E shtune, 27.04.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Po tash Kavajë, pa m'thuej, si je?

E hene, 20.10.2014, 07:49 PM


Ditët, pas heqjes së obeliskut që përkujtonte heroizmin që qyteti shfaqi në agun e 1990-s.

PO TASH KAVAJË, PA M’THUJ, SI JE ?

Nga Sejdi Peka

Kam medituar shumë gjatë në këto ditë të vështira për demokracinë në Shqipëri.Si ish i përndjekur politik i diktaturës komuniste, që për fatin tim u linda njëherësh kur Atdheu im ra në diktaturën më të tmerrshme që bota ka shënuar në historinë e sajë, kam pirë deri në fund kupën me helm të komunzmit, por jam krenarë se kam mbetur njeri dhe as një ditë asnjë minutë nuk i kam shërbyer ish sigurimit famkeq kumunist murtajës së zezë që zbriti nga Uralet, jam në të drejtën time se sa të jam gjallë do të luftoj kundër komunizmit dhe pinjollve mëkatarë të komunizmit .Uinston Çërçill, njëri nga njerzit më të mbëdhenj që bëri epokën në shekullin e 20 kundër diktaturës fashiste,  ka shkruar në të njejtën kohë se-“Komunizmi është filozofia e dështimit, është besimi i injorantit.Vizioni i komunizmit është ndarja e barabartë e mjerimit për të gjithë”.Një herë Nastradini ishte rrëzuar nga një dardhë dhe ishte mjaft i sëmurë.Sigurisht që shkonin për t’a parë ashtu të sëmurë shumë miq, por ai kishte urdhëruar se nuk pranonte askënd tjetër për vizitë me perjashtim të atyre që një herë ishin rrëzuar nën dardhë dhe vetëm ata ja dinin dhimbjen.Në këtë kontekst po mendoj se askush më shumë se ish të përndjekurit politik të Shqipërisë nuk e ndjejnë kaq thellë dhimbjen, kurë pinjollët e inkuzitorve të diktaturës komuniste i fyejnë dhe i nëpërkëmbin përsëri, u përdhosin simbolet e luftës për demokraci.Në këtë mënyrë i biri i kriminelit komunist që vari në litarë poetin që i thuri i pari vargje “Kartës së Helsinkit”, i këndoj demokracisë, vari në litarë pa hezitim Havzi Nelën me 10 Gusht 1988, mikun tonë të vuajtjes dhe sakrificës kundër komunizmit, tani “ hodhi dorashkën”kundër idealit dhe dinjitetit tonë, kundër demokratve të gjithë Shqipërisë.Edi Rama shkallmoj me një urrejtje barabarsh simbolin e demokracisë në Kavajë.Sot, neve ish të përndjekurit politik të diktaturës kemi mbetur shumë pak që të reagojmë.Shokët tanë të lodhur nga vuajtjet dhe mjerimi komunist kan vdekur dhe po vdesin çdo ditë.Ne jemi prerje tjetër me bolshevikët.Neve nuk i kemi edukuar fëmijët tanë me ndjenjën e hakmarrjes kundër kriminelve të diktaturës komuniste.Neve nuk bëjmë revolucione si bolshevikët dhe enveristët në vitin 1997 që i vunë zjarrin Shqipërisë për ta marrë me dhunën e armëve pushtetin e tyrë që kishin humbur.Neve jemi sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë dhe respektojmë si të shenjta vlerat e sajë.Por sot ja kurrë kërkohet reagimi qytetarë me mjete demokratike kundër instalimit të neokomunizmit në Atdheun tonë nga klika bolshevike Rama-Meta. Duke parë shkallmimin që Edi Rama i bëri monomentit të demokracisë në qytetin e Kavajës më shkoj mëndja në një paralelizëm me heqjën e monumentit të dëshmorve në Luginën e Preshevës që i bënë serbët kohë më parë.Edhe sërbët nuk vepruan aq barbarisht si veproj Edi Rama kundër simbolit të demokracisë në Kavajë.Ishtë një veprim terrorist, një shpërthim i një urrejtje patologjike kundër demokracisë dhe demokratve në përgjithsi.Kujtojmë vargjet e Fan Nolit në Elegjine për Bajram Currin se “të vranë dhe të shanë”.Edi Rama jo vetëm që e shkallmoj simbolin e demokracisë në Kavajë, por edhe rrjeshtoj sharje të tilla duke krahasuar simbolete demokracisë dhe të diktaturës duke i vendosur në një plan të përbashkët.Krahasimi që i bën Edi Rama shkallmimit të obeliskut të demokracisë në Kavajë nga fadromat e INUK, me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha nga populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me 20 Shkurt 1991, është një çmenduri e rradhës e të sëmurit psiqik të Partisë Socialiste.Ai krahason deputetet e opozitës demokratike “si antarët e byrosë politike që bënin homazhe tek Enveri”.Aty fare pranë në qytetin e Kavajës ndodhet një obelisk me simbolet e diktaturës komuniste, por që askush nuk e trazon.Mu në zemër të Tiranës, në ballinën e Muzeut Kombëtarë,  ndodhet obelisku me përmasa gjigande me simbolet e komunizmit, askush nuk e trazon, përkundrazi sa herë “ në kohën e demokracisë”, është restauruar dhe mikluar pa i hequr asnjë qime floku nga ideja e derdhur në gurë e ish kriminelve të diktaturës komuniste.Bash në ballinën e Kryeministrisë janë të gdhendura në gurë simbolet e komunizmit.Për çdo ditë Edi Rama i përshëndet me grushtin lart sa herë që hyn në zyrën e tijë me ngjyrën e kuqe të bolshevizmit.Sa mirë buzëqesh Edi Rama kur mbi kokën e tijë stërmadhe valviten flamujt e Partisë Komuniste dhe fotografitë e Enver Hoxhës.Simbolet e komunizmit janë si këpurdhat kudo nëpër Shqipëri.Por ata dy gishtat e ngritur lart në monumentin e demokracisë në Kavajë sikur i vërbonin sytë Edi Ramës.Prandaj simboli i demokracisë që shembi komunizmin dhe rrëzoj nga froni udhëheqsin shpirtërorë dhe gjenetik të Edi Ramës, që nuk e linte të qetë në gjumin e natës, ai duhej shëmbur.Duhej përdhosur deri në neveritje dhe duhej varrosur sipas tijë sakrifica, gjaku i derdhur kundër diktaturës komuniste.Por është çmenuria e një të sëmuri psiqik, se historinë nuk mundet t’a vrasësh. Kavaja do të mbetet përjetësisht qyteti ku mori flakë shkëndija që ndezi revoltën popullore kundër komunizmit.Megjith përpjekjet e regjimit komunist për të mbajtur të izoluar atë çfarë ndodhi natën e 24 Janarit në Kavajë kurë u mbushën sheshet dhe rrugët me trakte dhe parulla kundër regjimit të diktaturës, nuk patën sukses.Lajmi u përhap deri edhe në birucat e ftofta të burgjeve ku mbaheshin anti komunistët të ngujuar si kundërshtërë të diktaturës.Regjimi komunist ishte tronditur në themelet e tijë të kalbura.Dita që do të gdhinte e 25 Janarit, do të shënonte edhe demostratën e parë mbarë popullore të popullit të Kavajës kundër regjimit komunist, me dy gishtat lart dhe duke thirrur “Liri,  demokraci”.Ishte kjo simboli i shkronjës  “V” që simbolizonte fitoren e demokracisë që e tmerronte regjimin komunist.Protesta do të përshkallzohej edhe me arrestimin  e njerzve që morën pjesë në demostratë.Ngjarjet do të ndiqnin njera tjetrën bashkë më revoltën në rritje të demokratve të Kavajës kundër regjimit.Me 4 Korrik 1990, do të shpërthente edhe më e fuqishme demostrata e popullit të Kavajës kundër regjimit komunist.Tani më diktatura nuk po përmbante më zëmrimin e sajë dhe po kafshonte me egërsi trupin e Atdheut.U vra heroj i parë në ballë të demostratës për rrëzimin e komunizmit me dy gishtërinjt lart, u vra martiri në krye të demostartës antikomuniste, u vra i paharruari Josif Bundo.Prandaj është i shenjtë si mboli me dy gishtërinjtë lart i demokratve të Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, se aty u derdh gjaku i Josif Bundos, gjaku i shenjtë që u derdh për liri e demokraci, për të drejta e liri njerzore, ashtu sikundër u derdh gjaku i Martin Luter Kingut për liri e të drejtat e njeriut në Amerikë. Proteksti i Edi Ramës se po restauronte sheshin kryesorë të Kavajës do të ishte i justifikuar, nëse do  të ishte izoluar përkohësisht simboli i demokracisë, do të ishte hapur një tender për një monument më madhështorë që do t’i përgjigjej kohës.Nga ana tjetër do të merrej mendimi i Partisë Demokratike dhe i demokratve, popullit të Kavajës me një marrveshje që nuk do të cenonte në asnjë mënyrë dinjitetin e demokratve dhe të antikomunistëve.Por jo, Edi Rama kërkon që të varrosë krenarinë e demokratve që rrëzuan nga pushteti  komunizmin.Dhe me të vertetë, ku bie erë filozofi komunizëm, ka varfëri të tejskajshme, konflikte shoqërore, ndërkohë kurë ligji nuk funksionon.Ka pabarazi shoqërore, dhunë policore kudo dhe kundër çdonjërit që konsiderohet si kundërshtarë i regjimit.Këtë dhunë policore kundër popullit po aplikon sot Edi Rama kundër popullit.Aty në Kavajë u dhunua demokracia.U shkërmoç në copë e grimë simboli i demokratve, u dhunua në mënyrën më kriminale dhe anti njerzore gjaku i derdhur i heronjve të demokracisë.Tek po shikoja një grup deputetësh të Partisë Demokratike kur po protestonin në Kavajë në mes të një mase njerzish të revoltuar, m’u kujtua mitingu i parë në Kavajë në Mars të vitit 1992.Qindra e mijra njerëz nga e gjithë Shqipëria mbushnin rrugët dhe sheshet e qytetit symbol të demokracisë dhe gëzimi ishte i tejskajshëm.Dhe m’u kujtuan vargjet e Vaso Pashës,  “po tash Shqypni pa më thuaj si je”.Po tash Kavajë pa më thuaj si je.Ti Kavajë që nuk u mposhte nga egërsia e lukunisë komuniste që u derdh kundër teje vrullshëm me egërsi kanibalësh, sot po tkurresh nga shteti poilicorë neokomunist i Edi Ramës.Këtë nuk mundet t’a besojë askush.Duket se është si një gjumë letargjik që i ka hutuar demokratët pas zgjedhjeve farsë të 23 Qeshorit.Luani democrat ngadalë po zgjohet si vrullshëm.Atë ditë në Kavajë nuk duhej të ishin vetëm qindra njerëz që protestonin kundër veprimit terrorist të Edi Ramës kundër demokracisë.Atë ditë në Kavajë duhej të ishin mijra e mijra njerëz nga e gjithë Shqipëria që të protestonin në emër të lirisë dhe demokracisë.Edi Rama dhe klika e tijë bolshevike çdo ditë që po kalon po merr revanshin e çmendur kundër interesave kombëtare.Po shkatërron qindra e mijar vënde pune.Fadromat e INUK po shëmbin shtëpijat e njerzve tanë, të demokratve që konsiderohën si “armiq të regjimit”si në kohën e diktaturës.Edi Rama në mënyrë djallëzorë po mat pusin e demokratve duke thelluar zullumin e një shteti policorë kundër interesave kombëtare.Askush nuk është i sigurtë në jetën e tijë e tijë të përditshme kur sa hap e mbyllë sytë të bëhën hi e pluhur djersa e mundi, shpresa për një jetë më të mirë.Sot përsëri po ngjallet ideja e regjimit komunist, se qytetari nuk duhet të ketë frikën e ligjit , por duhet të ketë frikën e policit.Medja e shkruar dhe e folur është në çensurë dhe në  presion të pa parë.Është një demokraci si fasadë e një shteti policorë që duhet refuzuar me të gjitha mjetet demokratike.Çdo ditë që kalon , është kohë e humbur në rrugën e vështirë të demokracisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora