Mendime
Zenel Çeliku: Kryeministri Rama, diplomat dhe trim
E diele, 19.10.2014, 04:20 PM
Kryeministri Rama, diplomat, plot
mature dhe trim
Nga Zenel Çeliku
Eshtë për t’u ciditur, 100 vjet pas luftës së parë botërore, kur Rajoni I Ballkanit ndodhet pa luftë e në paqe, në një kohë që Kancelarja Merkel mbledh kryeministrat e Ballkanit Perendimor, për ti kërkuar që të hapin një faqe të re mirkuptimi, komunikimi dhe bashkëpunimi, pikërisht në këtë kohë, Serbia shfaqet shumë rradikale.Nuk është thjeshtë një ndeshje sportive që trazoi marëdhëniet shqiptaro-serbe, por janë skenaret misterioze të serbëve që e trazuan jo vetëm politikën ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por me provokimiet e tyre, serbët aktualisht kanë futur në debat shterp edhe greket, edhe maqedonasit, edhe malazezët të cilat para pak ditësh sulmuan Ambasadën Shqiptare në Podgoricë.Pa asnje dyshim, kjo nuk është rastësi, por ky është një skenar I mirpërgatitur nga sigurimi serb.Ndeshja e futbollit e përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë, prodhoi jo vetem lajm shumë të keq, një ngjarje shumë të rëndë sportive-politike, por futi në një rreth vicioz politikën e vëndeve respective të Rajonit.Eshtë apsolutisht e papranueshme që kur këndohet himni I një vëndi, vëndi pritës të fishkëllljë e ta injorojë shumë turpshëm atë.E mëpastaj, thirjet për vrasje të shqiptarëve, treguian racizëm dhe nacionalizëm ekstrem, aq sa e tëra bota ka kthyer kokën nga turpi që spikati një Serbi agresive.E vërteta është se kjo nuk ka ndodhur asnjë here në Shqipëri.Terrori ndaj shqiptarëve që ndodhi në Beograd para pak ditësh, shëtiti mbarë botën, por ka prekur rëndë marëdhënit shqiptaro-serbe, aq sa kanë ndikuar mjaft negativisht edhe tek fqinjët e tjerë të Shqipërisë, por më shumë kjo ngjarje tashme ka përfshirë në polemika në twittër dy kryeministrat, Ramën dhe Vucic.Akoma është për t’u cuditur kur dëgjojmë përfaqësues të UEFA-s dhe të BE, që fajin na e paska edhe Shqipëria.Turp, me turp nuk ka për europianët të cilët ngjarjen dhe terrorin serb, e shikojnë me sytë e serbëve, dhe e komentojnë me gjuhën helm të serbëve nacionalist dhe racist.Por Shqipëria për fat të madh, ashtu si në kohën e cepëzimit të saj-1913, kur Amerika I tha Europës ku..., ndaleni dorën e cepëzimit tëe trojeve shqiptare, edhe në këtë terror serb, Departamenti Amerikan menjëherë u prononcua, duke mbajtur qëndrim shumë të drejtë e parimor, duka mos fajësuar aspak Shqipërinë për këtë ngjarje të frikshme, dhe duke e drejtuar gishtin nga serbët.
Mirpo, para se të ndodhte ky skandal, Kryeministri Rama kishte planifikuar më 22 Tetor 2014, që të kryente një vizitë pune në Serbi.Kjo vizitë ka kohë që diskutohet si vizitë historike, sepse pas rreth 7 dekadash, një kryeministër shqiptar do të vizitojë Beogradin zyrtar.Tashmë pas disa ditësh që ka ndodhur ky skandal I cili ka marë përmasa të thella politike, në Shqipëri është ndezur diskutimi se, Rama duhet apo jo të shkojë në Beograd, pas kësaj ngjarje të hidhur që ka ndodhur?
Para kësaj dilheme dhe diskutimi të gjërë mediatik, personalisht Kryeministri Rama nga SHBA-të, deklaroi se nuk do ta anullojë vizitën në Beograd sepse është planifikuar nga të dyja palët, pa mare parasyshë ngjarjen që ndodhi në stadiumin Partizani në Beogrand.Në këto rrethana, Rama po tregon se udhëhiqet vërtetë nga një diplomaci europian, po tregon se është vizionar dhe shumë I matur politikisht, por po tregon se është edhe trim.Kjo e fundit ( trim) nuk është pak dhe pa rrezik, sepse serbët kanë vrarë kryeministrin e tyre kur u prishen pazaret, e kështu cilido udhëheqës do të kishte frikë, ose do të hezitonte të kryente një vizitë në këto situata shumë të turbullta në Ballkanin e ashtuquajtur “fuci baruti”.Gjithsesi, Kryeministrit të shqiptarëve nuk iu drodh qelmipi fare, por deklaroi se do të shkojë në Serbi për ta kryer me vendosmëri këtë vizitë të planifikuar nga diplomacia shqiptare dhe ajo serbe.Nga ana tjetër ndodh cudia, Kryeministri serb-Vucic, në këto dy ditët e fundit ka mbajtur një qëndrim krejt të kundërt me atë të Kryeministrit Rama.Vucic ka deklaruar se nuk është I përgatitur ta pres për vizitë Kryeministrin e Shqipërisë.Ndoshta të dy kryeministrat po dialogojnë në distance në twitter, por Vucic ka frikë nga vizita e Ramës, edhe pse deklaroi se nuk ka frikë ta shikojë homologun shqiptar në sy.Kur Vucic e paska këtë moral kaq të fortë, përse nuk e pret Ramën në shtëpinë e tij?Ndryshe nga serbët, shqiptarët në shtëpinë e tyre presin me bujari dhe mikpritje edhe hasmin, e më pas e përcjellin atë nga shtëpia, duke e garantuar së është në besën e tij, dhe të nesërmen sërish I tregon se ai është hasëm I tij.Në një kohë që Kancelarja Merkel thëret në një samit të posacshëm kryeministrat e Ballkanit Perendimor për të hapur një faqe të re bashkëpunimi, mirkuptimi dhe integrimi të përbashkët në familjen e madh të Europës, pikërisht në këto momente Vucic tregon se nuk është për dialog, nuk është për bashkëpunim dhe tregon se Beogradi zyrtar nuk udhëhiqet nga ideja e integrimit Rajonal.Edhe pse Vucic mban qëndrim për të mos pritur homologun shqiptar, sërish Kryeministri Rama nuk ka treguar asnjë moment dobësie, po tregon pjekuri dhe matur diplomatike perfekt, po tregon se Tirana zyrtare është për bashkëpunim, për mirkuptim dhe integrim Rajonal, ndaj Rama nuk ka frikë të shkojë e ti shtrëngojë dorën homologun Vucic në mes të Beogradit.Mendoj dhe gjykoj se, Kryeministri serb do të pëdirdhet andaj e këtej, sepse atë e rrethojnë rradikalët kudo, e mësëfundmi, pas takimit më Kancelaren Merkel, ai do të pranojë vizitën e Kryeministrit shqiptar.Por edhe Rama në Shqipëri ka shumë diskutime dhe kundërshtime për vizitën që duhet të kryej në Beograd.Rama edhe pse mundet të gjykohet jo mirë nga mjaft shqiptarë, për cilindo që ka formim politik dhe shikon përspektivën e Shqipërisë, në një gjykim të kthjellët dhe të pjekur, Rama duhet të shkojë në Beograd, e në këto rrethana, Ai pa dyshim do të fitojë mbështetjen e gjërë në opinion.
Ashtu si shumë analistë dhe politikanë me qëndrim konstruktiv, edhe unë gjykoj se Rama me maturinë dhe pjekurinë politike që e karakterizon, duhet ta kryej me nder këtë vizitë shumë delicate.