E diele, 28.04.2024, 01:35 PM (GMT+1)

Mendime

Duhanaj: Ngjarja ne Beograd, tentative konspiracioni?

E hene, 20.10.2014, 07:59 PM


A ishte ngjarja ne Beograd një tentative e dështuar konspiracioni?

Nga Leon Duhanaj

Ngjarjet e rënda të cilat u zhvilluan në Beograd, nëse i analizojmë tani pas një kohe, me gjakftohtësi, lënë shumë gjera dhe pyetje të hapura, pa përgjigjeje. Nëse e analizojmë të teren kohen e përgatitjeve për ndeshjen e cila padyshim qe kishte karakter historik, atëherë lirisht mund të konstatojmë se në secilën ditë që ofrohej data gjërat përkeqësoheshin. Aq sa ofrohej data e ndeshjes aq me shumë ngriheshin pyetje në opinionin publik duke e përgatitur atë për një përballje të rrezikshme. Opinioni u përgatit ashtu sa që në kushte normale do të bisedohej për ndonjë betejë lufte e jo për një lojë futbolli.

Shteti serb në vazhdimësi doli me kërkesa të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme gjithnjë në shërbim të ruajtjes së “sigurisë” maksimale. Ata shkuan aq larg deri sa nuk i lejuan tifozët  shqiptar të jenë pjesë e ndeshjes.

Por pse e benë këtë dhe pse ndodhi kjo?

Shteti serb e përgatiti terrenin për një skandal te tillë, për një kaos në të cilin shqiptaret do të dilnin fajtor dhe të cilët do të cilësoheshin sit ë paemancipuar dhe të papërmirësueshëm. Por krejt këtë ata e bënë pa e ditur saktë reagimin e shqiptarëve dhe në këtë rast konspiracioni u dështoj plotësisht dhe në vend të qëllimit ata pësuan të kundërtën.

Së pari e gjithë bota u mahnit me reagimin e lojtarëve shqiptar, të cilët në mënyrë instinktive benë gjënë më të duhur dhe me të drejtë, duke mbrojtur heroikisht simbolet Kombëtare. Çka ishte me dëshpëruese për aparaturën serbe në ketë rast ishte gjakftohtësia në deklaratat publike të palës shqiptare, e cila e dënoj dhunën por nuk u tregua nervoze në asnjë moment duke filluar nga Kryeministri Rama e deri të kapiteni i skuadrës Lorik Cana, i cili në deklaratat e tij ishte në nivel diplomati.

Pala serbe në këtë rast beri të kundërtën, atë me të keqen për ta, pasi që treguan nervozizmin e tyre  dhe me te edhe dëshmuan se për ta kjo nuk ishte vetëm lojë por ishte një shans, shans të cilin tashmë po duket e humben.

Për mendimin tim ter spektakli kishte për qellim disa çështje si:

Në radhë të parë është xhelozia që politika serbe e ka ndaj dominimit të Edi Rames në skenën ndërkombëtare si njëri i pranuar dhe i respektuar, i cili që nga takimi i Berlinit mori edhe rolin e udhëheqësit rajonal nën patronatin e znj.  Merkel, këtë fakt edhe pse u munduan ta protestojnë nuk arritën sepse s’i pyeti askush.

Çështje tjetër ishte edhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale e cila mbretëron në Serbi. Kryeministri Vicic ka arritur në piken më të lartë të popullaritetit duke u thirre në politikat nacionaliste, të cilat politika serbe din me së miri t’i bëj. Ta ushqej popullin me nacionalizëm, në mënyrë që ai mos të fokusohet në problemet reale. Politika serbe historikisht ka mbijetuar me këtë kartë nacionaliste. Tani kur gjendja ekonomike e sociale është alarmante,në paaftësi për të sjell ndryshime pozitive në  ekonomi, ata bëjnë atë që tradicionalisht dinë me së miri, mobilizim nacionalist, duke e kërkuar fajtorin historik për dështimet e që sipas tyre janë shqiptarët.

Çështja e tretë ishte ardhja e presidentit rus Putin. Ata krijuan një rrëmujë në mënyrë që Brukseli dhe kancelaritë e rëndësishme mos t’i kushtonin edhe shumë rëndësi faktit se pala serbe nuk i përfill rregullat dhe detyrimet e caktuara nga direktivat e BE-së, për vënien e sanksioneve Rusisë, dhe në anën tjetër t’ia dëshmonin edhe njëherë “vëllait”të madh Putinit dashurinë që kanë për Rusinë dhe se sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për këtë dashuri. Në njëfarë forme duke u munduar të ndjekin modelin e politikes së  të painkuadruarve të Titos të cilën mund ta cilësojmë si indiferente në  momente të caktuara, jemi për BE por e duam Rusinë dhe duam të jemi edhe me të.

Por çfarë arritën me këtë, asgjë. Asgjë pasi që së pari problemet socio-ekonomike nuk do arrinë t’i zgjidhin me një hokusbokus. Populli serb dita ditës do revoltohet dhe nuk do ta duroj rënien në ekonomi  kriza vështirë që do kaloj pa pasoja.

Vladimir Putin nuk besoj që të ketë dalë aq i kënaqur me ta , duke parë dështimin e tyre fund e krye, dhe kjo do të thotë se nuk do ta kenë lehte për ta ruajtur ekuilibrin BE-Rusi. Rusia tashme do të futet vetë në krize financiare si rezultat i sanksioneve.

Qëllimi kryesor ishte minimi i popullaritetit të kryeministrit Rama, duke shpresuar që reagimet e palës shqiptare do te ishin të pamatura dhe agresive , populiste siç ishin ato serbe dhe në këtë rast bota do t’i trajtonte te gjithë si të papërmirësueshëm. Ata madje ënde tentojnë të fusin benzinë në zjarre përmes deklaratave tashmë dëshpëruese kundër shqiptare edhe pse e terë bota po e sheh dhe po tallet me ta. Nervozizmi i tyre tashmë është i pakontrolluar, aq sa nuk dinë as vetë se çfarë kanë deklaruar.

Tani me nuk u ka mbetur asgjë, pos ta deklarojnë vetë, që nuk e dëshirojnë vizitën e Kryeministrit Rama dhe kjo sigurisht që  nuk do të kuptohet nga askush si një akt i mençur i cili i shërben politikave bashkëpunuese europiane.

Kryeministri Rama, për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur duke mos u prononcuar kundër shkuarjes në Beograd, gjë që i ka nxitur ata me deklarata kundër. Kjo pasi që atyre më së shumti u intereson mendimi i serbëve dhe me pak ai i faktorit ndërkombëtar.

Pala shqiptare duhet që në mënyrë institucionale t’i mbledh të gjitha faktet të cilat do të shërbejnë për ta dënuar huliganizmin serb dhe të jetë sa më agile në gjetjen e mbështetjes në Europë.

Nëse Kryeministri Rama shkon për vizitë në Beograd, kam besim të plotë që ai do të di që edhe këtë vizite ta bëj historike para botës duke treguar shkathtësi diplomatike njeherit duke i dëshmuar botës se ne jemi fqinji por nuk jemi të njëjtë dhe se ne jemi të gatshëm të marrim rolin e liderit në regjion, rol ky i cili u takon shqiptarëve.

Për fund do dëshiroja që sa me parë të dëshmohet saktësisht mënyra se si u organizua droni, në mënyrë që të mos manipulohet nga t’gjitha anët. Do ndjehesha i lumtur dhe krenar nëse ketë vërtetë  ta ketë bërë dora e një shqiptari.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora