E shtune, 27.04.2024, 09:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Liri Rasha: “Kënga e kurbetit”, kënga ime e preferuar

E hene, 30.06.2008, 06:03 PM


Liri Rasha
Liri Rasha: Viti më i veçantë  ka qenë viti 1983, ku kam shkuar me Ansamblin e Shtetit në Gjermani, aty kam kënduar një këngë kurbeti

“Kënga e kurbetit”,  kënga ime e preferuar

Nga Albert Zholi

Zëri i saj brilant ka ngritur peshë platetë e shumë vendeve të botës, kudo ku ka emigantë shqiptarë, në të katër anët e globit. Një këngëtare e veçantë e traditës së këgës popullore veriore. Si vet emri që mbart mbi vete, ashtu ka qënë ajo me këngën, e lirë, si shtojzacvalle, e ëmbël, impresionuse, duke ruajtrur me fanatizëm, traditën, por duke heshur dhe sytë drejt së resë në këngën e mirëfilltë popullore shqiptare. Në rrugëtimin e saj skenik, ajo asnjëherë nuk ka deformuar këngën e bukur popullore edhe në emër të parasë. Gëzimi i saj më i madh është që vajza e saj po e vazhdon me po atë dinamizëm dhe përkushtim rrugën e nënës, duke lënë hapur shtigjet e fluturimit brenda familjes në këtë profesion kaq të brishtë por edhe  të bukur dhe magjik.

Liria dhe  fëmjijëria juaj. Bangat e shkollës dhe trokitja e këngës?

-Unë kam lindur në një nga fshatrat e Dibrës që quhet Dalldar, kam mbaruar  tetëvjeçaren në fshatin tim dhe pastaj kam mbaruar të mesmen në Peshkopi dhe më vonë kam kaluar në estradën profesioniste.Kam mbaruar edhe një specializim për kanto, ku kam pasur petagogët më të mirë Ibrahim Tukiçin, Luçie  Milotin, Ramiz Kovaçin që ka qënë një nga petagogët që është marrë më direkt me mua.

A e mbani mend në jetën shkollore kur keni dalë për herë të parë për të kënduar  dhe kush ju zbuloi si talent?

-Krahinës që i përkas  unë, ka  qenë  një krahinë  shumë e  thellë, ku nuk  kishte shumë aktivitete.Aty bëheshin aktivitete vetëm kur ishte festivali i Gjirokastrës, i cili ishte njëherë në katër vjet. Jam zbuluar pothuajse rastësisht, kur kam qenë duke  ndenjur  në shtëpi  duke kënduar për qejfin tim. Aty ka kaluar  një mësues i imi dhe kur kam shkuar në orën e matematikës, në vend që të përgjigjesha për  mësimin që kisha, ai më thotë mua se ti Liri sot do të këndosh. Unë  i thashë se  nuk  di të  këndoj, ai tha  se din të këndosh dhe bukur bile.

Sa  vjeç  ishe në atë  kohë?

Në atë  kohë isha 13 vjeçe.

Kur ke dalë për herë të parë në skenë përpara një publiku të gjërë?

Për herë të parë kam dalë në klasën e tetë. Nga fshati ku kam lindur më morën direkt në Peshkopi. Peshkopia po përgatitej për Festivalin e Gjirokastrës, dhe më morën me grupin e rrethit. Në festivalin e Gjirokastrës   në vitin 1973, ishte  një  publik  shumë i gjerë. Emocionet ishin shumë të mëdha. Të papërshkrueshme. Ajo kala gjigande. Ai qytet i gurtë, më pëcillnin në kujtesë lexime për mbretër dhe legjenda.

Çfarë  kënge  ke kënduar?

Aty kam kënduar këngën “Oj syzeza vetull hollë”, kjo është një potpuri këngësh dibrane.

Mbaruat shkollën e mesme për mësuese dhe filluat profesionin e  mësuesisë?

Me shumë dëshirë e mbarova shkollën për mësuese, por ato të rrethit iu duk sikur unë jepja më shumë për muzikë se sa në mësuesi, dhe kështu kalova  direkt në estradën profesioniste të rrethit si këngëtare.

-Në ç’vit ke filluar  në Estradë?

-Kam filluar  në vitin 1977.

-Po kënga e parë kur dole në skenë për  herë të parë në Peshkopi kush ka qenë?

- Ka qenë kënga “Mora rrugën, mora”. Kjo ka qenë një këngë e thjeshtë por e plëqyer në trevat tona. Kjo këngë edhe nga vetë titulli më hapi rrugën e gjerë të skenës. Pastaj në festivalet e mëvonshme të Gjirokastrës  ku unë përfaqësoja rrethin mu dhanë  këngë të tjera. Pra shumë pika kulmore të aktivitetit tim lidhen me Gjirokastrën. Nga ky qytet i gurtë më lidhin shumë kujtime. Ai për mua mbetet mistik. Ismail Kadare e ka përshkruar aq bukur në romanin e tij.

-Cfarë këngësh keni kënduar  kryesisht me estradën e  Peshkopisë?

-Me estradën e Peshkopisë kam kënduar  këngë nga të gjitha trevat.Nga veriu, nga Shqipëria e mesme, nga të jugut. Por edhe këngët e Kosovës  i kam pasur shumë për  zemër. Kam kënduar edhe këngë të huaja, ku kryesisht kemi pasur më të lejueshme këngët turke.

A mban  mend ndonjë titull të ndonmjë kënge turke?

Kam kënduar këngën “Edmerim byçym, byçym”,” Mavi, Mavi” e shumë  të tjera, sepse çdo premierë që jepnim na futnin nga  një këngë të  huaj turke.

Me kë ke bashkëpunuar me estradën e Peshkopisë, si regjizor, dhe kompozitor?

Kompozitor ku kam marë edhe një ndihmë të madhe kanë qenë Përparim Tomçini, Edmond  Zhulali që edhe sot kam bashkpunime.Ka qenë kompozitori Zef Çoba      ka dhënë një ndihmë mjaft të madhe .Kanë  qenë shumë, pasi kam kaluar 14 vjet në estradën profesioniste  dhe  janë  ndërruar  shumë. Regjisor  ka qenë i talentuari Hamza  Abazi.

Kush ka qenë dita më e bukur  në skenë për  ju?

Artisti ka shumë ditë të bukura, por dita që dua  unë të  veçoj është  dita  kur  unë për  herë të parë u paraqita  me një auditor  të madh në qytetin e Peshkopisë.

Ju keni marë titullin “Artiste e Merituar” në cilën vit e keni marrë këtë titull?

Titullin e kam marrë në vitin 1988.Ndjeja një farë kënaqësie, por sodisfaksioni im ka qenë kur  unë e mbërtheja sallën, kur isha duke kënduar dhe kur shikoja  që vëmendja ishte komplet tek unë, ai ishte sodisfaksioni më i madh për  mua.Titulli është një moment, skena është e përjetshme, bashkudhëtare e jetës së artistit.

Kush  ka  qenë dita  kur  nuk e ke mbërthyer  mirë  sallën?

Ka pasur ...Njeriu  nuk është gjithmonë në  humor. Sallën nuk e kam  mbërthyer  në ato raste kur më detyronte njeri të këndoja një këngë dhe jo kur unë doja. Kur  kisha këngët e mia të preferuara   sallën e mbërtheja.

Kush  janë këngët tuaja të preferuara?

Kryesisht këngët e mia të preferuara janë të kurbetit. “Kënga e kurbetit”, është “Fusha e korabit” , që  është një nga këngët më të bukura të miat. Është “Kur  e përcolla Enverin”,”Kur  dola  tek dera”. Ka  pasur  edhe këngë  të të tjerëve  të kurbetit që  kam kënduar  si “Malli për  Dibrën time”.

Sa  herë keni shkuar jashtë shtetit në kohën e monizmit?

Në kohën e monizmit kam shkuar në shumë shtete pasi, meqë isha një këngëtare karakteristike e zonave të veriut më merrnin shpesh me Ansamblin e Shtetit, ku kam filluar  në fillim me  Jugosllavinë  shkuam nga Ohri në Suboticë në Beograd dhe komplet Jugosllavinë. Kishte lidhje kulturore mes shteteve në atë kohë. Kam qenë pastaj në Itali, Turqi, Austri, Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Suedi Në Amerikë kam  shkuar   në fillimet e demokracisë  me Ansamblin e Shtetit dhe kemi shkuar    disa shtete të Amerikës.

Kush ka qenë viti më i veçantë që ju jeni pritur në mënyrën që ju ka lënë mbresa  të veçantë jashtë shtetit?

Viti më i veçantë  ka qenë viti 1983, ku kam shkuar me ansamblin e shtetit në Gjermani, aty kam kënduar një këngë kurbeti. Kam filluar të  qaj  sepse  shihja spektatorët duke qarë në sallë që ishin shqiptarë,dhe në moment më kanë rrjedh edhe mua  lotë.Jo lot sepse po këndoja atë këngë sepse unë e kisha kënduar disa  herë por  më bëri shumë emocionale  prania  e njerëzve  në sallë  që lotonin. Se besoja. Aty pashë me të vërtetë magjinë e këngës. Cfarë u jep ajo njerëzve.

-Kur e keni  nxjerrë në  treg albumin tuaj të parë dhe si titullohet?

-Albumin e parë e ka nxjerrë  Radio –Tirana. Kanë marrë të  gjitha këngët e mira të miat dhe (vitin nuk e mbaj mend) nxorën albumin “Këngë të zgjedhura  të kënduara  nga Liri Rasha”. Pastaj kam bërë albumin tjetër  me titull “Nusja me të bardha”. Këtë album e  kam nxjerr para shtatë vjetësh. Eshtë dhe një album tjetër, shumë interesant,  një album që më është vjedhur. Më është vjedhur në skenë. Kur  unë kam qenë duke kënduar dhe i gjithë reportori më është marrë, më është hedhur  në një disk dhe është prodhuar jashtë. Ky ka qenë një album mjaft  i shitur  në Maqedoni, por  është shitur  në mënyrë pirate .

-Aktualisht me çfarë merret Liria?

-Aktualisht merrem vetëm me fëmijët e mi,dhe tek-tuk ndonjë koncert në rast festash, apo shkoj në ndonjë dasëm.

Pse shikohet një largim prej spektalkeve nga këngëtarët e  mirëfilltë të këngës popullore shqiptare, kjo nga inflacioni i këngëtarëve të reja, apo ndoshta  që ekonomia e tregut kërkon  disa gjëra pothuajse të papranueshme me traditën?

-Largimi im nga skena nuk është bërë vitet e fundit, por ka vite që unë jam larguar  nga skena, për  arësye  se unë ika nga  Dibra. Një fjalë e urtë popullore  është  “gur i rëndë në vend  të vet”. Unë ika nga Dibra dhe për  gjashtë vjet e  gjysëm    banova në Laç. Nga Dibra  kam ikur  në vitin 1993 dhe deri në 1999 kam qenë  në Laç.Unë në Laç e kam kaluar shumë mirë, por  vetë kushtet që kishte Laçi, pa një trup profesioniste, bëri që të isha disi në heshtje. Periudha e banimit tim në Laç ka qenë një periudhë ku  unë kam qenë  jashtë profesionit  tim.

-Po pastaj me ardhjen në Tiranë?

-Pastaj erdha në Tiranë, ku u mundova të afrohem  me muzikën, po shhikoj që muzika ka  marrë një drejtim komplet tjetër.

Çfarë  drejtimi  ka marrë muzika?

Nuk di ta  përkufizoj, por  vetëm shqip nuk këndohet.

Këngëtaret e reja me këto huazime janë bërë më të preferuarat sidomos  në tregun e  spektakleve të  ndryshme  apo edhe buzuqeve  ?

Këngëtaret e reja,  këngët i marrin dhe i përkthejnë nga një gjuhë  e huaj në shqip, këtë  e bëjnë më shumë për  komerc. Unë mendoj se kjo nuk ka filluar   vetëm tek këngëtaret (këto më shumë) Edhe  njerëzit që punojnë jashtë vendit tonë kërkojnë këngët e atijë vendit ku rrijnë. Kjo ka sjellë hyrjen e  rrymave të huaja dhe nuk pëlqehet tradita. Është edhe kalimi nga sistemi komunist në atë që po jetojmë tani.Në sistemin që  kaluam njerëzit kanë qenë të dëshiruar  për  të dëgjuar një  muzikë të huaj,për  të qenë të lirshëm  për të vallëzuar në  një muzkë të huaj.Edhe kjo tek ne u fut shumë keq, u fut pa kontrroll.Edhe tani gjeti terren të përshtatëshëm  dhe  ecën.Mund  të them se shumica e  këngëtarëve  që dalin tani në stacionet televizive  me videokliope  më shumë po  pozojnë veten e tyre  dhe  nuk dinë  se çfarë po përfaqëson ajo këngë  që po këndon.

Ju keni kënduar   vetë ndonjë këngë që të jetë  e huazuar?

Këngë të huazuar nuk kam kënduar.

Po nëqoftëse do të thonë, se duke iu afruar një shumë të madhe ju të huazoni një këngë  apo të bëni një ndërthurje  të një kënge  shqiptare  me një të huaj, a do ta pranonit këtë?

Mua  më ka kërkuar  zona e Gallabordës    të bëj një kasetë me gjuhën e tyre dhe me muzikën e tyre, edhe nuk jam kundra kësajë .Unë mund ta bëj kasetën dhe të them se kjo muzikë përfaqëson këtë trevë .Por të bëj një këngë  të huazuar vetëm për  para  nuk e bëj.

A keni ndonjë peng në skenë si këngëtare?

Peng kam vetëm këto vitet që po ikin dhe nuk kthehen më.Unë lulëzimin tim si artiste e kam patur  në vitet e para të rinisë sime, por një  zë i kualifikuar ka qenë më vonë. Por kjo koha e mëvonëshme mua më ka gjetur pak jo në krye të punës.Arësye ka qenë largësia dhe zhvendosja  herë pas  here.Ka  qenë edhe ana  financiare.Sepse ato që organizojnë aktivitete nisen gjithmonë nga më e reja. Kërkojnë shoë. Tranzicioni nuk është traditë, është komercializëm.

Pra tentohet  që në skenë të  jetë  më shumë një femër  e re,  se sa një  zë i bukur?

Ata duan më shumë një femër të re se sa  një zë të bukur.Kjo është pengesa  kryesore. Sepse nuk jam vetëm unë që kam ngelur e spostuar, komplet gjenerata ime është e spostuar.

Ju jeni marrë me politikë?

Me politikë nuk jam marrë por kam qenë simpatizante, ndërsa  sot jam komplet e zhveshur  nga politika.Nuk më intereson as e majta, as e djathta, por vetëm kënga.

Pse nuk mireni me politikë?

Unë mendoj se ka qenë gabimi im që jam prononcuar  fillimisht, sepse kënga ime nuk ka pikëpamje politike.Kënga ime për të majtët e për të djathtët është njësoj.

Po muzikës  së mirë shqiptare çfarë i mungon sot?

I mungon tabani, sepse edhe  bima për tu rritur do t’i fusi rrënjët diku.Unë  mendoj se këngën popullore po e kapin sikur të shkurtojnë një pemë nga degët, dhe kështu është edhe muzika popullore sot. Po i marrin vetëm gjethet dhe trungun po e  hedhin. Po e lënë cung.

Ju keni ndonjë mednim  se si mund të ndryshojë ky realitet i këmgës popullore shqiptare ?

Është shumë e vështirë të ndryshojë për  rrugën që ka marrë. Këtu mendoj se mund të vendos dorë shteti, megjithëse e ka të vështirë. Njerëzit e kanë kuptuar keq demokracinë  dhe duan të kenë  një liri absolute në të gjitha krahët. Arti do edhe liri, por  në radhë të parë duhet ruajtur  tradita kombëtare. Liri do të thotë të mos poltizohet, censurohet, jo të deformohet, tjetërsohet.

Kush është problemi më i madh që ka shoqëria shqiptare sot, dhe si e shikoni ju si këngaëtare këtë problem?

Problemi më i madh që ka shoqëria shqiptare është papunësia.Shumica e njerëzve janë të papunë.Këto kohë më shumë duhet ti këndosh  papunësisë sesa  dashurisë. Dashuria e ka humbur kuptimin e të qënit e sinqertë tek çiftet e rinj.

-Dashuria e ka humbur  kuptimin sepse  shihet se sot ka dashuri me interes?

-Kjo është një temë shumë e gjërë dhe unë nuk mund të jap një përgjigje të vetme.Është shumë banale    thuhet se shesin veten për një copë  bukë.

Liria  bjonde ka qenë gjithmonë?

Liria ka qenë shumë brune, por natyra bën punën e vet, vitet që kalojnë bëjnë punën e vet, dhe sa të më duken ato fijet e  bardha i bëra të verdha të gjitha.

Çfarë do dëshiroje më shumë në këtë jetë të realizoje duke pasur parasysh kushtet në vendin tënd, pozicionin që zë në jetë, të qenit këngëtare dhe aq më tepër përcjelljen e këngës tek vajza juaj ?

Që zemra ime të jetë e kënaqur  do t’i lutesha ZOTIT  që të kem familjen mirë me shëndet, të kem një mirësi, dhe për sa i përket vajzës, unë e kam pasur  ëndërr që këngën time unë ta  transferoja tek vajza, dhe vajza ta vazhdonte. Kjo është  realizuar. Për  mua si prind ajo është shumëe  talentuar.

Në një rreth shoqëror flitet shumë se këngëtarët e kanë zgjedhur më lehtë rrugën e jetës, janë më fitimprurëse në krahasim me profesionet e  tjera, ju jeni e këtij mendimi?

Unë nuk mund ta them se ata që zgjedhin rrugën më të lehtë zgjedhin rrugën e  këngëtares, por me sa shoh ashtu po veprojnë.Mua më duket vetja sikur kam lindur  këngëtare. Por tani kur sheh që një femër lë një profesion dhe mbas 2-3 vjetësh i shikon me mikrofon në dorë.Momentalisht kjo quhet një pune e lehtë.

Po dita më e në jetë kush ka qenë?

Ditë të vështira ka artisti shumë.Në jetë kam pasur një ditë shumë të vështirë.Dita më e vështirë kur vajza ka kryer një operacion ,dhe operacioni zgjati  pesë orë dhe mua më është dukur si pesë  vjet. Ajo ditë (loton) ka qënë ...(ngre sytë nga qielli). O Zot! Atë ditë  nuk kam për  ta haruar  sa  të jem gjallë. Zoti besimin ma shpërbleu.

-Cfarë synimesh keni për  të ardhmen?

-Në të ardhmen kam dëshirë të punoj me vajzën time. Që t’ia transmetoj repertorin tim vajzës  sime. Por  kjo ka një stil tjetër, por  edhe këngën popullore  e këndon mirë.Së dyti, dëshiroj të bëj një album me këngë të herëshme. Këtë album kam dëshirë ta bëj për simpatizantët e mi. Po punoj me vajzën për të bërë një kolazh. E kam pasur dëshirë prej kohësh që të kem një kolazh me vajzën time.Do të kisha edhe shumë dëshirë që edhe djali të më këndonte, ai e  dashuron muzikën por  veshin e ka pak më të rëndë.

Je penduar që ke zgjedhur  rrugën e këngës në  jetë?

Jo nuk jam penduar.

A ke pasur  shpeshherë edhe nga familja momente që  vërtetë  që e ke  vënë në dilemë vazhdimin e  kësajë rruge?

Familjen e kam pasur gjithmonë përkrah meje. Familja më ka nxitur,më ka shtyrë. Njeriu nuk ndodhet gjithmonë në të njëtën pozicion, kam pasur momente që edhe unë kam dashur që ta braktis ndonjëherë, por  ata më kanë shtyrë drejtë muzikës.Por fati im më i madh ka qenë që edhe burrin e kam pasur përkrah meje, nuk më ka penguar  kurrë në rrugën time si artiste.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora