagë, rrokullisë bythekrye matanë gardhit. I shkreti, gjithë ditën e gjatë lëron arat me pllug rrëzë Çukës, dhe kur kthehet në shtëpi e merr gjumi. Gërhet dhe sharron gjithë natën e gjatë shelgje në livadh. Xhadisë, tek tashti i delë gjumi dhe i kërcen mëzatit tredhur në shpinë me dy këmbët e para te pragu i derës. Shkaku se, gjithë ditën e lume është rrokullisur në grazhd mes krundeve. E kërcen gardhin. Dhe, hazdiset nëpër botë pas barit. I harron viçat e palëpi livadheve. Ndonjërin me kokën në grazhd. Tjetrin, me një torbë taxhi përqafe duke pëllitur nëpër Bit - Pazar.

Populli shqiptar e ka një thënie antologjike: Lopa kur hiqet në mes të livadhit, e kërkon mëzatin. Papritmas, i kërcen në shpinë, e provokon t’i dalë në dyluftim. Punë tjetër është ajo se, a kemi ne mëzetër ende të patredhur  me herdhet si vorba deri në fund të këmbëve. Ose, kush e kullotë këtë shterre të hazdisur te Çifliku i Xha Derallës?! Mëzatin pas shpine ia ndërsen te Përroni i Thanës. Hë për hë, si shterre qyteti me rruza përqafe e për këmbe, ta palojë këmbekrye bashkë nën hijen e Lisit midis Livadhit. Shterre, që pasi e ka kapërcyer gardhin me thupra shelgu, qetë me shqelma. Përditë e përnatë i thotë mëzatit se, e do shumë si burrë azgan livadhi. Përderisa, një ditë ai nuk e provon dashurinë e shterres në një dasëm me lodra e dajre në kojshi.

Shterrja e këtij soji, edhe gjatë kohë do ta përdredhë bishtin pas mullarit me barë, përderisa nuk delë një mëzat katundi, kokën t’ia rrasë në kashtë. Rraçet t’ia nxjerrë për mejdani në qiellin e hapur mbi kokë. Natën hëna t’i bëjë dritë e ditën dielli t’ia rreshkë “bereqetin” mes fushës me tërfojë nën një Dardhë gorrice. Djersët t’i shkojnë në fund të këmbëve. Palojë si një pashterkë të kuqe me pala në arkë mbi varrin e Baba Shehut në Tyrbe. Këmishën e bardhë deri në fund të këmbëve t’ia hudhë mbi kokë. Vit për vit të lënurë lesh arapi te mulliri në breg të Lumit Zajazit. Nateditë t’ia përzë xhindet në Tyrbe. Zëri nga thirrjet për ndihmë t’i shkojë për qielli.

Çajupin e Ri të arratisur në Baba Tomor, Malin e Perëndive. Tyrben ku pihet vera, lindë poezia… Dhe, bëhet dashuri, ta thirrë në ndihmë me një poezi:

 

“Gratë” nën hije, lozën kuvendojnë

Pika që s’u bie, se nga burrat rrojnë.

 

Duartrokitje frenetike. Xhadia tashti, më nuk do ta kërkojë një mëzat me  brirë në Facebook, po një ka zgjedhe, ulë bishtin mes Livadhit. Krah për krahu me Lopën e Katundit edhe kullosë bar rrëzë Çukës. Zekthin mos ta ketë frikë, kur i turret përmbrapa ditëve të verës me vapë. Bishtin në krah ulë nën hije të Mollës verore. Nënës Madhe, kusinë ia mbushë plot me tambël në mes të Lëmës.

“Bojrum”, provoni kulloshtrën time për “Bajram”. Nusja e Kaut tim kullotë bar te Livadhi i xha Nefruzit.  Vëllai im te Çifliku i Xha Derallës. Motra ime i bie dajres dhe e ruan Xhenazen për dy shtëlluga leshi, përderisa Nusja me pashterkë të kuqe e heq vallen në dasëm me këngë e dajre: Në ta jap, moj nane/ si s’ta jape - jo. Kulminacioni i dasmës: Edhe, pordhë Xhenazja moj nane/ si nuk pordhe – jo…

Kryevepër artistike me të cilën do të kreneheshin edhe “artistët” e dalldisur të Tun Batunit. Nuk e kam fjalën këtu për “maxhatoret” e Bit – Pazarit nga Shkupi, që si gjithmonë edhe këtë “Bajram” ndanë “bakllava” me tepsia në kokë për “vëllezërit” te sheshi “Maqedonia” para këmbëve të Kalit të Aleksandrit Madh, i rrethuar me luaj që nateditë vjellin ujë, e jo para këmbëve të Kalit të Skënderbeut pa asnjë shtambë uji, si “tradhtar”. “Bajram” edhe këtë vit nuk bënë me Skënderebun, por me Goce Dellçevin e Nikolla Karevin (Gruevskin). Skënderbeut, në parkingun e makinave i kanë shpallë luftë krah për krahu me “vëllezërit”. Rrugë nuk ka për në male ta shpërthejë rrethimin. E vetmja dhiare i ka mbetur ajo te Shadërvani, pas Rrapit në Kala.

Skënderbeu është burrë legjendar i kalave. Politikanët shqiptar, nëse ende nuk e hipin në kala, një ditë ndodhë ta nxjerrë shpatën nga brezi. Kokat si cungje shelgu t’ua flukë kalorësve të arratisur para këmbëve të kalit. Hë për hë, Skënderbeu e ka futur shpatën në brez për paqe në mes të makinave, përderisa komitët më këmbë e mbi shpinë të kuajve me këmbët në “hava”, i kanë nxjerrë thikat dhe pushkët për luftë para institucioneve të Shtetit “përbashkët”. Në prag të “Bajramit” e festuan edhe ardhjen e përmendores të Sharllo Shatarovit. Pasmesnate, fshehurazi shqiptarëve e shtinë në qytet si Kalë Troje. Portën Triumfale ua hapi krah më krah politikanëve të shashtrisur, që në emër të popullit përmes tenderëve blejnë place qeveritare për ndërtimin e hoteleve luksoze në stilin barok. Tinëz e pushtojnë Kalanë Dardane jo si politikanë, por si biznesmenë, përderisa shqiptarët dalldisen ta luftojnë me gurë ndërtimin e Kishës në Kala para kamerave televizive. Car Dushanin, në breg të Vardarit ta “rrëzojnë” me çekiç shelgu. Gojën plot them, mirë e kanë “vëllezërit” e Njerkës: Dudumëve sa më shumë t’u japësh dajak, ato aq më tepër të duan si kojshi gardhi, gostisin me ëmbëlsira. Sofrën e “Bajramit” ta shtrojnë me ‘bakllava” te Sheshi “Maqedonia”.

Përgëzime “xhematit” të Kodrës Trimave (Prishtinë), që këtë “namaz të Kurban Bajramit” e falën me kësula të bardha në kokë dhe veshje kombëtare sipas traditës shqiptare. Kësulë të bardhë të cilën e kishte në kokë edhe Hoxha i veshur me kostum tradicional shqiptar. Hoxha ishte ai që bëri thirrje: “xhemati” të kujtojë traditën shqiptare në festën e Kurban Bajramit. Shembull, të cilin duhet ta ndjekin hoxhallarët shqiptar anembanë Atdheut, shpallin Xhaminë Shqiptare me flamurin kombëtar kuqezi në minare.

Viçin e palëpi na e polli Xhadia në grazhd të Kalit: “Çohu Rexho, çohu djalo/ se, nuk ka Nana tjetër –o! Çohu ma i miri i Nanës –o!…



(Vota: 51 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora