E diele, 28.04.2024, 12:35 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Demokracia e regjimi në Kosovë

E marte, 21.10.2014, 07:22 PM


Demokracia e regjimi në Kosovë

Nga Albert Shabanaj

Tashme dihet se populli ne Kosove nga pas lufta e përfundimisht nga zgjedhjet e fundit është tej mase i zhgënjyer me politikat dhe institucionet regresive,te cilat duke qen te kapura nga regjimi nuk arritën te prodhojnë pavarësi vite te tera për t'u krijuar rend parlamentar dhe institucione demokratike. Ato përkundrazi se fundmi prodhuan broçkulla juridike duke irrituar opinionin publik edhe me tej te cilët me te drejt nuk duan te dëgjojnë për shtetin dhe demokracinë e tyre. Tashme qytetaret ne mungesë te mirëbesimit dhe frikës po ikën te dëshpëruar nga Kosova,po ikën nga debatet substanciale dhe parimet tjera te një shoqërie aktive demokratike. Kështu me fliste një shok-mik i imi gjatë pushimeve ne vendlindje. Dhe,vazhdonte miku,unë konsideroj se gjendja e krijuar tashme ne shoqërinë shqiptare ne Kosove,është me shume se alarmante sepse është depresive,është e tendosur,është e armiqësuar,është e urryer,është çdo gjë tjetër por nuk është normale. Prandaj e kemi sot emëruesin e përbashkët i cili na tregon vetëm ikje prej realiteteve jetësore,realiteteve politike e sociale,realitete qe flasin shume deri ne alarm për një braktisje kolektive nga zhvillimet jetësore,politike,shoqërore etj. Ky mjerim përkundrazi kërkon vëmendje,kërkon vetëdije dhe detyrime shoqërore apo qytetare veç e veç, për te dalë nga këtu ku na sjellën "bimbashit" politik,as shkau nuk kishte arritur ku arritën këta tradhtar te popullit,e te Kosovës,e te Amerikës,e te NATO-s besa edhe te Zotit, he këta pisallar Zoti me bukë ne gojë i vraftë dhe lëvizi nga vendi duke i rrëshqitur lotët neper faqe te shokut tim. Për disa qaste ngela i stepur nga pamja dhe shpërthimi i shokut-mikut tim. Dorën ne zemër nuk ishte hera pare qe dëgjoja shpërthime te tilla nga shokë e miq te ndryshëm dhe bashkëbisedues te rasteve,por biseda me te ishte e veçantë,ishte e ngjeshur prej një intelektuali te pa pune,prej një luftëtari me plot merita dhe sinqeritet prej një burri te vendosur. Ai bashkëbisedim me mikun tim ne një ambient te freskët e te rrethuar me pisha ne Shkukëz,nuk zgjati shume edhe pse temat ishin te forta dhe bëheshin interesante meçe shkëmbyem mendime,vizione dhe parashikime qe përputheshin ne tersin e tyre,ora kishte ikur ne 12 e gjysmë,ndërsa ne ora 13,kisha një takim tjetër me një mik i cili vinte nga Prishtina,për t'u takuar me mua. Takimin e kishim te ndarë ne Qebaptoren "Saranda" meçe miku ime nga Prishtina,kishte dëgjuar për qoftet dhe specialitetet tjera kualitative te Sarandës ne Gjakove.

Si përfundim miku me te cilin ishim takuar ne Shkukez,e kuptoj se unë isha bërë i shpërqendruar duke shikuar orën kohë pas kohe dhe ndaloj se treguari te një storye aktuale dhe m'u afrua edhe me afër duke me pyetur,o vëlla çfarë pune ke e mos nguro,po te vërej se nuk je këtu,tregomë lirisht se ne patëm mirëkuptime vite te tera ne secilën situate,prandaj thuama se te njoh për burrë te sinqertë. Dhe porsa i tregova për takimin qe kisha duke i kërkuar  radhazi qe edhe ai te me shoqëronte ne atë takim, përkundër insistimeve te mia nuk erdhi duke u arsyetuar me një sarkazëm se,jam ngopur me ata te stacionuar ne Prishtine,te cilët na sjellën këtu-ku ndodhemi sot... Dhe si përfundim u pajtuam qe te iku duke m'u lutur qe te takohemi serish. Po patjetër i premtova,por pas tri-katër ditëve mora lajmin nga familjaret e tij se, shoku imë kishte ikur ne Tiranë për problemet me mushkri qe iu kishin shkaktuar përgjatë luftës,te cilat m'i tregoi edhe kur u takuam por nuk me tregoi për terminin qe kishte pasur ne Tiranë.

Natyrisht se me pastaj jam dëgjuar me te,me ka treguar edhe për terapitë qe i duheshin t'i vazhdonte ne Tiranë,me tregoi edhe për mos mbështetjen e institucioneve tona edhe pse gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft serioze! Çka te them tjetër o vëlla me tha si përfundim te telefonatës... Dhe për shkak te modestisë time, me kaq po i mbaroi rrjedhat me shokun e LIRISE! Por konsideroj se i kam mbetur borxh mikut tim te mire për vazhdimin e temave te pa përfunduar gjatë atij takimi,kuptohet gjithnjë sipas mendimeve të mia.

Miku imë i nderuar I.R. duke respektuar personalitetin tënd nuk dëshiroj ta përmendi emrin por po vazhdoj ne ketë forme me temën bosht te zhvillimeve ne Kosove. Meqenëse te thash edhe atë ditë kur bashkëbiseduam ne Shkukez,se aktualisht edhe këtu ne kurbet asimilimi,konfliktet mes gjeneratave dhe shkëputja e tojës se mbajtjeve te lidhjeve mes veti si dhe me vendin e origjinës,janë probleme qe preokupon secilin çdo ditë dhe kudo mërgatën shqiptare ne botë. Përderisa ky fenomen nuk qëndron ke popujt tjerë qe jetojnë këtu dhe kudo,mendoj se ka te bej me mos dinjitetin e vendit tonë i cili kohë pas kohe u degradua nga bandokracit atje,qe sporadikisht nxjerrën ne mediumet e këtushme për krime,korrupsion,ekstreme islamike e tjera shëmti... te cilat i kemi biseduar ne Shkukez.

Po filloj aty ku te mbeta borxh nga takimi ynë: Është e vërtetë ajo qe thua ti,se ne Kosove mundemi te konstatojmë një regjim klasik,sepse dëshira per sundim barte m vete edhe dëshirën ndaj dhunimit dhe nëpërkëmbjes së institucioneve demokratike dhe normave të saj.

Ky është një realitet i hidhur dhe rutinor atje dhe sipas mendimit tim,këto ngjarje negative qe po ndodhin ne vendin tonë pa përjashtime,paraqesin vetëm një arsye... e cila është e njohur për ne,arsye e cila dëshmon hendekun e grupeve te interesit,te klaneve partiake,te cilat vite te tera ishin ogurzeza për shoqërinë dhe zhvillimin e shtetit tone,te cilët këto dy te fundit fatalisht u nënshtruan para këtyre bandave sunduese.

Pajtohem plotësisht me atë qe thua ti,shteti dhe demokracia e Kosovës si te pa përfunduara nuk e kanë fuqinë për të qëndruar drejt e te pavarura për derisa ne vend te mbështetjes se tyre,po përleshen turpshëm brenda perandorisë sunduese se,cili nga sunduesit po arrin me shumë ne rrënimin (Zaptimin) dhe nënshtrimin e tyre edhe ashtu te molisura. Rrëfimet janë te shumta por ashtu sikurse atë dite qe te thash,rrënimet filluan me kapjen dhe kontrollimin e tyre,te cilat aktualisht nuk mundemi t'i quajmë as institucione e as demokratike,por shërbime partiake dhe shërbime te t'fortëve.

Autoritetet sunduese i s'postuan ato skajshëm,duke u zhvleftësuar deri në vasalitet të forcës se tyre, te statuteve,normave,rregulloreve apo vendimeve klandestine.

Unë konsideroj se,pas instalimeve te militantëve partiak dhe shëmtive tjera pa profile nëpër institucione,zhbëhen te gjitha kontributet dhe sakrificat e para dhe pas luftës,u zhvleftësuan te gjitha format e tyre dhe ato sublime. Krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi, zhvatja,trukimet,blerja dhe manipulimi i votës janë argumentet me te fuqishme për te konstatuar rrënimin e demokracisë dhe vlerave tjera te një shteti te mirëfilltë. Duke vazhduar edhe më tej te bombardohet  dramatikisht kriteri universal i demokracisë se përfaqësimit qe nënkupton; konkurrenca mbi hierarkinë e vlerave dhe meritokracisë.

Këto fakte ne politikbërjen e Kosovës jo qe nuk mund t'i mohon askush por përkundrazi dot duhej te rikthenin vëmendjen e munguar te shoqërisë tonë,më së shumti në kontekst dhe me shkas ne zgjidhjet e ardhshme qe sipas mendimit tim,do te ndodhin ne javët apo muajt e ardhshëm.

Ndonëse,kur kemi parasysh qasjen dhe fokusimin e politikanëve Kosovare, në aspektet më themelore,me te ndjeshme të demonstruara në proceset e "rikrijimit te Kosovës se pas luftës" si dhe strukturimet në emër të ndryshimeve dhe zhvillimeve "demokratike" që çdo herë paraprinin vetëm grupimet e interesave partiake dhe baballarëve te tyre... Pra ne vazhdimësi ngërthehen zhvillime shkatërruese te cilat dot donin te vlenin si motiv për të kuptuar qytetaret e Kosovës,një diçka kjo qe ishte dhe vazhdon akoma te mbetet shumë e rrezikshme për fatet tona dhe pasardhësve tan, diçka që deri tash fatkeqësisht nuk deshën ta kuptojnë, por unë dëshiroj te besoj se pashmangshmërisht në të ardhmen qytetaret do te janë me te vëmendshëm për votën e tyre dhe demokracinë politike në vendin tone.

Nuk dua te besoj se,qytetaret e Kosovës nuk e kane parasysh se, sa është pushkatuar respektimi dhe implementimi i normave të demokracisë në jetën politike dhe institucionale në vendin ton,mendoj se kjo nuk ka nevojë të shtjellohet se merr shume hapësire. Por ne ketë sfond vlen te kujtojmë politikanet dhe historinë e tyre aspak te ndershme. Sot nuk ja vlen të përmendësh emrat e tyre,por ja vlen t'i përmendim vetëm atëherë për të imagjinuar se ç’ka ndodhi dhe ngjarë me vendin tone(...)

Autoritetet sunduese, pasi qe kanë varrosur plotësisht demokracinë e përfaqësimit parlamentare, duke krijuar situata politikisht te njohura vetëm si Lukashenkoizem,me shtypje aktive te kritereve themelore te demokracisë, ne ketë rast mos respektimin i parmit të shumicës parlamentare për konstituimin e institucioneve të reja. Paradoxet qe karakterizojnë vetëm parimet sunduese dhe jo demokratike,jo kushtetuese,meçe botërisht dihet se,ne një shtet ku funksionon demokracia,funksionojnë edhe parimet universal te saj te cilat rregullojnë marrëdhëniet shoqërore e institucionale. Pra,nëpërmjet te mohimit dhe përjashtimit te vlerave universale-demokratike ia kanë dalë të vejnë nën tutelën e tyre demokracinë e përfaqësimit në administratë dhe në jetën institucionale pa përjashtime. Dhe... kjo është demokracia e aversioneve te autoriteteve te para ne Kosove.

Shoku ime I.R. e kam parasysh se optimistet dhe opinionistet e pa ndreqshëm për dështimet e gjithanshme ne Kosove,i arsyetojnë me ngatërrimin dhe dytesimin e fakteve te praktikave dhe procedurave te ndërlikuara siç i quajnë ata te cilët njëkohësisht mundohen qe përgjegjësin e mjerimit te Kosovës,te ja bartin te ashtuquajtura situatave te bashkëpunimit me faktorët ndërkombëtar dhe nevojave për arritjen e votave për pushtet etj. demagogji... Jo,unë mendoj se nga paslufta historia e vënies së mekanizmave demokratike në funksion nuk ka ndodhur asnjëherë dhe akoma ne Kosove,por është përdorur vetëm sipas nevojës për manipulime ne fushata rasti sa për qeverisjeje. Kjo shëmti antidemokratike është ripërsëritur deri sot e kësaj dite,e tillë u shfaq edhe kësaj kohe në Kuvendin e (PDK-se)Kosovës te cilët ndryshuan çdo bazë te elementeve demokratike, statusore dhe kushtetuese,kuptohet për sundim. Unë mendoj se pas kësaj historie "Parlamentare" gjasave të formalizimeve  e te tekave te "bërrylave" partiake,nëpërmjet rregulloreve nuk do te ndalet me kaq por kjo e keqe dot behet bumerang edhe ne te ardhmen parlamentare te Kosovës. Ndonëse,nga dyert e prapme do te përcaktohet  organizimi,funksionimin e veprimi i Kuvendit dhe fati i Kosovës. Dhe... ky akt ishte grushti me i keqe i mundshem nga i cili mese shumti pësoi Kosova,grusht ky i cili u miratua me vulën e instancës me te larte shtetërore "Gjykatës Kushtetuese" te "BABES" Enver Hasani.

Ndonëse,vendimet kushtetuese në një kohë të territ institucional,ku peshimet e t'fortëve.. ishin jo produktive duke harruar e besa injoruar nevojat dhe kërkesat për krijimin e institucioneve te cilat ishin dhe akoma mbeten imanente,duke pasur parasysh humbjeve te Kosovës ne përgjithësi dhe humbjes se miqve ndërkombëtar ne veçanti. Edhe përkundër faktit se,ne kishim një shumicë parlamentare te prekshme,atëherë vendimet kushtetuese sa janë te pasakta janë dhe krejt te kota, kur dihet jo vetëm rezultati por edhe rrjedha tyre se,me sa lehtësi e ka pronësuar dhe selektuar PDK-ja,për te vendosur vetë "BABA" Hasani ne momente te caktuara.. meçe akoma nuk e ka braktisur bashkëpunimin me PDK-ne, ne përgjithësi e me Thaçin ne veçanti.

Ne anën tjetër,nga miku ime I.R. mësova se,figurojnë mbi 85 % të drejtuesve dhe nëpunësve me devocion politik e partiak te PDK-se,në administratën e Kosovës,te cilët janë te shquar si shërbyes dhe nënshtrues jo te popullit por te këtyre te fundit.

Miku imë i nderuar I.R.,jam shumë i vetëdijshëm se nga këta politikan aktual me mënyrat e tyre përplot ndodhi negative,shteti dhe demokracia e pretenduar politike në Kosove,për te cilën nuk kursyem asgjë është zhvleftësuar dhe shndërruar thjesht në një paradox te koncepteve infantile me krime te organizuara fizike dhe ekonomike. Pra për shtetin dhe demokracinë për te cilën derdhem aq shumë mund dhe nuk kursyem asgjë nga vetja jonë,tashme janë vënë nën sundim prej sundimtareve! Shembujt janë te shumtë dhe mund t'i shohim tashmë të ekspozuar në atë forcë dhe zotërim imponues e sundues që ka brenda çdo cepi dhe shtrese ne vendin tonë. Sikundër qe tashmë dihet prej gjithkujt se sunduesit mbeten faktor i pakundërshtueshëm për çdo vendimmarrje dhe nismë politike,jo neper mjet konkurrencës por nëpërmjet sabotimit dhe sundimit. Degradimi i mendimeve apo vendimeve ndryshe, qoftë nga opozita apo nga extra politika-organizata,shoqata dhe mjediset tjera shoqërore, në fakt nuk mund të quhen ndryshe për pos degradim i demokracisë se alternativave me detyrime ndaj sunduese.

Shteti i shkatërruar dhe demokracia e sunduar nga bandokracit,është një realitet i hidhur me shumë të panjohura për të ardhmen e vendit,për te ardhmen e pasardhësve tanë,për te ardhmen e shoqërisë,pluralizmit dhe politikës shqiptare në përgjithësi. Dhe këtë realitet duket se për shkak të manisë për sundim,utopia e lidershipit sundues nuk po i vlerësojnë pasojat që mbartin, por ëndërrojnë për mundësin e sundimit te përhershëm.

Megjithatë,pasojat e pritshme dhe ato që shtohen mund t’i mëson kjo grabitur politike tek  realitetet e ngjara në jetën politike të fqinjëve tan dhe kudo te sunduesve ne bote,sidomos tek partitë që i kanë si "Ameze" (PPSH,PKJ,PKS etj.) ku mania për sundim shtypin aq thellë shtetin dhe shoqërinë deri ne praktikat baza për zhbërje... Ku çdo here te gjitha sundimet e tilla kanë përfunduar me revolta te popullit dhe pastaj as nepotizmi,as klanet dhe as milionat e krimeve nuk bëjnë punë për shpëtimin e lëkurës se tyre.

Këtu po e përfundoj ketë temë duke qen i vetëdijshëm se,kjo temë aktualisht nuk përfundohet dot por sidoqoftë mendoj se iu kamë përgjigjur mikut time ne Atdhe,duke i dëshiruar atij dhe gjithë lexuesve shume shëndet dhe gjitha t'mirat e botes.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora