Mendime
Ramadan Bozhlani: Kundër parimeve kombëtare
E marte, 19.08.2014, 06:59 PM
FLIJIMI NË TOKËN E HUAJ KUNDËR
PARIMEVE FAMILJARE DHE KOMBËTARE
Nga Ramadan Bozhlani
Historikisht dashurinë ndaj Zotit shqipëtarët e kanë dëshmuar përmes gjuhës moralizuese, paqës, veprave humane, mirëkuptimit dhe respektimit të diversitetit fetar. Në bazë të marrdhënieve të shkelqyera ndërfetare shqiptarët u bën model shembullor dhe leksion për të gjitha racat e tjera njërzore.
Në veqanti muslimanët shqiptarë janë dalluar, vlersuar, respektuar dhe çmuar për tiparet e mira, tolerancën dhe zbatimin e mirëfillt të parimeve dhe rregullave që burojnë nga libri hyjnor, në krahasim me muslimanët e racave tjera.
Vullneti i disa personave për t'ju bashkangjitur luftës në Siri në emër të Zotit ngjalli befasi, dyshime, gjykime, kritika dhe akuza nga më të ndryshmet.
Disa prej tyre u privuan nga jeta në atë vend qindra kilometra largë atdheut dhe familjes duke i lënë grat pa burra, fëmijët pa baba dhe prindrit pa djem. Këto familje sot e vuajnë dhembshurisht mungesën e tyre dhe i ndjejnë vështirsitë ekonomike në bazë të mungesës së tyre.
Skadali e arriti kulmin kur Lavdrimi Muhaxheri përmes fotografive e pasqyron vetën në cilësin e një kasapi me një mbi shkrim Allahu Ekber. Shqiptari i parë që i jep vetës të drejtë ta privoj dikënd në këtë mënyrë kaq mizore në emër të Zotit, dhe duke e pasur kurajon ta publikoj! Para se ta kryen këtë akt të shëmtuar njërzor, ai e kishte hedhur pasaportën e Kosovës duke e mohuar kombësin, se vetëm kështu ai do të mund t'i përvetësonte tiparet e një kasapi njërzor, se si shqipëtar nuk do t'ja lejonte gjaku, tradita dhe kultura.
Ndërsa ata që patën fatin t'i shpëtojnë plumbave vrastar në Siri dhe Irak si shenjë mirpritje policia e Kosoves jua hapi dyert e burgjeve nën akuzën për terrorizëm. Të vjen të klithësh kur logjika fillon ta përpunon këtë emërtim "shqipëtarët terrorista". Ky lajm bëri jehon ndërkombëtare. Shqiptarët u burgosen për terrorizëm! Në emër të këtij etiketimi serbët na kanë luftuar historikisht dhe sot u krijuan fakte për t’ia mbeshtetur akuzën armiqëve tanë shekullor.
Frymëzimet dhe motivet për t'u flijuar në tokën e huaj në radhë të parë janë kundër parimeve familjare dhe parimeve kombëtar.
Të gjithë ata që vendosën të shkojnë në luft në ato vende në të njëtën kohë cenuan dinjitetin, imazhin dhe identitetin fetar të kombasve të vet, për të cilat tipare ishim krenar.
U shtua edhe një fenomen negativ përbri korrupsionit dhe dukurive të tjera që po e ngulfatin shtetin tonë i cili mezi po mbahet në këmb.
Në një drejtim tjeter prirjet e shëmtuara të disa shqiptarëve shkojn deri atje sa që fatkeqësia, çmenduria dhe marrëzia janë të papërshkrueshme dhe të papërkufizueshme në rastet kur verbërisht nënçmohet, shahet, përbaltet, fyhet dhe njëlloset aq mizorisht kryeheroi nga pasardhësit e vet, sikurse që ishte rasti i një injoranti në Kaqanik ndaj statujës së Skenderbeut.
Të paktën një herë në vit, sikur prijësit e çdo religjioni nëpër institucionet fetare ta ligjëronin historin e popullit shqiptar do të konsiderohej si një praktik dashamirës për kombin, ku në këtë mënyrë do ta ngjallin ndjenjën kombëtare dhe atdhetare në masë, se shumica e tyre po bin preh e materialeve të autorëve që e kanë dëshmuar armiqësin ndaj racës, historisë dhe heronjve tanë.
Gjithmonë më kanë bërë përshtypje opinionet atdhetare dhe patriotike të prijësve fetar serbë, ku kanë qenë në gjendje edhe të falsifikojn fakte dhe të dezinformojnë për hirë të përfitimit të atdheut të tyre, ndërsa kanë munguar gjithmon reagimet, replikat, deklaratat dhe opinionet nga ana e prijësve tanë fetarë të të gjitha feve, për, hirë të çështjes kombëtare, e disa lëre që nuk e përfillën këtë, por, mbjellën urrejtje dhe kritika ndaj figurës kryesore kombëtare.