E shtune, 08.02.2025, 03:39 PM (GMT)

Kulturë

Begzad Baliu: Informacione kulturore

E marte, 24.06.2008, 04:46 PM


Begzad Baliu
Informatë nga IAP-i, 24.6.08

Nga Begzad Baliu

STUDIUESI ZYMER NEZIRI LIGJËRON NË VJENË PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE

Me ftesën e Qendrës ndërkombëtare Lalish të Vjenës, në kuadër të aktivitetit Dialogu ndërkulturor 2008, studiuesi prof. Zymer Neziri nga Prishtina, ligjëron për Eposin e Kreshnikëve më 28 qershor, kurse lahutari Isë Elezi do të ekzekutojë me lahutë një fragment kënge të këtij eposi, Muji e Gavran Kapetani. Dy ditë më vonë, më 30 qershor, ata do të paraqiten me këtë program edhe në Universitetin e Vjenës, pra studentëve dhe profesorëve të Institutit të Shkencave Gjuhësore.
Pas Parisit, tash edhe në Vjenë, në këtë qendër të madhe të kulturës evropiane, nga prof. Z. Neziri dhe lahutari I. Elezi do të shpalosen vlerat e mëdha të epikës sonë gojore, që konsiderohen ndër visaret më të çmuara etnokulturore kombëtare dhe të njerëzimit.


KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR FOLKLORIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Në fillim të këtij korriku, qyteti boshnjak Tuzlla, do të jetë vendi ku do të tubohen studiuesit e folklorit nga shumë shtete të Ballkanit, të Evropës, të Amerikës dhe të Azisë. Këtë konferencë shkencore katërditore, me titull Kthimi i këngës: Koleksioni i Millmen Perit (Milman Parry), dhe jehona e tij receptive në botë, që fillon më 3 qershor, e organizojnë Universiteti i Tuzllës (Bosnjë e Hercegovinë) dhe Universiteti i Harvardit (Kembrixh, SHBA).
Janë paraparë të lexohen mbi dyzet kumtesa, kurse grupi më i madh i studiuesve të jashtëm është ai amerikan (10), nga universitetet Harvard, Princeton, Missouri, etj.Ndër ta dallohen: Johan Milles Foley, Aida Vidan, David Elmer, Stephen Schwarc etj. Nga studiuesit boshnjakë do të jenë: Gjenana Buturoviq, Munib Magllajiq, Ernest Kujunxhiq, Mirsad Kuniq etj. Në këtë konferencë merr pjesë me kumtesë edhe këshilltari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, dr. Zymer Neziri, studiues i folklorit, Lahutarët e Allbert Llordit (Albert Lord) nga Shqipëria e Veriut. Marrin pjesë edhe studiues nga disa qendra universitare të Ballkanit, si dhe nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Irani, Greqia e Rusia.
Koleksioni i Millmen Perit, profesor i Harvardit, i mbledhur dhe i incizuar ne vitet 30 të shekullit të kaluar, me ndihmën e asistentit Allbert Llord, është koleksioni më i madh në botë me këngë, kryesisht epike, nga Ballkani Perëndimor, ku vend me rëndësi zënë edhe këngët epike shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora