Mendime
Baki Ymeri: Diktatura barbare dhe antikosovari
E diele, 19.10.2014, 05:13 PM
DIKTATURA BARBARE E ANTIKOSOVARIT
TRAIAN BASESCU
(Pamflet amoral për një kameleon komunist)
Nga Baki Ymeri
Ja
tërbimet antirumune të diktatorit komunist Traian Basescu!
Nga letra me titull “Një dekadë e turpit”, drejtuar nga profesori Dan Voiculescu në adresë të Traian Basescu-t, kuptojmë se profesori në fjalë e akuzon këtë se e ka shpartalluar Rumaninë gjatë mandatiut të tij dhejtëveçar, duke e cilësuar si “një dekadë e turpit”. Nga letra respektive citojmë: “Turp! E ke fatkeqësuar Rumaninë nëpërmjet dilentantizmit tënd! Nuk merr vesh për asgjë, por pretendon gjoja se din çdo gjë; ekonomi tregu, strategji fiskale, politika sociale, relacione internacionale, strategji të zhvillimit ekonomik. Ke siguruar një vend në historinë e zezë të Rumanisë, duke krijuar rekorde të paimagjinuara negative. Pas teje mbetet një njollë e madhe e turpit në historinë e këtij populli. Ajo që të bashkon është mungesa totale e karakterit dhe moralitetit. Basescu që ka shpifur zotin R. në Securitate, Monica Macovei – prokuror komunist, Elena Udrea, një shpifëse tjetër e demaskuar nga Baconschi.”
Duke shpërndarë sekrete shtetërore, Traian Basescu është bërë një rrezik publik për sigurimin kombëtar. Sipas burimeve informative, ai e morri pushtetin për ta hedhur Rumaninë në një kaos. Çfarëdo që të bëjë, një fjalë e vetme do të mbetet si një sinonim i përjetshëm për këtë kamelon komunist: Turpi. Traian Basescu kërkon shtigje npër të siguruar imunitetin në vende të huaja. Vëllau i tij, Mircea Basescu tashmë gjendet në burg për bashkëveprim me grupe mafiotësh dhe trafikim influencash. Traian Basescu përmes kryeministrit Boc ua shkurtoi për 25% pagat dhe pensionet rumunëve. Me këtë paturpësi u pajtua edhe deputetja antikosovare Oana Manolescu, e cila gjatë pseë mandateve të pamerituara parlamentare ka gëlltitur mbi një milionë euro nga buxheti qeveritar destinuar komunitetit shqiptar.
Dan
Voiculescu e akuzon Basescu-n se është bashkuar me Monica Macovei dhe Elena
Udrea që të përfitojë pushtetin politik duke jetuar me përshtypjen se rumunët
ende u besojnë gënjeshtrave të tyre: “Paturpësia juaj është ngritur në nivel të
politikës shtetërore dhe paturpësia e paparë deri tani në historinë moderne të
Rumanisë. Rumunët do ta mbajnë mend tani e tutje një dekadë të turpit.” Sipas
presiodentit fondator të Partisë Konzervatore (Dan Voivulescu), klasa politike,
instituicionet e shtetit, organizatatat nacionale dhe internacionale, kanë për
detyrë t’u japin rumunëve shpresën se ekziston drejtësi në këtë vend: “Për
shërbëtorët e regjimit Basescu-Udrea-Macovei, mund të jeni të sigurtë se më në
fund do të bëhet drejtësi. Nuk ka kuptim të kërkoni orientimin e Rumanisë.