Kulturë
Ylli Polovina: Skënderbeu shtrembërohet qëllimisht
E merkure, 25.06.2008, 09:31 PM
Nga Oliverta Lila
Ka një prirje të qëllimshme çmitizuese të Skënderbeut dhe të goditjes së simboleve tona kombëtare". Arritja në këtë përfundim e ka ngacmuar publicistin Ylli Polovina të polemizojë në faqet e një libri, që është vetëm pjesa e parë e një triptiku. "Gjysma e harruar e Skënderbeut", ka pak kohë që është hedhur në treg nga shtëpia botuese "Emal", ndërsa dje autori ka organizuar një promovim në sallën e ish-MTKRS-së, aty ku është vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës. Polovina kundërshton prirjen që qarkullon kohët e fundit për t'iu kundërvënë figurës së Skënderbeut, për të cilën ai mendon se është e organizuar dhe në të cilën nuk janë përfshirë historianë, por amatorë. Sipas tij, shqiptarët ende nuk e njohin të plotë dimensionin e Skënderbeut. "Diktatura i ka fshehur atij dimensionin europian", - shprehet Polovina, duke theksuar se gjatë dhjetë vjet e gjysmë kërkime ka gjetur dokumenta që e vërtetojnë këtë dhe është i hapur t'i shfrytëzojë në rang debati. Libri i tij është më shumë një analizë e gjithë ideve që qarkullojnë kohët e fundit, duke cituar me iniciale dhe autorë shkrimesh të ndryshme, se sa një renditje faktesh. E në këtë analizë, ai nuk lë pa përmendur edhe ata që e shtrembërojnë heroin kombëtar thjesht për sens protagonizmi.
Prej pak kohësh keni hedhur në treg librin "Gjysma e harruar e Skënderbeut", një botim që i paraprin një triptiku për heroin kombëtar. Cili qe ngacmimi që ju orientoi drejt këtij personazhi, për të cilin është shkruar shumë?
Cila është gjysma e harruar e Skënderbeut?
Në libër ju polemizoni ndaj disa shkrimeve dhe ideve të hedhura, sidomos kohët e fundit, të cilat i kundërvihen Skënderbeut që ofron historiografia.
Ç'ju shtyn të reagoni?
Nuk mendoni se në këto ide që hidhen sot nuk ka asgjë të organizuar, bëhet thjesht për protagonizëm?
Sigurisht që ka edhe të tillë. Sot lajm është kur e ul Skënderbeun se ndryshe duket se bie rutinë. Në këtë atmosferë të madhe të ideve që hidhen në treg, ka emra të veçantë në sfond, të cilët edhe pse për protagonizëm, të gjithë inteligjencën e tyre e vënë në shërbim të së kundërtës. Me dhjetëra vite më parë historiografia shqiptare ka tentuar ta interpretojë si njeri, si diplomat, në raport me gruan, me Venecian, me vartësit e tij, me tradhtarët. Ne kemi figura të bukura për shkrimin e tij si Sabri Godo apo Kristo Frashëri. Sot, në prirjen për çmitizim ka nga ata që e konsiderojnë tradhtar, e bëjnë të shkurtër kur ishte i gjatë dhe i bukur. Por mund të jetë i shkurtër dhe nuk ka asnjë problem. E gjithë kjo mendoj se është punë e organizuar. Sot luftohet për kujtesat kombëtare dhe veçanërisht kujtesa historike.
Ju e theksuat në fillim se keni mbledhur fakte dhe dokumente të nevojshme për të hyrë seriozisht në një polemikë. Në këtë botim nuk i keni përfshirë ato, të paktën të dukshme vizualisht...
Në këtë botim të parë të triptikut, por edhe ato që do të vijnë më vonë, nuk kam marrë rolin e historiografit për të dhënë të detajuara dokumentet. Ky është një libër saxho, e megjithatë unë i citoj në shkrim dokumentet që kam gjetur. Pasioni i të rishkruarit me përmbysje apo nëpërkëmbje, kaq shumë e gjallëruar këto kohë, ndryshe nga ç'mund të pritej, nuk i ka zënë historianët, pra profesionistët, por amatorët. Për të gjitha këto, për këta aspak reformues por deformues, jap në libër argumentet e mia. Ato janë modeste dhe për këtë arsye, edhe të hapura për t'u kritikuar e korrigjuar.