E diele, 09.02.2025, 11:10 PM (GMT)

Mendime

Rashit Alidema: Përkrahje kryeministrit shqiptar

E hene, 20.10.2014, 06:44 PM


PËRKRAHJE KRYEMINISTRIT SHQIPTAR

Shkruan Lidhja e Intelektualëve e Kosovës (LIK),

nënshkrues Rashit Alidema, kryetar (doktor i shkencave matematike, profesor),

I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama!

Të Ju themi të drejtën, më shumë se arsye, mendojmë për Ju shpesh dhe shumë!

Njëherë, për të njëjtën histori, kam ndërhyrë, kur ne disa prej Universitetit të Prishtinës ishim në specializim në Universitetin Shtetëror të Moskës me emërtim M. V. Lomonosov, te Rexhep Mejdani, në kohën kur ishte president, përmes ambasadorit të Shqipërisë në Moskë, zotëri Shaqir Ukës, por me pak rezultate.

Me letra, siç dihet, nuk mund të thuhet shumë. Letrat nuk janë art as krijimtari. Por kur të shkruhen ato me plan e sistem, atëherë ato bëhen dinjitet historie...

Ne, gati krejt i lexojmë çka Ju shkruani (dhe çka shkruajnë të tjerët për Ju) në facebook, mediat shqip e në gjuhët e huaja, dhe i dëgjojmë fjalimet e Juaja në shumicën e rasteve drejtpërdrejtë në kanalet TV-e a Video, YouTube, Twitter...  Keni ndërmarrë (i keni gjetur më fillim faktet), me fjalë e praktikë, hapa të mëdhenj, me sytë e fiksuar në horizontin e largët, po shpalosni fuqitë mendore strategjike në gjetjen e udhës më të mirë e ideve të reja të vetvetes origjinale gjithnjë të pranishme edhe të sprovuara për njerëzit e mëdhenj, - spikat prirja për të ngritur lart mbështetjen qytetare për reformat e vendit dhe mjeshtërinë për t’i kontrolluar ato, me gjakftohtësi, me diplomaci - trurin “akull”, në këmbënguljen për arritjen e qëllimit, në domosdoshmërinë e ridertimit, modernizimit të vendit (që na ka caktuar i plotfuqishmi), të inkurajuara për të parë edhe nga afër me antiteza e miratime, në zhvillimin e kapaciteteve të juaja, me standardet e zanafillës së qytetëruar europiane - formulën e sukseseve!... e që janë të vërteta për të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili, periudhë e ndritur, kjo është burrëri e shtetit... Dimë, se në fund të jetës nuk mbesin njohuritë, (ato mund të bartën, zgjuarsia jo), por veprat...

Ju themi vetëm një: Ju që shihni aq sa duhet, që dëgjoni një fjalë e i kuptoni dy, i heshtur dhe budallenjve iu përgjigjeni me heshtje, që mësoni nga të gjithë, që zotëroni pasionet,  dhe mbeteni i kënaqur, mbështjellni rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me të mirën e kombit shqiptar. - mendojmë për Ju, kudo që gjendeni, të Jeni mirë me shëndet. Kjo na është shumë e shtrenjtë...

Është shkruar, kohë më parë, shumë herë për Ju, jo për medaljet, gradat apo diplomat, por edhe për cilësitë që keni, lavde të mëdha edhe mallëngjyese, kur ishit edhe Kryebashkiak i Tiranës, të cilën për 11 vjet sa e patët udhëhequr e krijuat qytet europian – metropol (qytet i madh me 1 milion banorë - ritmet e numrit të banorëve në kryeqytet kanë gjithmonë rritje, - qendër politike, ekonomike e kulturores  dhe shkencës, nyje e transportit ndërkombëtar...), tani po vendnumëron nën udhëheqjen e një “trupi”, - fjalëshumë... Po përmendim një citat të demokracisë: “Ma jepni politikën e mirë, e unë u jap financat e mira”, ose qeverisjen e mirë e quajmë atë, në të cilën të gjitha partitë njëjtë e mbrojnë ligjin. Keni filluar betejë të tillë, të  ndërgjegjes e përgjegjësisë së plotë politike në të gjitha specifikat e spastrimit të shtetit të trashëguar keq nga qeverisja e kaluar; në tërësi, neve shqiptarëve ende po na tërheq brutaliteti e kundërshtimi apriori, kokëfortësia fëmijërore si konstantë (e përhershme) e karakterit shqiptar, përkatësisht pozicionet asgjësuese, deformacionet e rënda në evolucionin politik dhe në sistemin e vlerave, të cilat, p. sh., edhe përmes Parlamentit, aq shumë keq kanë rënë në sy të botës, të themi asaj civilizuese, e që i kanë rrënjët thellë në të kaluarën, ndoshta, së bashku a krahas me to përcjellën edhe paaftësitë tona në përvetësimin e parimeve të bazuara në themelet e jetës sonë europiane... afrime jashtë mase, i tmerrojmë, i lodhim dhe i dëshpërojmë në shumë pikëpamje  të botës sonë dhe të huaj, p. sh., edhe me ligje moderne, të cilat nuk zbatohen,. - gati tërë vendi ishte  përfshirë në përgjime, trafiqe të paligjshme – droge, qenie njerëzore (më keq se kopshtet e dikurshme zoologjike të njerëzve, të shekullit XVIII). Këtu veçojmë këtë shembull - shitblerjen  e femrave  shqiptare (edhe në Kosovë, por me të madhe nga Shqipëria) në tregun sllav (Serbi, Mal i Zi e Maqedoni), deri sot të martuara me para (në disa raste edhe ndërrim me kafshësh...), sipas agjencive, vetëm nga Shqipëria 395, e numri shumohet varg e vi (shpalosje e një simbolike të keqe e shumëfishtë poshtëruese për ata shqiptarët/et burracak/e)!?... Subjekti po shndërrohet në objekt dhe anasjelltas dashuria në mall dhe anasjelltas... që quhet tmerre i tmerreve – = të trishtimit, ngjarje tanimë e pandreqshme... zhbërjen, ndërprerjen mund të bëni vetëm Ju (me zhvillimin e  vendit që thamë mësipër), e që nuk është lajthitje e çastit...

E kemi mirëpritur mbyllen e “fabrikave” të diplomave (te ne, në Kosovë, as nuk u bie ndërmend për këtë, po të zbatohej, prekën në rend të parë shumë prej tyre që duhet të kryejnë këtë detyrë), keni rritur aktivitetet e vënies me shtetin e së drejtës, reformën e sistemit gjyqësor në konsultim të ngushtë me komisionin e Venecia’s,  parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar të përfshirë gati në tërë vendin, në të gjitha nivelet e institucioneve ...

Trashëguat një ekonomi e infrastrukturë gati të mjeruar, me papunësi të madhe, një Arsim të Lartë, Mjekësi dhe Akademi të Shkencave e Arteve (ASHASH) të mediokritizuar. Për ASHASH dhe tonën, në Kosovë, në këto vitet e fundit, i kemi hulumtuar veprimtaritë e tyre dhe, në tmerrin e tyre, pamë se  vlerat shkencore dhe kontributi i tyre kombëtar janë të mjerueshëm. Ato patjetër të riformohen  dhe të redaktohen akte të tjera të statuteve të tyre...

E, siç dihet, kush e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen. Sali Berisha, një malësor inteligjent, politikan i diskretituar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, në vitet 1996/97, siç dihet, e solli vendin në gjendje më të dhimbshme dhe më të turpshme në historinë kombëtare (përsëdyti e shpëtojnë SHBA),  e shembi të kaluarën, por të renë nuk diti dot ta ndërtoi... Më tej, gabimi tjetër i tij, marrëveshja mes tij e Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar (ia shet , në thellësi me rezerva të mëdha nafte... Gjykata e lartë e Shqipërisë e ndërpretë, nderë pastë!...Tjetër gabim, fakt zyrtar për të, duhet paraqitur zyrtarisht, ashtu natyra e ngjarjes e do: ” Më datë 20.6.2012 dhe me vendim Nr. 403, Sali Berisha ka miratuar strategjinë kombëtare kundër drogës, e cila ndryshe mund të përkthehet strategjia për të mbrojtur Lazaratin, parcelat e drogës dhe trafikimin e saj drejt Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera e për konsum të brendshëm, nën hundën dhe kujdesin e Policisë së Shtetit, e cila kishte marrë trajtën e një strukture të mirëfilltë kriminale” (shih më tepër: http://www.sot.com.al/politike/zbardhet-dokumenti-i-sali-berish%C3%ABs-q%C3%AB-ktheu-shqip%C3%ABrin%C3%AB-n%C3%AB-kolumbi-t%C3%AB-evrop%C3%ABs-mbrojtje#sthash.wCejUQn4.dpuf).

Po e krahasojmë S. Berishen, p. sh., me Shefin e Shtetit francez (1940-1944), mareshalin Henri Philippe Pétain, heroin e Luftës së Parë botërore, anëtarin e Akademisë  së Shkencave të Francës,... të cilin Gjykata e Francës e dënoi me pushkatim, pse e kishte nënshkruar kapitullimin e vendit me Gjermaninë Fashiste; më vonë Gjykata e Lartë e Francës ia shndërron dënimin me burg të përjetshëm dhe në të vdes në vitin 1951.

E, S. Berisha i juaj, për të gjitha këto e të tjerat çështje dramatike të verbërisë së tij të pafalshme sipas ekspertëve, i kalon pa “therë” në këmbë, ende pa kërkim ndjese???  Pse?... përse disa njerëz të partisë së tij me aq këmbëngulje vazhdojnë ta mbrojnë vite me radhë...

Kemi kujdese, se popujt tjerë i kanë parë udhëheqësit e tyre me kritikë e shumë zëra intelektualë dhe shkrimtarë i kanë ngritur udhëheqjeve që e pengonin përparimin e vendit. Mund të merret, p. sh., për Francën Emil Zola (1840-2902, shih afera e Dreyfus-it), te serbët Radoje Domanoviq (1873-1908), vonë e vërejnë udhëheqjen e verbët në te dy sy (shih “vo?a”, udhëheqësi) , e. t.

Karlin e Madh, siç ndodh me personazhet e mëdhenj, e quajtën mu për atë të  madh, se diti që të gjithë krerët kokëfortë gjermanë t’i shti në një kulm...  Nisur prej reformës territoriale-administrative dhe dinamikës në nivelet lokale, jeni vërejtur se e luani rolin e një udhëheqësi të madh dhe burrë shteti! Me njëherë dhatë kahe tjetër vektorit në demokratizimin e modernizimin e vendit drejt edhe integrimit të Europës së Bashkuar, përkundër vështirësive dhe pengesave jo reale nga pjesa dërmuese e anëtarëve-partizanë të PDSH-së, që shkatërrojnë dhe vet ëndrrën e demokracisë, dhe të disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologjitë ekstremiste fetare - të cilët hapësirat shqiptare, jo vetëm me xhamia përherë e më tepër duan t’i bëjnë arabi...(nxitje e fshehtë të thelbit tepër tinëzar nga serbët, ruset, grekët),.. Për hir të sistemit shumëpartiak, dialogut politik dhe të kryerjes së reformave, kjo s’duhet të ju habitë e as të ju ligështojë shpirtërisht, pa përçarje a trysni, largim nga rrënjët e këtij mallkimi të lemerishëm, jemi në kohën e ndërtimitproblematike, e Ju këtë do të ktheni në mirëkuptuese, festë dhe gëzim - nën një kulm edhe me të,..nuk kemi më kohë për të humbur!

Ta rikujtojmë edhe këtë fjali të Papa Françeskut, që e tha gjatë vizitës Shqipërisë mikpritëse e të organizuar shkëlqyeshëm, që mëndej e përsëritën të gjitha mediat botërore: “Unë Shqipërinë nuk e pash vend mysliman, por vend europian”... ngaqë ajo e ka pranuar thelbin shqiptar qysh nga koha e Skënderbeut... Ju sot, në këtë drejtim, siç ndodhë me personazhet e mëdhenj, po e luani rolin e rëndësishëm shumëdimensional kombëtar,.. për interesin e Shqipërisë e shqiptarëve dhe të gjithëve të tokave shqiptare... dhe kjo s’është aspak një metaforë.

Ju themi, se të gjithë ne, LIK-së, po Ju përcjell me vëmendje të këndshme të gjithë hapat që po i merrni në përparimin e vendit dhe me ndjeshmëri e dëgjojmë çdo fjalë të Juaj, përkrahjen e plotë të Programit të Qeverisë së Juaj, ciklin e reformave prej këtij viti në të gjitha drejtimet në praktikë, prej përfshirjes së çështjes që lidhen me shtetin e së drejtës,  Lazaratin e deri te Papa Françesku... e në vazhdim,  ndryshime në çdo sferë të jetës, e që nuk prekin themelet funksionale a transformimet, të administruar nga procesi legjislativ, ose në përforcimin dhe përtëritjen e themeleve të shtetit, krahas me përfshirjen edhe të transformimeve të sistemit politik, që me këtë po shkohet edhe në përmirësimin e nivelit të jetës...

Përderisa, p. sh., medicina kibernetike u mundëson njerëzve të verbër për ta drejtuar veturën, ndërsa të paralitikëve për t’i drejtuar objektet me fuqinë e të menduarit e tjera të ngjashme dhe  ne mbetemi larg realitetit të dijës e shkencës... E sollëm këtë rast si shembull të paradoksit e të trilleve, që janë të natyrshme me dijen tonë, qoftë edhe kur bien në kundërshtim të plotë me ligjet e shoqërisë, gjegjësisht për të vërtetuar edhe reformën e Juaj në arsim, se në çfarë niveli të saj ndodhemi, ndërsa populli shqiptar nga vet natyra e tij është i zgjuar, këtë nuk na mohojnë as armiqtë; po cilët faktorë na bënë të keqën e me vështirësi nuk po mundemi t’i hapim sytë drejt përparimit në të gjitha fushat e diturisë? Ka shumë, një prej tyre kushtet minimale të jetës, madje drejtimet e arsimit të mbrapsht, ato private ... të ngushtë, të pamundur përpara gjërave krejtësisht të reja, gjërave madhështore, gati si i famshmi rast i Dante Aligerit. Ngadhënjim i Juaji, që i hiqet ato qafës! Po tek ne nuk hiqen, sepse nuk kemi shtet. Në cilin vend është arsimi më i lartë në botë? Përgjigja – në Finlandë. Po në këtë vend nuk ka asnjë institucion privat!.. Marrim një shembull, tek ne, në Kosovë, 90% e pronarëve të Kolegjeve Private, sipas një testi tonë të realizuar para do muajsh,  në shkrimin e një fjalie prej 7 fjalësh – iu janë gjetur 8 gabime! E gjuha shqipe, në bartjen e idiomave botërore, me status shumë të nderuar, siç çdo gjuhë, është pakti më i vështirë themeltar i kombit,... Ndërsa letrat (diplomat) i kanë, edhe prej tyre edhe “doktorë shkence”... I marrin këta dhe disa të tjerë këto grada – në Maqedoni e, mjerisht dhe shumë herë mjerisht, në Tiranë dhe në tjera vende, me nga 15 mijë €, për një kohë prej 2-3 ditësh e “hop doktor shkence”... Analogjike, me njerëzit që shkojnë në atë vendin e shenjtë të Arabisë-Saudite, për një muaj (paguajnë më pak se këta) dhe marrin titullin “haxhi”... Qartë, dekadencë e madhe sociale, do të thotë ndonëse ka kryer shkollë e nuk ka kurrfarë njohurie, jo skandal, por krim shoqëror... gjendje që po vlon në bisedat e lira, polemizuesve, të stafeve të mendimeve kulturologjike...  edhe kjo histori e hidhur, dëshpëruese për tërë shqiptarët! - lloj tjetër i tragjedisë kombëtare. “Dija e injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare” - Faik Konica. Shkaku i kësaj marrëzie është e s’është gjë fort e lehtë për t’u gjetur. Me mijëra prej këtyre, Kolegjeve Private, dalin plotësisht analfabet, me letrat e tyre. Mbesim me shpresë se edhe këto tek ne, shpejt do të zhdukën, si te ju!!!... Me gjithë shqetësimet , për konkurrencë atyre publike të mbetën prej tyre diçka më të mirat 1-2 sish - provë eksperimentale, me numrin e studentëve të kufizuar... Pra, ta mbyllim, përmbysim edhe sistemin e piramidave arsimore. Të hymë në një sistem normal të arsimit! Është detyrimi ynë historik!...

Nuk e kemi pasur lehtë t’Ju  shkruajmë këtë letër, aq më tepër tani që jeni tepër i zënë me punët e shtetit dhe të partisë së Juaj, por na shtyri një arsye e fortë – e përkrahjes së Juaj, për problemet më të rëndësishme të atdheut - mundësi për punësim, mundësi për shkollim cilësor, mundësi shëndetësie të mirëfilltë!... rikthyer besimin te populli e për ta njoftuar e bindur Europën  e  botën, se klasa politike shqiptare është e përgjegjshme ndaj shtetit, në procesin e vazhdimësisë së reformave radikale dhe të integrimit në strukturat euro-atlantike, rrugës drejt Këshillit të Europës!

(P. S. Kosovës, jo i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe i menjëhershëm një Edi Ramë!...)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora