E premte, 25.07.2025, 09:41 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Policia amatore shqiptare

E marte, 19.08.2014, 07:00 PM


Turistët gjermanë të dëshpëruar nga pushimi në Shqipëri

Policia shqiptare amatore dhe e pa kontrolluar, larg Europës!

Shkruan: Ramiz Selimi

Në korrik disa turistë kosovarë mërgimtarë të shoqëruar me shokët e tyre Gjermanë po bënin pushimet në Velipojë.  Në një ditë që mungonte dielli,  ata vendosen ta vizitojnë kalanë e Rozafës dhe qytetin e Shkodrës .

Do të mjaftonte kjo ditë për të parë realitetin e hidhur të shtetit Shqiptarë, për të parë një polici të pa organizuar dhe shumë amatore.  Kjo ditë i bindi mysafirët Gjermanë se sa larg është Shqipëria nga Europa,  në respektim të shtetit dhe rregullave shtetërore, kjo ditë i bindi ata se Shqipëria nuk meriton akoma Bashkimin Europian.

Ishte ora 9 e mëngjesit kur ata së bashku me mysafirët gjermanë u nisen nga Velipoja për të vizituar kalanë e Shkodrës dhe qytetin.  Diku para se të arrinin në rrugën Tiranë – Shkodër, ca 2 km para këtij udhëkryqi  ishte formuar një kolonë e gjatë, kolonë e cila priste për tu kyçur në rrugën kryesore.

Së pari kjo situatë nuk u bëri përshtypje turistëve kosovarë, sepse ata kishin përvojë për të pritur me radhë të gjata , e plotë kolona, duke pritur nëpër kufij të shumtë ballkanik gjatë udhëtimeve verore që i bëjnë vendlindjes.

Makina më të cilën udhëtonin kishte targa gjermane dhe vozitësi me emrin Wolfgang vinte po ashtu nga Gjermania.  Dy kosovarët Dardani e Liridoni së bashku me Mathias e Wolfgang dhe partneret e tyre bisedonin për ndonjë mundësi investimi, pa e vërejtur akoma që ata nuk kishim lëvizur më shumë se  20 metra nga fillimi, edhe pse kishte kaluar gjysmë ore që kur hasen në kolonë.

-           Disa makina po na kalojnë në të majtë, e disa tjera në të djathtë! Ç’të bëjmë? I drejtohet i habitur, Wolfgangi  kosovarëve në makinën e tij.

-           Ku ta di unë, Shqipëri është kjo, po presim në radhë, sepse mund të hasim në ndonjë problem!  I tha Dardani

Kalojë një gjysmë ore dhe ata prapë vetëm 100 metra lëvizën. Pas tyre rrinin në kolonë edhe disa makina kosovare, ato dalloheshin nga targat, kurse të gjitha tjerat me targa Shqiptare, Italiane apo Greke lëviznin në të majtë dhe në të djathtë, duke tejkaluar makinat në kolonë.  Bile disa makina shqiptare gjatë tejkalimit  rrezikuan Autobusa me plotë udhëtarë e makina tjera.

Pas dy orëve qëndrimi në radhë, ata takojnë dy policë rrugorë, njëri policë kishte marr kapelën dhe e sillte në gisht, kurse me dorën tjetër thithte duhan, thua se është një Sherif që nuk rregullon dot komunikacionin. Polici i dytë lëvizte me stoperin e tij, thua se është i rrezikuar nga mushkonjat, apo insektet verore.  Ata provojnë ti tregojnë policëve  për problemin.

-           Sikur tejkalimet e vendasve të vazhdojnë në ketë formë, ne nuk do të mundemi të arrimë sot në kalanë e Rozafës! Ju lutem zoti policë, pse po i lejoni këto tejkalime në prezencën e tuaj? I drejtohet policit që lëviztë me stoperin  e tij, Dardani?

-           Ata janë me punë urgjente, prandaj nuk i pengojmë! I përgjigjet polici. Pas një minute i drejtohet makinës së tyre me fjalët vazhdoni, vazhdoni, edhe pse kolona nuk lëvizte.

Pas tri orë pritje, arritën të udhëkryqi i rrugës . Aty qëndronin disa policë tjerë, që ne realitet nuk rregullonin asgjë? Historia e tejkalimit vazhdojë edhe aty!  Tani  vozitësit vendas hynin edhe në zonat me shenja ndaluese, në syrin e policëve pa asnjë problem! Shoferi i makinës pas, me targa të Kosovës, hap dritaren dhe qorton policin!

-           Pse nuk po i gjobitni të gjithë këta, që po shkelin rregullat e komunikacionit?

-           Ik ore, e di unë çka duhet të bëjë! Ja kthen polici shqiptarë

-           Kemi orë që presim këtu! Nuk shkohet kështu në Europë! Prapë kosovari

-           Janë emigrant, hallexhi, shkurt i kemi këtu! Kurse ti që kërkon gjobë, do ta vendosë një menjëherë për ty! I thotë polici pak si i trazuar.

Polici i afrohet veturës se kosovarit dhe i tregon se njëra nga dritat nuk i punon. Për këtë ai duhet ta paguaj gjobën nga kolona, pasi  Shqipëria sipas policit ka rregulla! Një Mercedes i zi, me targa të Shqipërisë, natyrisht i tipit të ri, i bie burisë disa herë, duke pritur për të tejkaluar në zonën e ndaluar. Polici qëndronte me shpinë nga Mercedesi! Aty edhe pse qëndronin policët, kalonin shumica e makinave pa patur ndonjë problem  me policinë.

-           Ku je nisë? Kthehet me shpejtësi polici në drejtim të makinës së zezë, duke bërë me gjeste !

-           Mbyllë by… ore shkerdhat! Hapë rrugë! Bërtet shoferi i Mercedesit, duke ju drejtuar policit

-           Aaa, ju jeni! Vazhdoni sinjore! Me një buzëqeshje të lehtë, i hapë rrugë polici, i cili i drejtohet prapë për ti dhënë  gjobën kosovarit.

Një tjetër turist nga perëndimi, që po ashtu ishte detyruar të presë mbi 4 orë për të shkuar nga Velipoja në Shkodër,  bërtiste me dritaren hapur ,” Shqipëri muti është kjo!”, të gjithë e dëgjonin, ishte i dëshpëruar, pasi vendasit nuk i kursenin turistët me ndihmën e policëve .

Wolfgangi kërkonte nga kosovarët që ti bëjë me dije policët se ata janë shteti dhe imazhi i Shqipërisë. Sikur ata të kryenin detyrat me rregull, nuk do të prisnin më shumë se një orë. Ai i dëshpëruar thotë se nuk ka dëshirë ta përjetojë edhe njëherë këtë situatë.  Sikur kjo të ndodhte larg syve të policisë, nuk do të ishte asgjë, por policia ishte ajo që e lejonte këtë kaos në komunikacion.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx