E shtune, 27.04.2024, 02:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Libri ''Kanada''

E merkure, 02.07.2008, 05:43 PM


Nga Albert Zholi

Dje ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, u promovua libri publicistik i autoreve, Kastriot Frasheri dhe Shpetim Cami, “Kanada”. Libri eshte nje perpjekje serioze e autoreve per te percjelle tek lexuesi, nje informacion te plote mbi historine, gjeografine, kulturen, sistemin arsimor, shendetsor, menyren e qeverisjes, zhvillimin ekonomik te ketij vendi  qe eshte nje nder 7 vendet e zhvilluara ne bote.                              

Kanada

1.Pozita gjeografike

Kanadaja gjendet në pjesën veriore të Amerikës së Veriut. Ky shtet kufizohet nga Oqeani Paqësor në perëndim nga Oqeani Atlantik në lindje dhe nga Oqeani Arctic në veri. Greenland dhe Iceland janë vendosur në pjesën verilindore të Kanadasë. Kanadaja shtrihet në një zonë prej 9.984.670 km². Mali Logan ka një lartësi prej 5959 metrash mbi nivelin e detit dhe është pika më e lartë e Kanadasë…

-Kanadaja shtrihet në pjesën veriore të Amerikës së Veriut.

-Laget nga këto oqeane:  1.Oqeani Atlantik
                                        2.Oqeani Paqësor

                                        3.Oqeani i Ngrirë i Veriut.

-Rreth 1/6  e sipërfaqes së Kanadasë e përbëjnë ishujt.

-Rreth ¾ e sipërfaqes e zënë pllajat dhe fushat.

-Gjiret kryesore janë : 1.Gjiri Hudson në veri.

                                    2.Gjiri Shën Lorenc në lindje.

-Malet kryesore janë:  1.Apalashet (1200 m) në lindje dhe jug-lindje.

                                    2.Kordilieret(6050 m) në perëndim.

-Sipërfaqja totale: 9.984.670 km katror.

-Popullsia: 33.390.141 banorë.

-Kryeqyteti: Ottawa.

-Lumenjtë kryesorë: 1.Lumi Shën Lorenc.

                                 2.Lumi i Melunzit.

-Liqenet kryeore:     1.Liqenet e Mëdha.

                                 2.Liqeni i Arinjve.

                                 3.Liqeni i Skllevërve.

                                 4.Liqeni Uinipeng.

-Klima: Mesatare Kontinentale.

-Temperatura: Temperatura maksimale 20 gradë celcius ndërsa

                        Temperatura minimale është -35 gradë celcius.

Malet e Kanadasë.

-Kanadaja është bekuar me një numër të konsiderueshëm malesh. Malet e reja në perëndim, malet e vjetra në lindje, malet misterioze në veri etj. Kohë më parë disa prej tyre u shfaqën si pengesa që bllokonin rrugët dhe shinat e trenit. Që atëherë ne zbuluam rrugët me kthesa dhe tunelet, e kuptuam që malet ishin vërtet test i inteligjencës sonë.Tashmë malet janë diçka për t’u kënaqur, admiruar dhe gjithmonë të shkon mendja të përpiqesh ti matësh. Ata thyejnë rregullat e motit duke influencuar për shiun, erën dhe temperaturat. Malet duket sikur i flasin shpirtit tonë human duke shpërhapur vizionin tonë në kohë dhe në hapësirë.

Mali më i lartë në Kanada është Mali Logan, me 5959m .

Malet kryesore janë:

1.Western Mountains (Malet Perëndimorë)

Gjithmonë Kanadaja është përmendur për imazhet tërheqëse të maleve me borë, liqenet brilantë etj. Përshkrimi me siguri i referohet Banfit dhe Jasperit si dhe vendeve të tjera në shkëmbinjtë kanadezë. Edhe pse këto male shkëmborë janë mjaft të njohur, ato me siguri nuk janë të vetmit. Shumë male ndodhen dhe në British Kolumbia, Alberta dhe në zonat veri-perëndimore të saj. Këto male janë krijuar rreth 60-125 milionë vjet më parë nga shkëmbinj sendimentarë.

Mali më i lartë shkëmbor në Kanada është Mali Robson, me 3954 m.

2.Eastern Mountains (Malet Lindorë)

Kjo zonë karakterizohet nga male të vjetra rreth 100 vjeçare. Malet Laurentions dhe Labrador janë pjesë e maleve më të vjetër shkëmborë të Kanadasë.Gjithashtu mali Royal në mes të qytetit të Montrealit dhe disa kodra aty afër, janë me prejardhje nga hyrja e maleve të shkrura midis atyre ekzistuese.

3.Southern Mountains (Malet Jugore)

Nocioni mjaft i njohur i Kanadasë së veriut si mbretëria e largët e akullit dhe shkëmbinjve nuk është plotësisht pa vend. Malet mbulojnë shumë nga zona perëndimore dhe jo më pak nga ajo veriore, ngrica dhe akulli janë miqtë e tyre të përbashkët.

Në ishullin Banfin 18000 vjet më parë dhe në pjesën më të madhe të Kanadasë së atëhershme akulli depërtoi duke e mbuluar këtë zonë. Një pjesë e vogël që ka mbetur atëherë është akoma dhe sot e pabanuar.

Mali më i lartë në veri është mali Barbeau peak, me 2616 m i lartë.

2.Popullsia.

-Origjina e popullsisë:

     1.Popullsia me origjinë nga ishujt britanikë (28%)

     2.Popullsi me origjinë franceze (23% )  

     3.Popullsi e përzierë (26%)

     4.Europianë të tjerë (15%)

     5.Indianë (2%)

     6.Arabë (6%)

-Rritja e numrit të popullsisë (0.9%)

-Lindjet (10.8 lindje/1000 banorë)

-Denduria (9 banorë/km katrorë)

-Gjuhët që fliten në Kanada janë:     1.Anglishtja (59,3%)

                                                              2.Frëngjishtja (23,2%)

                                                              3.Të tjera (17,5%)

-Besimi fetar:  1.Katolikë (43%)

                         2.Protestantë (23%)

                         3.Orthodoksë (4%)

                         4.Myslimanë (2%)

                         5.Pa fe (16%)

-Komunikimi:Telefoni, celulari, interneti etj.

-Transporti: Hekurudhor (është me i zhvilluari), automobilistik, ujor dhe ajror.

-Kanadaja dallohet për nje numër të madh portesh dhe aeroportesh.

Portet kryesore janë: -Kebeku

-Montreali

-Vankuveri

Historiku.

Emri Kanada rrjedh nga fjala Kanata që do të thotë një fshat apo një zonë e banuar. Më 13 gusht të vitit 1535 Jacques Cartier, u informua nga dy të rinj indianë se rruga për në Kanada shtrihej në jug të Islandës. Me Kanada ata quanin fshatin Stadacona i cili më vonë u bë qyteti i Kebekut. Që atëhere emri “provinca e Kanadasë” u aplikua më gjerë, derisa më vonë emri Kanada përdorej si sinonim i New Francës. Kanadaja arriti që me Aktin konstitucional ta ndante Kebekun në dy provinca: Kanadaja e sipërme dhe Kanadaja e poshtme. Më 1841 ato u bashkuan për të formuar provincën e Kanadasë, e cila më vonë krijoi duke zgjeruar territoret, shtetin e Kanadasë.

Banorët e parë të Kanadasë ishin Indianët, dhe historia e njeriut të bardhë në këtë zonë në fakt filloi më 1497, kur John Cabot, një italian në shërbim të Henrit të VII të Anglisë  arriti në Newfoundland. Kanadaja në fillim më 1534 u quajt Francë, ndërsa më 1608 u themelua Kebeku. Përpjekjet e kolonive franceze nuk dolën shumë të suksesshme dhe pothuajse gjithë popullsia e Kanadasë, në atë periudhë, ishte franceze. Në dekadat e ardhshme mijra kolonistë britanikë emigruan në Kanada nga ishujt britanikë dhe kolonitë amerikane. E drejta e Kanadasë për t’u vetëqeverisur iu njoh më 1849, ndërsa që prej 1866 Kanadaja  filloi të qeverisej rregullisht. Pas kësaj çdo institucion punonte në emër të shtetit të Kanadasë dhe kjo bëri që ajo të ishte një shtet i mirorganizuar, i cili vazhdon të ketë suksese dhe në ditët e sotme.                                      

Emblema

Emblema e Kanadasë është një gjethe panje që ndodhet në flamurin kombëtar.

Flamuri

Flamuri i Kanadasë përbëhet nga dy shirita të kuq vertikalë dhe në mes tyre është një shirit i bardhë në qendër të së cilit ndodhet një gjethe e kuqe panje. Ngjyrat zyrtare të flamurit të Kanadasë janë e kuqja dhe e bardha.

KANADAJA, shteti që krijon diferencë në hartë!

Kanadezët besojnë se është e rëndësishme të ndihmosh njerëzit në nevojë. Në vendet që po e marrin veten nga konfliktet e brendshme si Afganistani, ekspertët po punojnë hap pas hapi me diplomatët dhe ushtarët kanadezë për të ndërtuar paqen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kanadaja është pjesë e një komuniteti të ri global që po njeh një zhvillim gjithnjë e në rritje e që punon nën qeverisjen e saj për të përmbushur atë që një kontinent i vetëm nuk mund ta bëjë. Ne shtator të vitit 2000, në një ansamble speciale të Kombeve të Bashkuara, liderët e botës ranë dakord që të reduktonin së bashku varfërinë, urinë, sëmundjet dhe diskriminimin e femrës.

Me mbështetjen e Agjensisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Kanadasë, mijëra kanadezë dhe qindra organizata, biznese dhe institucione vendase dhe të huaja po punojnë për zhvillimin dhe reduktimin e varfërisë në mbarë planetin tonë. Arritja e këtyre qëllimeve do të krijonte një botë dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

RRETH KANADASË

Anembanë botës Kanadaja është e njohur si:

·        Një komb me bukuri të bollshme natyrore, hapësira të gjera, male, pemë dhe liqene.

·        Një komb modern, me një mirëqënie të lartë, me progres të dukshëm dhe një shoqëri të hapur dhe bujare.

·        Një komb ku të gjithë njerëzit kanë mundësi të rriten dhe të zhvillohen në mënyrën e tyre.

·        Një komb i përbërë nga ndershmëria, shoqërueshmëria, pastërtia, miredukimi dhe shëndeti i popullit të tij.

·        Një komb që respekton kontributin dhe individualitetin e kulturave të ndryshme.

Për 6 vjet me radhë: 1995 - 2000, Kanadaja është renditur e para në botë në indeksin e zhvillimit human të Kombeve të Bashkuara, duke fituar pikët maksimale në faktorët çelës të progresit, cilësisë së jetës, dhe rritjes së të ardhurave mesatare për frymë. Gjithashtu Kanadaja renditet e treta në botë në studimet e indeksit të qëndrueshmërisë së mirëqënies. Në një studim të fundit të KPMG për biznesin, duke krahasuar koston e biznesit në Amerikën e Veriut, Europën dhe Japoninë, Kanadaja u rendit e para si udhëheqëse e këtij kompeticionit industrial. Ndërsa për sa i përket GDP-së, ajo renditet e 6-ta në botë.

QEVERISJA NE KANADA.

Kanadaja është një shtet federal pa president, por me mbretëri. Mbretëresha është njëkohësisht e para e shtetit, Madhëria e Saj, Elisabeta II është e ngarkuar me të tria pushtetet: Ekzekutiv, Legjislativ, Gjyqësor dhe ashtu siç shprehet dhe në dispozitën e shtetit  "Qeveria ekzekutive dhe autoriteti  i Kanadasë dhe mbi Kanadanë është dhe qëndron i veshur në petkun e mbretëreshës". Në sistemin federal të Kanadasë udhëheqja e shtetit nuk është një pjesë e juridiksionit federal, mbretëresha udhëheq pothuajse të gjithë zonën, që do të thotë se autoriteti i çdo juridiksioni kalon jo nga guvernatori i përgjithshëm, por në kurorën e saj. Kurora është e ndarë në 11 juridiksione, 1 federatë dhe 10 provinca.

Kushtetuta e Kanadasë përbëhet nga akte të shkruara dhe jo të shkruara, me të drejtën zakonore, ndarrjen e pushteteve dhe traditat. Pjesa e shkruar e Kushtetutës përbëhet nga Akti Kushtetues i vitit 1867, i cili krijoi një federatë dhe trupë të pushtetit legjislativ midis qeverisjes federale dhe asaj provinciale. Gjithashtu dhe Akti Kushtetues i vitit 1982, i cili transferoi kontrollin formal mbi amendamentet e Kushtetutës nga Britania në Kanada, duke shtuar njohjen e të drejtave dhe lirive nëpërmjet Canadian Charter of Rights and Freedoms.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora