E merkure, 12.02.2025, 04:00 AM (GMT)

Kulturë

Qazim Rrushaj: Pellazgët flasin shqip në interpretim të mbishkrimit të Pilurit

E merkure, 25.06.2008, 03:12 PM


Pellazgët flasin shqip në interpretim të mbishkrimit të Pilurit

Një Konferencë Shkencore të disa personaliteteve të shkencës e të kulturës nga Shqipëria, Dardania dhe Turqia, mbajtur në qytetin Peqin “Pellazgët Flasin Shqip” e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Prejardhjes dhe nga Komiteti Shqiptar i Dodonës, me ndihmën e fondacionit “Muja dhe Halili”, që në konferencët morën pjesë personalitete të shquara në fushën e pellazgjistikës, mbishkrimeve të palexueshme, antrapologjisë proto-mesdhetare dhe kosmogonive jo greke të Ballkanit, diskutuan për mbishkrimin e Pilurit: “Dinamotijebota”; zbuluar më [1992 nga arsimtari Dhimo Thirnjo që punon si mësues bukurshkrimi në Korfuz], e gjeti në një faqe shkëmbore t’atyre anëve. Siç është vënë në dukje, mbishkrimi është i lexueshëm, sepse është i shkruar me alfabetin pellazg. Nga ana tjetër vështërsitë kanë të bëjnë me interpretimin për shkak të mesazhit tejet të shkurtër për analiza kontekstuale. ! Revista “Murrlan” [2004]

Shkruan Qazim Rrushaj

Më vjen mirë, që kohët e fundit, po bëhet diçka me arkeologjinë, veçanërisht mbi prejardhjen e gjuhës shqipe. Një agjitim i mrekullueshëm mbi pjesëmarrjen e ajkës kombëtare; njerëz të shkencës dhe të kulturës shqiptare të nivelit të lartë gjuhësor. Më jep zemër e guxim që t’i përshëndes interpretimet e tyre ashtu siç ua ka marrë mendja, të spektrit të tyre kulturor. Këtu kisha për të thënë shumë, por artikullin në fjalë do t’a ngushtojë në përmasa, përkushtëzuar vetëm fjalës “dinamotijebota”, gjë që interpretuesit janë përpjekur për t’ia dhënë plotësisht kuptimin shqip.
Po ua them haptas, se në lashtësi nuk kanë egzistruar gjuhë të tjera pos shqipes. Quaje si të duesh: pellazgjishte, ilirishte, thrakishte, sanskritishte; ata ishin një gjuhë, dhe sot fal Zotit e quajmë Gjuha e Shqypeve apo Gjuha Nânë, siç është shqiptuar në lashtësinë parahistorike.
Jam këshilluar me literaturë të gjithanëshme botërore; të çdo gjuhe e kombi që egziston në botë. Gjeta vetëm një gjuhë që kuptohet, dhe ajo është gjuha shqipe. Shqipja me padyshim figuron në çdo shkrim e alfabet: me hieroglifet egjiptiane, me alfabetin kunjor, pellazg, etrusk, ilirë e tjerë.
Deshifrimi është i vështirë, zbërthimi i fjalës së vjetër është delikat. Por, përpara se deshifrohert diçka, duhet kuptuar një gjë, që po e them me theks të veçantë. Shumë historian, gjuhëtarë të huaj, kur nisen për t’a interpretuar [shqiptuar] fjalën e “lashtë”, nisen nga figura, përmendore, duke ia dhënë kuptimin e një “perëndie”, të ndonjë mbreti aktual egjiptian, etj. Por në lashtësi ka qenë e vështirë që të kenë egzistuar emna të tillë. E, them shkurtë: Pellazgjët apo Dardanët që janë marrë me shkrime të tilla, kanë qenë njerëz të thjeshtë, që janë marrë me punë dore, me ndërtimtari. Ata i kanë shënuar nëpër pllaka, shkëmbinj guri për punën që kanë bërë, për punën që kanë krijuar.
Fjala rreth mbishkrimit në fjalë “dinamotijebota”, që i takon antrapologjisë proto-mesdhetare dhe kozmogonisë jo greke në Ballkan, që është diskutuar mbi mbishkrimin e Pilurit. Thuhet se shkrimi është i lexueshëm, sepse është shkruar me alfabetin pellazg. Çdo alfabet në botë është i kuptueshëm, nëse je i aftë për t’a lexuar; nëse ke njohuri ndaj atij alfabeti, ndaj atij shkrimi. Megjithëse, disa nga ata fjalë i aknë interpretuar drejtë, siç thuhet: thyej, theva, etj. Fjalia në fjalë nuk është zbërthyer në tërsësi.
Unë munda që t’a zbërthej shumë më thjeshtë, ashtu siç ai bërësi i vorbave, i gotave e ka shkruar.
DINAMOTIJEBOTA, që e kam ndarë në pesë fjalë: DI- DY; NA – NA; MO – M’I; TIJE – THYEJE; BOTA – GOTA. Zbërthimin e bëra fjalë për fjale, duke ia filluar që nga fjala e parë. Mjerisht, përsëri fjalia s’është e kuptueshme; nuk tingllon asesi për të nxjerrë qartësimin e fjalës, se ishte vërtetë me brumë shqiptar. Por, një kuptim i rrënjësishëm [mrekullueshëm] do t’na dilte kështu: “Dy bote [gota] m’u thyen”. Shkruesi i mbishkrimit, me keqardhje po shprehet, se atë ditë prodhoi, bëri disa “bote – gota”, fatkeqësisht nga ajo sasi, dy bote u thyen.
Fjala “Bote: bote është enë prej balte; shtambë me përmasa të ndryshme që përdoret për ujë, dhe lëngje të tjera. Pi me bote. Termën “gotë” e gjej në fjalorin Katallian, që shqiptarët e sotëm e përdorin për pije të ndryshme. Disa e quajnë edhe [kupë [koupë].
Këto ishin Pellazgët, që u shfaqën të parët në qeramikë, në ndërtimtari. Kjo është mënyra më e lehtë për të zbërthyer pellazgjishten e lashtë, që unë do ta quajë Lejlekishte “Lelegishte”, sepse ata Lejlekët e lashtë ishin truri i zhvillimit të kulturës, gjuhës, filozofisë dhe fesë në Dodonën, Zotonën Pellazgjike – Dodonën e Shqipërisë së Poshtme.
Kur të bëhen zbulime të tjera me karakter arkeologjik në Shqipëri apo Greqi, sido që të jenë të shkruara, me çfarëdo alfabeti; përkufizoheni në gjetjen e fjalës shqipe. Shkronjat, nuk ishin të shkruara nga Perëndia, por nga zotërit pellazg. Gabimi më i madh i arkeologëve tonë të moneizmit, se kur fjalën e gjejnë me germa greke, thonë se i takon paraudhës Hellandike, që kur s’ka egzistuar në histori apo helenike, që se kanë meritën, sepse ata ishin që sot na jemi. Ai ishte shkrim ndërkombëtar, ajo ishte mesa dij unë gjuhë ndërkombëtarisht e njohur si gjuhë e shqypeve!
Mos harroni se edhe sot e kësaj dite, në Korfuz, ka boll njerëz të ashtuquatur grekë, që flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe; ata ishin Arvanitë, popull i parë në Greqinë Antike.
Arvanit, Arbanit – Arnaut [Zjarrnahut: Shqypet e Zjarrta] që njihen si banorë, komb në historinë e shekujve 2000 p.e.sonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora