E hene, 29.04.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Myrvete & Begzad Baliu: Pse ankohej profesor Jup Kastrati

E diele, 29.06.2008, 01:38 PM


Begzad Baliu
PSE ANKOHEJ PROFESOR JUP KASTRATI

Shkruajne: Myrvete & Begzad Baliu

Duke bërë kërkime në arkivin personal të Profesor Jup Kastratit, na ka rënë në dorë një dorëshkrim i shkruar shumë vjet më parë, madje i shkruar në tri versione. Një version i shkurtër (prej tetë faqesh të ngjeshura makine) dhe një tjetër më i gjerë (prej tridhjetë e tri faqesh makine), sado që të dy pa ndonjë ndryshim të madh në aspektin përmba¬jtë¬sor, gjendeshin në një dosje. Versioni i tretë gjendet në një dosje tjetër dhe ka 157 faqe.
Diku në fund të viteve ’60 Profesor Jup Kastrati me kërkesën e drejtoreshës së Biblio¬tekës Kombëtare të Tiranës, kishte shkruar një tekst me titull: Informacion mbi punën që kam bërë për hartimin e “Bibliografisë së Skënde¬rbeut”.
Ndonëse në pamje të parë Profesori i nderuar ankohej për punën e jashtëza¬konshme dhe të lodhshme gjatë përgatitjes së Bibliografisë së Skënderbeut, në të vërtetë teksti bëhet në kontekst të dëshmisë deri në imtësi për autorësinë personale të kësaj vepre.
Megjithëse, duket sikur ai ankohet për situatat familjare, kolegiale dhe institut¬cionale nëpër të cilat ka kaluar gjatë kohës që po merrej me përgatitjen e veprës, në realitet ai ankohet njëkohësisht për vetminë e tij, për ndërkëmbjen dhe për nepërkë¬mbjen e autorësisë së kësaj vepre.
Shkruante Profesori i Madh për të gjitha në dorëshkrimin e njërës prej dosjeve të tij, ashtu sikur dinte të shkruante vetëm Ai: saktë, për kohën dhe për hapësirën; dendur, për numrin e madh të dëshmive; besueshëm, për racionalitetin e arsyetimit; rrjedh¬shëm, për elekuencën e sintaksës së mendimit.
Profesori nuk thoshte deri në fund vetëm një gjë, sado dëgjohet larg ankimi i tij: Bibliografia e Skënderbeut, duke u mbështetur në kërkimet afatgjata, sintezat, referimet, përgatitjet dhe madje Hyrjen, janë punë e tij prej titaniku, se ajo është vepër personale e tij, e cila iu mor në emër të disa kombinacioneve meskine nga drejtues politikë të institucioneve shkencore dhe kulturore të Tiranës.
Ja disa shembuj nga dorëshkrimi i tij:
Më 28 janar 1966, Ministri i Kulturës Fadil Paçrami ka komunikuar vendimin e dikasterit për hartimin e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, si një aksion me rëndësi kombëtare, politike dhe shke¬ncore. Po atë ditë, ka komunikuar Grupin e punës që do të përpilonte librin, të përbërë nga Zef Prela, Jup Kastrati, Kasem Biçoku, si dhe Komi¬si¬o¬nin drejtues, udhëzues, redaktues dhe kontrollues, të përbërë nga prof. Aleks Buda (kryetar), prof. Dhimitër S. Shuteriqi, prof. Mahir Domi dhe Marika Vogli. Vepra do të ishte botim i Bibliotekës Kombëtare.
(…)
Megjithë që Grupi i punës përbëhej prej tre vetesh, ky, në fakt, u reduktue vetëm në Jup Kastratin. Zef Prela u tërhoq që në ditën e parë, sepse kërkoi të kryej vetë Bibliografinë, pa bashkë¬pu¬nim me të tjerët.
(…)
Më 1 korrik 1967 kam bërë gati veprën maket, variantin e parë të “Bibliografisë së Skëndërbeut”, (…) Më 14 shtator 1967, kam dorëzuar variantin e dytë të veprës në fjalë, me 470 tituj librash të përshkruar. Më 12 janar 1968, kam dorëzuar variantin e tretë me 735 faqe të daktilografuara, më 659 tituj veprash të përshkru¬a¬ra, nga të cilat 320 nga fondet e Bibliotekës Kombëtare (libra, mikrofilma, fotokopje).
(…)
Më 3 dhjetor 1967, shoqja Marika Vogli më shkruante një letër nga Tirana, në të cilën, ndër të tjera, më thotë edhe këto: “Bibliografia është gati për t’u shqyrtuar në Komision. Të gjithë i kanë marrë kopjet e tyre. Nuk di kur mund të vini për të caktuar datën e mbledhjes. Çështja ka karakter tepër urgjent, pasi në komisionin qeveritar është raportuar që vëllimi i parë ka shkuar në shtyp dhe po punohet për vëllimin e dytë. Zgjatja e punës për dorëzim do të ketë pasoja serioze. Shokët e Ministrisë së Arsimit e të Kulturës më porositën ta dërgojmë urgjent në shtyp”. Në këto rrethana u vendos që të çohej në shtyp vëllimi i parë, që përfshin periudhën 1473 - 1700, d.m.th. shekujt XV, XVI, XVII, që ishin shqyrtuar nga Komisioni, duke hequr nga ky vëllim shekullin XVIII, për të fituar kohë për shtypshkrim.
(…)
Në mbledhjen XVII të datës 27 korrik 1968, Komi¬sioni ka marrë këto vendime: “Ripunimi i parathënies dhe i hyrjes së veprës “Bibliografia e Skëndë¬rbeut” do të bëhet nga prof. Aleks Buda në bashkëpunim me Jup Kastratin. Shënimet përkatëse për veprat e përshkruara, plotësimet eventuale si edhe aparatin shkencor do t’i bëjë Kasem Biçoku. Me këtë mënyrë Kasemi do të kompensojë punën që duhej ta bënte, por që, për arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasë mundësi ta bënte gjatë viteve 1966 dhe 1967.
(…)
Vepra u bë gati për shtyp, që në dhjetorin e vitit 1969. Mbeti për t’u përfunduar Hyrja nga prof. Aleks Buda mbi bazën e variantit tim të parë dhe të sugjerimeve të shokëve. Në të vërtetë, Hyrja qe vendosur nga Komisioni që të bëhej nga prof. Aleks Buda, por, duke qenë i zënë ai me punë të ndryshme, m’u la që të bëja unë, të cilën e hartove në Shkodër, më 10 mars 1968 (12 faqe të daktilografuara).
(…)
? Puna ime për hartimin e Bibliografisë së Skë¬n¬de¬rbeut dëshmo¬het nga një tok dokumentesh zyrtare:
? nga procesverbalet e mbajtura në gji të Komisionit, ndër 21 mbledhje të ndryshme, gjatë viteve 1966, 1967, 1968, 1969;
? nga kopjet e veprës “Bibliografia e Skënde¬rbeut”, në tri variantet e ndryshme dhe, sidomos, nga ai definitiv (1473 - 1800);
? 735 faqe të daktilografuara; përmban tekstin e plotë të “Bibliogra¬fisë” sime për periudhën 1473 - 1800;
? 241 faqe të daktilografuara; përmban vepra të viteve 1800 - 1967;
? 391 faqe të daktilografuara; përmban procesin e punës sime për përshkrimin e veprave të shekullit XVIII. Gjithsej 1524 faqe të daktilogra¬fuara, të dorëzuara në drejtori të Bibliotekës Kombëtare.
(…)
A është Profesor Jup Kastrati studiuesi i vetëm, ankimet e të cilit kemi mundur t’i lexojmë dhe t’i dëgjojmë edhe më parë, dhe a është kjo vepra e vetme e cila në një mënyrë apo një tjetër iu përvetësua?!.
Jo!
‘Në prag të themelimit të Akademisë së Shkencave, - kujtonte shpesh Profesori ynë - një pasdite vere, në derë të shtëpisë me troket X. Y. (Nomina sunt odiosa! - shënim yni). Në mbledhjet bazë të partisë, i ishte tërhe¬qur vërejtja se disa drejtues shke¬n¬c¬o¬rë, po tregonin dobësi në kërkimet shkenco¬re, prandaj nëse donin të vazhdonin drejti¬min e institucioneve shkencore, ata, së pari, duhej të tregonin rezultatet e tyre. Për këtë arsye, shoku (X. Y.) kishte ardhur nga Tirana në Shkodër për të më marrë dorë¬sh¬k¬ri¬min Vepra filologjike e Jeronim de Radës, që ta botonte në Akademi si vepër të tij. Nxora nga sirtarët dorëshkrimin e përga¬titur me mund e djersë, si ta nxirrja një krah nga trupi im dhe ia dhashë. X-i mori dorëshkrimin dhe shkoi. Si njeri që më shumë e kam dashur librin se mundin tim, një kohë e kam pritur me ëndje botimin e saj. Pas tre vjetësh kam kuptuar se dorë¬shkrimi Vepra filologji! ke e De Radës ende po priste në sirtarët e një sekretarie. Kam gjetur një rast të volitshëm dhe e kam tërhequr pa zhurmë, pa guxuar ta përmend askund, deri në vitin 1990’.
Sot ka shënime dhe kujtime të pafundme, të cilat e dëshmojnë përvetë¬si¬min e pjesshëm apo të plotë, të materialeve të terrenit, të dosjeve, të arkivave, të përkthimeve të veprave (dorëshkrime) dhe më në fund të pjesëve të veçanta të rezulta¬teve shkencore nga studiues të caktuar.
Kur një ditë të shkruhet një histori kritike e albanologjisë do të shohim se anki¬met e shumë studiuesve të lëna në dorësh¬k¬rim, si të Profesor Jup Kastratit, do të jenë të përligjura. Në institucionet shkencore edhe sot mund të gjenden dorëshkrime të autorëve të ndaluar apo të pabotuar, pjesë të studimeve të të cilëve janë përvetësuar edhe nga ata studiues pa të cilët ’nuk mund’ të shkruhet historia e albanologjisë; në veprat e shumë studiuesve sot mund të gjesh referenca shkencore (nga vepra apo materiale arkivore), të cilat ata kurrë nuk i kanë parë, e megjithatë i kanë komentuar në formë të ndërmjetme, pa marrë mundin më të vogël që të shënojnë autorin apo veprën e ndërmjetësuar; në studime të ndry¬shme, për të cilat besohet se janë shumë serioze, mund të gjesh citate të tëra të përkthyera nga autorë të ndaluar, krye¬sisht në Shqipëri, për të cilët studiuesit tanë nuk e ndiejnë aspak! të moralshme që të shënojnë përkthyesin, veprën e përkthyer në dorëshkrim, arkivin e institucionit shkencor prej nga i kanë vjelë etj.
(Kohë më parë, në një nga institucionet tona shkencore në Prishtinë, na ka rënë të shohim një artikull të Joklit të përkthyer në vitet ’60 në gegërishten letrare, të cilin një studiues i mëvonshëm kishte provuar ta kthente në standard, në mos edhe ta botonte. Nuk e dimë arsyen e mosbotimit, por e dimë se fjalitë e nënvizuara autori i ka përfshirë në studimin e tij pa referencë).
Nuk e kemi fjalën për numrin e madh të veprave, në të cilat shkruhen paragrafë të tërë pa thonjëza me një fusnotë formale në fund të tekstit, po i lëmë mënjanë edhe ato koncepte të kompiluara a të përmbysura, të nxjerra brenda studimeve shqiptare, teori e koncepte të përvetësuara nga shkollat e huaja, e të cilat më pas nga fillimi deri në fund mbushen me shembuj të albano¬lo¬gjisë. Nuk e kemi fjalën për ndikimet shkollore dhe metodologjike.
Fjalën e kemi për përshkrime të tëra, të idesë, koncepteve dhe projektit personal deri në plagjiaturë.
Sa shumë ankime të heshtura do të ketë pasur, kur X autorit i merrej përkthimi i Joklit nga gjermanishtja e nuk i përmendej emri; kur Y autorit i merrej skedari i leksikut të mbledhur me aq mund ndër krahinat e ftohta e të largëta dhe bëhej kumtesë për sesione shkencore, pa iu shqiptuar emri qoftë edhe në fusnotë; kur N autorit i merreshin rezultatet e përfunduara të një studimi krahasues me gjuhët e vjetra greke e romake dhe i duhej të heshtte.
O, sa shumë ankime të heshtura, sa të thella, sa të rënda, sa të gjëmshme, sa shpirtërore, do të ketë pasur!
Po Profesor Jup Kastrati, pse nuk i publikoi Relacionet... pas viteve ’80, apo pas daljes së vëllimit të parë të Bibliografisë së Skënderbeut?
Sigurisht, se duhej të përmendte shumë emra të tjerë!
Ndërsa, nomina sunt odiosa!
Deri kur do të kenë të drejtë latinët e mençur?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora