Kulturë
Mihai Antonescu: Vlera shqiptare në gjuhë të huaja
E hene, 23.06.2008, 05:27 PM
Vlera shqiptare në gjuhë të huaja
Mihai Antonescu
Hapsira e gjallë ndërmjet Madhështisë dhe Rendësisë
(Shkrim i botuar në revistën Climate literare, Nr. 8, maj 2008, lidhur me veprën Insula nemuririi (Ishulli i pavdeksisë), poezi shqipe nga Kosova, botoi Muzeu i Letërsisë Rumune, Bukuresht, 2005)
Nga Mihai Antonescu*
Një antologji e poezisë së sotme shqipe, e përkthyer në gjuhën rumune nga poeti Baki Ymeri, dhe me një parathënie të shkëlqyer të shkrimtarit Marius Qelaru, është dhe mund të jetë kurdoherë një demonstrim i vlerave autentike të cilat assesi nuk mund ta lënë indiferent të afërmin tonë, lexuesin. “Ishulli i pavdeksisë”, libër i botuar nga Editura e Muzeut të Letërsisë Rumune, me propozim të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, është një pentagramë e inspiruar, duke e përvetësuar, mund të themi, kurorën e blertë të një druri madhështor, me rrënjë të thella në krahërorin fisnik të Dardanisë së lashtë.
Climate Literare |
Madheshti dhe rendesi (Mihai Antonescu) |
Siç thoja edhe më parë, në hapsirën dhurruese të Kosovës, e shpërndarë ndërmjet madhështisë së shprehjes dhe rëndësisë së mbetjes në ndërgjegje, ndërmjet lexuesit dhe shenjës së kësaj pentagrame të mrekullueshme që na fanitet si një dorë miqësore, e shtrirë në faqet e antologjisë “Ishulli i pavdeksisë”, është një distancë që mund të matet vetëm me qarkun e shpirtit dhe me lotin e syve që e kanë parë dikurë duke avulluar buzëqeshjen e po asaj nëne. Edhe një herë, përgëzime poetit të mirë e të dashur, Baki Ymeri, për realizimin e kësaj vepre të sukseshme, dhe për guximin për të prurë në zemër peshën e ketyre bukurive fisnike. Ngase, bukuria, pa marrë parasyshë se ç’mund të thuhet, edhe ajo është një peshë.
*Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë