E enjte, 01.05.2025, 07:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Rrushaj: Simbolika Antike e Shtetit të ri Dardan

E premte, 27.06.2008, 06:10 PM


Simbolika Antike e Shtetit të ri Dardan

Rrethanat po bëjnë punët e veta, çka ua pamundëson "vetëvendosjen"; u imponohet, u diktohet që marrëzisht, shqiptarët edhe në fillimin e këtij shekulli, duhej që të përpjestojnë fatin e tyre, të ndarë nga trungu, të zhveshur ashtu siç do t'u pëlqente fqinjëve tanë. Meqenrrethanat diktojnë ndryshe, prandaj duhet të kemi kujdesë, që së paku "shtetit të ri" t'i japim një emën, që do të jetë më afër realitetit. Pavarësia patjetër që do të shpallet një ditë; dhe ai shtet duhet të ketë një emën, që dikur e pati emnin historik; e ashtuquajtura Perandoria e Gardhanisë, dhe emnin sinonim që propozoj.

Shkruan Qazim Rrushaj

Gjatë hulumtimeve të historisë së shenjtë shqiptare, kam pasë rast që ta gjej emnin shqiptar ndër mbishkrime, apo shkrimet e vjetra të parahistorisë së hershme. Kam deshifruar emna gjeografik, toponime, që vetëm thjeshtësisht mund të kuptohen shqip, shkurt "shqip". S'dëshirova të merrem me një filozofi abstrakte, të paqartë, por me një albanologji të kthjellët, që trojet tona, dhe troje që sot nuk jeton shqiptari, kanë mbetur si sihariq në të folmen, që janë shënuar po n'atë të folme, që sot me kënaqësi e flet dhe e shkruan shqiptari i ndritur. Agimi i Qytetënisë filloi me Gjuhën e Shqipeve; agimi i njerëzisë dëshmoi vetëm me kulturën, artin dhe trimëninë e shqipeve të lashta; me Shqipet e Bardha! Sa për fjalën "Kosovë", gjuhëtarë e historianë janë përpjekur që të ketë qenë një term sllave.
Kosova po mban një emën thjesht shqip; emnin e një peme. Kosova ka qenë dhe është vend i pemishteve, prandaj ka marrë këtë emën. Kosovë, do të thotë "kajsi-kajsia", një pemë me frute, dhe prej asaj veç përdoret për nevoja ushqimore, natyrisht që prodhohet një lloj alkooli, e quajtur "raki-a". Dardani-a, që është komentuar edhe nga historianë të huaj dhe shqiptarë; zgjidhja: dardha nejë - ndeja e dardhave.
Në Kosovën apo Kajsinë bashkëkohore, kemi edhe shumë krahina të tjera, me të njëjtën rëndësi, që disa përkrahen nga sllavë, dhe mendojnë se ato pjesë apo krahina do të kenë paraardhjen (origjinën) sllave. Nuk është e vërtetë, sepse etimologjia e fjalës do të jetë kryekëput shqip. Shembull, Metohi-a, nuk e ka kuptimin sllavisht, megjithëse sërbët e mbajnë si të tyren. Kur serbët janë shtruar në këtë territor, emnin Metohi, e gjetën aty; edhe kishat kanë qenë të kurdisura nga popullata, që kishte jetuar pikërisht po n'atë vend mijëra vjetë para tyre.
Nga Shqiptarët dhe të tjerë, Metohia-a njihet si "vend i kishave", por me një emën aq të vjetër, parakristian, që vetëm korrespondon me ligjet e fonologjisë apo zanit të fjalës së gjuhës së shqipeve. Meto: Mato (Madhe) dhe Hia: Hyja e Madhe. Hyjë, apo hyjnore, është shprehje e pastër shqipe. Pra, Hyja, Hyjnorja, Mato (madhja) Hyja e Madhe, që sot serbët krenohen, që ata gjoja kanë qenë themeluesit e matohysë. Kemi shembuj konkretë, që Konstandini, apo pasardhësit e tij, djemtë e tij, që ishin konvertuar në të krishterë, kanë ndërtuar shumë "Hyje", sidomos njihet një Kishë e Madhe në afërsi të Nishit, që ishte ndërtuar nga pasardhësit e Konstandinit; për fat të keq u dogjë deri në themel para disa vjetëve.
Shqipet, nuk jetuan vetëm në rrethin e ngushtë të Kosovës, por edhe më gjerë, që historikisht njihet mirë.

Rrafshi i Dukagjinit (apo Doka dukagjin: Zoti Gjin (Zoti i Gjindjes), që atëbotë jetonte rreth atyre trojeve shqiptare. Pra, Rrafshi i Zotit Gjinaj, i asaj gjinije (gjindje), popull. Gjatë kohëve historike, fjala shqipe disi është korruptuar, por kini në dije se "duka-doka" në lashtësi quhej "Zot", dukej se Mesjeta ka ndikuar në ndryshimin e terminologjisë shqipe. Më vonë, përmenden si shtete Zeta dhe Rashka. Zeta, ka të bëjë me emnin "Zotaj" - Kryezoti i asaj krahine apo vendi.
Ndërsa, Serbët, gjoja se kanë formuar ndonjë shtet të tyre, si Rashka, që kuptohet Rrafsha (Rrafshi). Besoj se ajo krahinë ka egzistuar që në lashtësi, përpara se të vendosen fiset sllave; ata emnin Zetë dhe Rrafshë (Rrashkë) as që e kanë ndërruar, por e kanë korruptuar, sepse s'kanë mundur që ta shqiptojnë ashtu siç e shqiptojnë shqiptarët. Pastaj, Dokla - Dukla, emni i lashtë i Malit të Zi. Ai emën ka egzistuar para ardhjes së sllavëve. Dokla (Zotylli). I gjithë Mali i Zi, ka qenë me origjinë shqiptare; emnat dhe mbiemnat e tyre janë fjeshtë shqip edhe në ditët tona.
Asimilimi u bë tek malazezt vetëm në gjuhë; prandaj edhe ajo u nda nga Serbia. Tashmë, vijmë tek tema, për t'u fokusuar rreth emnit "Gardhania - Dardania"!!! Këtu, është një ndryshim i madh, midis fjalës "dardani" dhe "gardhani". Dardani, që kuptohet me "dardhë" dhe "nejë - ndejë"; ndërsa fjala "Gardhania" do të ketë një kuptim më të gjërë. Fjala "garth-gardh" është origjinalja, që më vonë është adaptuar nga gjuhët e lindura europiane dhe aziatike. Këtë emën e mban Gjorgjia, nga gardh; gjermanisht "garten"; sllavët huazuar nga gjermanishtja e korruptuar, në një sllavishte po të korruptuar në "grad", që do të kuptohet "qytet". Kështuqë, lindi fjala e lashtë, në fillim "gardh", u latinizue në "getae", gjermanizue në "garten" dhe sllavizue në "grad". Emni "Gardhani" që është korr! uptuar në Dardani, që ka humbur vetëm germën "G" shndërruar vetëm në "D", e ka kuptimin e lashtë, sepse Gardhania fillon si vend gjeografik të quhet në vjetarët parahistorik, që nga Mesobotania, Kaukazet, Deti i Zi, Azia e Vogël, deri në Detin Adriatik.
Kështuqë, jetonte një komb, që si gjuhë të popullit - njerëzisë, përdorte Gjuhën e Shqipeve. Tani, të mirëkuptohemi, se në këtë artikull të shkurtën, s’mund të spjegohet çdo gjë, por ato më të ndjeshmet. Gardhania, ndryshe do të kuptohet edhe "Gardhmbyllnia - Gardhthurnia", që quheshin "Portat Dardane - Mbyllja, Myllja Dardane ose Mbyllja e Gardheve, Gjerdheve ose Mbyllja e Portave të Mëdha", që përmendet gjatë Luftës së Trojës. Pra, e gjithë ajo pjesë, që përmenda më lartë, është quajtur "Gardhania - Dardania"; zgjidhni një, ke të doni! Në historinë e lashtë, Shypet (Shqypet) tona kanë jetuar në disa pjesë të kontinentit; dhe aty ku vendoseshin - vendin e quajshin: Shype Neja (Neja, ndeja e Shypesë); që për fat, edhe me shumë të drejtë, sot quhet shteti shqiptar: Shypeneja - Shqype rreja - Shqypja Rrija apo Shqypenia - Shqyperia; pra atje ku rrinë shqypet, atje ku nejshin, ndejshin shqy! pet.
Ky do të jetë një rast historik, që Kosova, si emën kaq i përgjakshëm në historinë e saj njëqindvjecare; kaq mjerane nga vuajtjet; njëkohësisht është termë nevralgjike.
Sa për "flamurin", do të jetë i përshtatshëm edhe me flamurin e z. Rugova, ku me atë fushë të kaltërt, që një ditë do të ketë rast të dalë në det, që ky det për fat është "det shqiptar" me shqiponjën dykrenore; që në të ardhshmen s'do të derdhë gjak më për lirinë e saj, në hapsirën që rronë.
E sa për "stemën", do t'u sugjeroja atë të Perandorisë së Madhe Hittite, që shpesh quhej Gardhani, e cila simbolizon bashkimin tokësor dhe atnor të Shqiptarëve.
Sa për himnin, tekstualisht mund ta merrni atë të Shqipërisë Politike.
Gëzuar dhe për shumë vjet Gardhani!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx