E shtune, 27.04.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Autochthonous-i që shkaktoi skandalin

E enjte, 23.10.2014, 06:57 PM


AUTOCHTHONOUS-i që shkaktoj skandalin, do ta vulosë edhe fatin e ndeshjes në tavolinën e UEFA-s !

Nga Florim Zeqa

Sado qe u mundova të përmbahem nga marrja me skandalin e 14 tetorit në Beograd, gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin europian mes Serbisë dhe Shqipërisë,...megjithatë ishte e pamundur të mbetëm jashtë kohës dhe hapsirës në të cilën jetojmë.

Në asnjë rrethanë nuk dëshiroj të merrem me gjëra që tashmë janë të nohura nga të gjithë, të folura dhe përfolura, të shkruara dhe deshifruara pothuajse nga të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Në këtë shkrim dëshiroj të paraqesë një anë tjetër të medaljes, atë të reagimit të disa mediumeve tona, analistëve dhe njerëzve të politikës para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Bazuar në atë çfarë shhkruanin disa nga mediume shqiptare para fillimit të ndeshjes, gjithçka i ngjante një skandali të paralajmëruar.

Krijohej përshtypja sikur vërtetë mediat e dinin që do të ndodhë diçka, por që nuk e dinin në saktësi planin e shërbimeve sekrete serbe të përgaditur për mbremjen e 14 tetorit në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Mirëpo askush deri në momentin e shfaqjes së objektit, siq po e quajnë "baner" mbi stadion nuk e kishte paramenduar një gjë të tillë. Kështu sherbimet "sekrete" të mediave tona nuk arritën t'ia qëllojnë as për së afërmi skenarit të asaj mbrëmje në Beograd.

Në mesin e shumë deklaratave bombastike mediatike të asaj nate ishte edhe kjo; " ta çlirojmë Beogradin"!. Duke e analizuar një deklaratë të tillë, në ato momente monolgu thashë; mos vallë është ky truk i ndonjë grupi të organizuar  për çlirimin e Mitorvicës,...të emocionuar nga fitorja me të kthyer nga Beogradi jo vetëm që do ta çlirojnë Mitrovicën, me vete do të marrin edhe parkun e "paqes".

"Disa intelektual apo analist të përkdhelur, duke u përpjekur që ta kene mendimin ndryshe nga të tjerët dhe të na paraqiten ndër më të diturit, shpesh herë dijnë edhe të pjerdhin për goje ! Kjo është duke ndodhur edhe pas ngjarjeve në Beograd. Prandaj fjalëve të tyre, jo rrall, ju vjen era...!"  (Haxhi Muhaxheri).

Ky është një konstatim nga më të qëlluarit që nga mbrëmja e 14 tetorit dhe deri në këto momente kur jam duke shkruar këta rreshta, e cila u shkonë për shtati disa analistëve të përkdhelur nga pushtetet në Shqipëri dhe Kosovë, deklaratat e të cilëve u kanë shërbyer dhe do t'u shërbejnë skenarëve serb në "tavolinën" e UEFA-s edhe me 23 tetor.

Sipas asaj çfare ndodhi në fushë, vendimi më i drejtë i UEFA-s do të ishte regjistrimi i ndeshjes me rezultat zyrtar 3:0 për Shqipërinë, mirëpo kjo ka pak gjasa të ndodhë, sikurse që ka edhe më pak gjasa të ndodhin masa ndëshkuese ndaj Serbisë, shkaku i mardhënjeve të shkëlqyera e kësaj të fundit me kreun pro-serb të UEFA-s, ish futbollistin francez Michel Platini.

Ajo çfare pritet nga vendimi i UEFA-s ëshë përsëritja e ndeshjes Serbi-Shqipëri në një terren neutral dhe pa pjesmarren e shikuesve si dhe ndëshkimi i ndonjërit nga lojtarët e kombëtarës sonë që dolën në mbrojtje të simbolit kombëtar dhe qenies së tyre fizike.

Nëse vërtetë kjo ndodhë, atëherë një pjesë të fajit do ta bartin të gjithë ata analist dhe gazetar që me (pa) vetëdijën e tyre u bënë pjesë e skenarëve serb pas  skandalit në fjalë.

Do të ishte mirë që rasti i fundit le të shërbejë si vetëdijësim kolektiv për të gjithë shqiptarët, e në mënyrë të veqantë për kastat akuale politike në Shqipëri dhe Kosovë, sepse inskenimet dhe skenarët serb ndaj shqiptarëve nuk kanë filluar me 14 tetor dhe as që do të përfundojnë këtu.

Vetë emërtimi AUTOCHTHONOUS në gjuhën greke i banerit me hartën e Shqipërisë etnike  dhe portretet e dy figurave historike shiptare ishte një inskenim i paramenduar mirë i shërbimeve sekrete për fajësimin e shqiptarëve në rast përshkallëzimi të situatës gjatë ndeshjes, dhe se e dinin mirë se do të gjenden shqiptar që do ta marrinë autorësinë e këtij baneri.

Pra, sipas të gjitha gjasave AUTOCHTHONOUS-i që shkaktoj skandalin do të vulosë edhe fatin e ndeshjes në tavolinën e UEFA-s !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora