Mendime
Xhavit Çitaku: Komiteti i Nobelit “goditi” të drejtën
E hene, 13.10.2014, 07:13 PM
Komiteti i Nobelit norvegjez vërtetë “goditi” të drejtën
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU
Çmimi Nobel për paqë ka pasur nganjëherë tendencë për të reflektuar antagonizma të ndryshëm që zor se në rrethana “ aktuale” për kohën kur janë ndarë do të mund të “kapërdiheshin”. Janë dy shembuj të “ tmershëm” të pranimit të këtij çmimi kur Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Henri Kisingjer, ndau këtë çmim me Le Duc Tho, anëtar i Byrosë Politike të Vietnamit si dhe izraelitët Yitzhah Rabin dhe Shimon Perez që ndanë çmimin me udhëheqësin e PLO-s, Jaser Arafat.
Ndërkaq, këtë vit Komiteti Nobel Norvegjez vërtetë e “ goditi” të drejtën, duke ua ndarë Çmimin për Paqë Malala Yousafzi dhe Kailash Satyarthi. Ky vendim ishte unanim nga juria profesionale me arsyetimin se këta dy të shpërblyer tashmë janë bërë të njohur për përpjekjet e tyre kundër shtypjes së fëmijëve, të rinjve si dhe për të drejtën e fëmijëve për shkollim.
Çmimi Nobel për Paqë tërheq vëmendjen për të luftuar të këqijat
Nuk ka
çështje më të rëndësishme se sa të udhëhiqet një aktivitet sa fisnik aq edhe i
guximshëm në fushën e të drejtave të fëmijëve, sidomos në Indi dhe
Çmimi Nobel për Paqë siguron botën dhe jep një shans të mirë për të vënë në qendër të vëmendjes se në Indi duhet të luftohen shumë të këqija që po ndodhin sidomos në dëm të gjinisë femërore. Vajzat në këtë shtet u janë ekspozuar përdhunimeve, rrahjeve si dhe vrasjeve të panumërta nga anëtarët e familjeve. Pavarësisht se është miratuar një ligj ku parasheh shkollimin e fëmijëve nga mosha 6- 14 vjeç, kjo gjë nuk ndodh për gjysmën e tyre. Një gjendje e tillë absurde është prezente edhe për shkak të diskriminimit që iu bëhet atyre. Veçanërisht të “ paprekshëm” dhe të rrezikuar janë Dalit-et, myslimanet dhe vajzat, të dhëna këto të dala nga një raport i Human Rigehts Watch. Ndaj ishte Kailash Satyarthi që ishte përfshi në një aktivitet të pandërprerë për të përmirësuar këtë gjendje që po ua nxinë jetën femrave të këtij shteti e sidomos vjazave.
Malala Yousaftzai trimëreshë nën sundimin ekstrem islamit
Kjo nxënëse pakistaneze në vitin 2012 u qëllua në kokë nga telebanet sepse ajo kishte bërë emër në angazhimin e saj kundër rregullave dhe sundimit ekstrem islamit. Ajo është një figurë e ndritshme e historisë më të re jo vetëm të Pakistanit por edhe gjithë rajonit se si duhet të luftohet pavarësisht kërcënimeve për të drejtën e fëmijëve e sidomos të vajzave për shkollim. Edhe atdheu i Malala-s, Pakistani, rendit në një ndër vendet më të këqija për shkeljen flagrante të të drejtave të gruas. Përkundër kësaj shtypjeje Malala nuk deshi të ndërprejë shkollimin.
Ndarja e
Çmimit Nobel për Paqë për këta të dy ta përkujton një moshë të relativizmit
kulturor dhe kjo nuk është një gabim, përkundrazi kjo ta kujton dallimet e
sistemit ndërmjet modernes, demokracisë laike dhe komunitetet në të cilat
errësiara ende mbron një patriarkalizëm që sistematikisht mohojnë të drejtat e
grave.