E merkure, 30.04.2025, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Na mbyti racizmi turk!

E marte, 19.08.2014, 07:43 PM


Na mbyti racizmi turk!

Nga Kimete Berisha

Hajni më të madhe nuk mban shqiptari mend as në kohën e Sllobodan Millosheviçit.

KEDS-i, KEK-u, Limaku, Çaliku, dhëndrri i Erdoganit, nusja, dashnorja, Hashimi, hamami i Hyrës, vet Erdogani, muti i macës, e të tjerë, duhet të gjykohen urgjentisht e të japin përgjegjësi për diskriminim etnik, për plaçkitje dhe dhunim të konsumatorëve ekskluzivisht shqiptarë.

Serbët e pakicat tjera u kënaqën me turkun, që nuk ua lyp miliarda borxhe të rrymës atyre, as nuk i detyron ta paguajnë rrymën, ua ka shlyrë borxhet në shpinë të shqiptarëve, dhe shpina e shqiptarit i paguan shpenzimet e energjisë elektrike edhe të 'serbomëdhenjëve '!

Kush jemi ne që kemi rënë kaq poshtë e nuk jemi në gjendje të organizohemi kundër padrejtësive kaq të mëdha.

Të vjedh turku shkretishi, falsifikon njehësorët, falsifikon shpenzimet, fryen faturat, vjedh rrymën, nuk i jep afat pagese asnjë shqiptari të varfër e të pashpresë, po shqiptarit për 1 euro borxh urgjentisht ia ndal rrymën si 'qytetarit të rendit të dytë'!

Si në kohë të Perandorisë Osmane, ku turku u lejonte serbëve shkollë serbiane midis Shkodrës, e shqiptarëve midis Shqipërie ua mohonte shkollimin në gjuhën e tyre.

Tash na mbyti Perandoria elektrike turke, që po ushtron dhunë të paimagjinueshme kundër konsumatorëve shqiptarë!

P.S. Unë që jetoj vet e dyta, paguaj rrymë njësoj sikur dikush që jeton vet i dhjeti, kesh s'kesh në shtëpi.

E këshilluar nga kushërirat e mia, se gjoja pas orës 22:00 rryma është me tarifë të lirë, qe një muaj jam bërë rojtare e lavatriqes, të cilën pres që të bëhet ora dhjetë e natës për ta shfrytëzuar. Kështu, çdo natë, më zë treshi i natës, me rrama-dama rrapullimat e lavatriqes së vjetër.

Por, çmimi i faturës prap më vjen i njejti, si verës, si dimrit, veç çka më ka humbur kot shkëlqimi i syve nga pagjumësia.

S'di pse populli shqiptar e ka atë thënien që s'e ka kush: 'Turku do' zor'!

____________

Të arrestuarit shqiptarë për terrorizëm, qind për qind e kanë paraqitjen arabiane, veshjen, krehjen dhe dukjen, por qëndrimi i tyre në bankat e Drejtësisë nuk është bash-bash arab.

Nga filmat dhe nga kronikat e kohës, dëshmitari, xhihadisti, ekstremisti, vehabisti, terroristi, talibani dhe fajtori arab përshkruhet si një figurë e pathyer, e papenduar, e pa gojë, nga goja e të cilit s'ka dhunë e s'ka metodë policore në këtë botë që ia nxjerr fjalët, dëshmitë e pendimin kundër 'kauzës' së tij për xhihad!

Shqiptarët e arrestuar për terrorizëm, nuk po mbajnë qëndrim prej muxhahidëve edhe në gjykatë, siç kanë mbajtur qëndrim të tillë në Siri, para aparatit në fotografi, në male të Kaçanikut dhe në internet:

disa po e mohojnë pjesëmarrjen e tyre në luftën e Sirisë, e disa po mbrohen në heshtje nga xhihadi.

Dhe, ky është lajm i mirë, kur muxhahidët shqiptarë e mohojnë xhihadin, për të cilin kanë mësuar se është njëra nga detyrimet e myslimanit, që përmendet 23 herë në vargjet e Kur'anit!

Kryetarja e guximshme e Kosovës u bë Komandante supreme në luftë kundër terrorizmit.

Ekstremistët e muxhahidët shqiptarë po i përcjell edhe një simbolikë kuranore në përballjen e tyre me Kryetaren (femër) të Republikës së Kosovës.

Atyre, siç nuk e parasheh as Kur'ani, u doli punë me një 'grua' që ka vendosur t'ua prish planin për shkatërrimin e Republikës së Kosovës.

Kush i ka lexuar Haditet mbi gratë, e unë mendoj dhe jam e sigurt se nuk i kanë lexuar 99.9 për qind e grave shqiptare, atij i shkojnë floktë përpjetë, kur e sheh se si përshkruhet xhehnemi i mbipopulluar veç me gra, e qysh burri nuk merret në pyetje nga Zoti në tjetrën dynja për dhunën e ushtruar ndaj gruas, me kamzhik.

Se, qysh gruaja shkon në xhehnem, nëse burri nuk ishte i lumtur me të, e qysh ajo duhet të ulet për të hëngër bukë, vetëm pasi të ngihet e të çohet nga sofra burri i saj, e plot hadite të tjera diskriminuese e mizogjine, që mendoj se disa prej tyre janë formuluar gabim, sidomos haditi që thotë se 'gruaja ka deficit mendor' dhe ai haditi që thotë se 'nëse gruaja e refuzon burrin në shtrat, atë natë të zezë, të gjithë engjëjt çka janë, përfshirë Zotin, do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes, ose derisa ajo të kthehet në shtratin e burrit të saj".

Unë i kuptoj të gjitha haditet për gratë, veç më ka mbetur ta kuptoj se çfarë ka dashur të thotë njëri nga gjashtë koleksionistët e haditeve të Sunni Islamit, Sahih al-Bukhari në haditin për gratë, kur ka shkruar:

'Dhe i dërguari i Zotit ka thënë: Nëse dikund ekziston parashenja e keqe, ogur i zi, apo shenja e djallit, ato mund t'i gjeni, në: 1. grua; 2. në shtëpi, dhe 3. në kalë!

Pse, bash kali? Nuk e kuptoj, pse në këtë grup përfshihet si shenjë e keqe edhe kali i bardhë!

P.S. Haditet (ar.had?t; tur.hadis), janë literaturë e përpiluar nga tradita gojore që kanë qenë të pranishme dhe kanë qarkulluar në shoqëri pas vdekjes së Profetit Muhamed, krahas Kur'anit.

'Ndërsa, koleksioni i haditeve nga Bukhari' është konsideruar nga shkollarët si më i besueshmi, dhe është përpiluar dy shekuj pas vdekjes së Profetit!'

___________

'Kurbani' seksual i socialistëve!

Qe, pse shqiptarët edhe sot e kësaj dite mërziten e qajnë kur u lind vajzë!

Në kulturën tonë ekzistojnë shumë thënie popullore pesimiste për vajzat, që nuk i gjen në kultura të tjera:

'Vajzat i ha ujku'!

'Vajza është darka e dreqit'

'Vajza është brengë e përhershme'

Etj.

Jo veç Agron Cane, kjo kufomë e gjallë, që pagjakësia në fytyrën e tij është simptomë dhe tregues i qartë medicinal se ai mezi e mban shurrën e vet, e këndej 'shitet' si ekspert për 'ato punë' që nuk i bëjnë pleqtë!

Po, ka mijëra e mijëra raste të heshtura ku femrat e varfëra shqiptare ngacmohen e kushtëzohen seksualisht, që nga momenti kur e kalojnë pragun e shtëpisë për të shkuar në shkollë fillore!

Në vende të varfëra është jashtëzakonisht dhe dëshprimisht e vështirë të jesh femër!

P.S. Por ekziston edhe ajo thënia optimiste e shqiptarëve për femrat:

'Gruaja e ka fut dreqin n'shishe', siç e futi në shishe sekretarin e deputetit socialist të Koço Kokëdhimës, nëna e vajzës 14-të vjeçare, e cila kushtëzohej nga ky manjak që ta bëjë kurban seksual vajzën e saj të mitur, në këmbim të një vendi pune!

Shembullin e guximshëm të kësaj gruaje, që të denoncojë publikisht dhunuesin dhe manjakun seksual, duhet ta ndjek secila nxënëse e gjimnazit, ku më së shumti 'ngucin' profesorët;

- secila studente;

- secila grua e kushtëzuar;

- secila jetime.

E flokë-palari i pushtetshëm, Koço Kokëdhima, nuk është me rëndësi çfarë thotë ai për sekretarin e tij pedofil, që ashiqare ia ka shndërruar vendin e punës në han për marrëdhënie seksuale me publikun!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx