E hene, 29.04.2024, 04:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Suzana Kuqi: Menopauza

E hene, 30.06.2008, 05:42 PM


Suzana Kuqi
Menopauza

Nga Suzana Kuqi
 
Menopauza! Ja që është edhe kjo në jetën e grave. Fillon pa e kuptuar duke të bëre të padurueshme. Të padurueshme me burrin, fëmijët, koleget e pse jo , edhe me vetveten. Truri është një fushë beteje mendimesh e idesh nga më të çuditëshme, duket sikur po çmendesh pak e nga pak, nuk e gjen dot arësyen përse ndjehesh kaq keq, e çfarë bën  ?Jua ven fajin të gjithëve, e kapesh me të gjithë po të ketë mundësi me të gjthë botën.Pastaj  ato … që nuk të vinë. Pastaj doktoresha që të çon të bësh analizat dhe ja më në fund kam në dorë një letër , me vulën dhe emrin e saj që thotë se jam në menopauzë. Kjo i sqaron të gjitha. Kthehem në shtëpi dhe ja tregoj burrit të dashur.
– Aha !- thotë ai dhe tund kokën në mënyrë të atillë që don të thotë që tani i kupton dhe ai të gjitha. Më e çuditëshmja, më lenë rehat e nuk ma varin më kur grindem apo bërtas as edhe kur bëj ndonjë gjë në kokën time. Terapia e hormoneve që më ka dhënë mjekja ka filluar të bëjë efekt dhe une nuk ndjehem dhe aq keq, bile dhe harroj që jam në këtë gjendje por tani unë ja kam ndier lezetin. Vetëm se më vjen turp ndryshe do ta zmadhoja atë copë letër e do ta vija në kornizë. Tani me lejohen të gjitha, edhe të mos gatuaj. Ata bëjnë sikur nuk e vënë re e gatuajnë vetë, mjaft të mos gërricen me mua. Këpus kumbulla sa të duash, bëjnë sikur më kuptojnë. Fëmijët që tashmë janë të rritur po e po. Dinë shumë fëmijët e sotëm. Ne ishim injorante në kohën tonë. Më kujtohet se kur i pashë për herë të parë lulëkuqet e mia , unë nuk i thashë askujt. Vonë, i thashë nënës , ndërsa babait edhe se e kisha si shok kurrë nuk i thashë gjë. Por ai e mori vesh nga nëna e nuk më tha gjë gjithashtu. Mundohesha t'i fshihja a thua se ishte turp i madh që e kisha bërë unë e jo se e kisha nga natyra. Me vajzën time ndryshon puna. Ajo që ditën e parë të ciklit deklaron :- Jam në humor të keq më ka filluar cikli…
E ne të gjithë mundohemi të jemi të kujdesshëm me vajzën t7 mos e bëjmë nevrik. Ndërsa ne kush na e varte, le që nuk mund ta dinin. Ndërsa sot kanë ndryshuar kohët, kanë dalë linesat. Sa kollajllëk. Por edhe ato vajza ime ngadonjëherë i harron në banjë. Jo se i lë ashiqare, e shkreta i pështjell në atë qesen e tyre e po të mos i ngasësh nuk e merr vesh se ç'është. Po ku të lë qeni. Ai i gjëmon i merr dhe i sjell rrotull nëpër shtëpi . E unë ruaj e gjëmoj qenin. Por nuk e di se si e bën dhe i merr prapëseprapë. Një ditë e kish marrë, e mbante ndër dhëmbë e i rrinte përkarshi burrit të dashur duke i tundur bishtin. Ai e shikoi por nuk kuptoi gjë se ç'ishte.
- Cfarë i ke dhënë qenit për të ngrënë ?- më pyeti. Unë sa e pashë m'u ngritën qimet përpjetë.
- Bjere këtu !- i bërtas qenit. Po ku dëgjonte ai. Kur unë fillova t'i bërtas më shumë shkoi dhe e hodhi tek këmbët e burrit i cili u përkul për ta marrë.
- Mos e prek !- i ulëras unë dhe hidhem si skifter e ja heqnga duart. I shkreti mbeti me gojë hapur  nga e gjitha kjo por nuk guxoi të më pyeste se ç'ishte ajo gjë që une e zhduka sa hap e mbyll sytë. As sot e kësaj dite nuk e ka marrë vesh. Unë shkova drejt e në dhomën e vajzës e desh ja hodha turinjve :
- Idiote ! Herë tjetër mos i harro në banjë !
E që nga ajo herë ajo nuk i harron më. Nuk ma mori për të keq jam në menopauzë. Kjo fjalë magjike lakohet rast e pa rast. Një ditë që ishim të tre në shtëpi , unë, vajza dhe djali , ky i fundit vjen e pyet:
-  C'do të na gatuani për drekë sot meqë jeni të dyja në shtëpi ?
Vajza i përgjigjet qetësisht:
- Dëgjo këtu , mua më ka filluar cikli e mamaja është në menopauzë , kështu që bëj vetë për të ngrënë.
Djali nuk ktheu përgjigje e u largua ne dhomë të vet .Mua më erdhi për të qeshur. Sigurisht e bëra drekën , por në mbrëmje m'u kujtua dhe ja tregova burrit këtë batutë. Ai më pa një copë herë e pastaj më tha :
- Po ti, nuk ke turp që u thua fëmijëve që je në menopauzë ?
-A!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora