Mendime
Besnik Prishtina: Tentativë për rigjenerimin e titizmit në Kosovë
E premte, 27.06.2008, 05:03 PM
TENTATIVË PËR RIGJENERIMIN E TITIZMIT NË KOSOVË
KUVENDI I PSD ME 27 QERSHOR 2008 ËSHTË PËRPJEKJE E TITISTVE PËR RIKTHIM NË PUSHTET
Nga Besnik Prishtina
Në kujtesën e Popullit Shqiptar të Kosovës së tërësishme nën sundimin e ish RSFJ, pushteti i regjimit titist të ish LKJ do të mbetet si një kujtim i hidhur i përcjell me shumë tragjedi personale, familjare dhe kolektive të shkaktuara nga diktatura jugosllave në të gjitha periudhat e ekzistimit të saj.
Ish PKJ, gjegjësisht ish LKJ erdhi në pushtet pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore dhe edhe pse ajo në thirrjen e vet për LNÇ ju premtoi popujve që ishin nën sundimin e ish Mbretërisë Serbe të Jugosllavisë, se ata pas lufte do të jen të lirë të vendosin vet për fatin e vet , ajo nuk e mbajti premtimin dhe ajo kryesisht e rigjeneroi Jugosllavinë në ata kufi që kishte qen edhe para lufte.
Ndaj Popullit Shqiptar që nga fillimi i ardhjes në pushtet të PKJ u vazhdua po ajo politikë që ishte zbatuar edhe nga Mbretëria Serbe. Pushteti i PKJ – LKJ mes 1944-1999 mund të ndahet në tri periudha.
1)Periudha e par zhvillohet mes 1944 – 1966 kur terrori shtetëror ndaj shqiptarëve zhvillohet publikisht që për qellim kishte vazhdimin e zbrazjeve të territoreve shqiptare nga banoret shqiptar dhe kolonizimin e tyre me koloni sllave;
2) periudha e dytë mes 1966-1981 kur ndërpritet terrori publik shtetëror dhe kur terrori shtetëror vazhdon të ushtrohet pas perdeve publike, kur goditen kryesisht eksponentët qe vazhdonin të veprojnë në drejtim të pavarësisë dhe në drejtim të bashkimit kombëtar, si aktivist kundër regjimit kolonialist të Beogradit dhe
3)periudha e tret mes 1981-1999 kur rikthehet terrori publik shtetëror ndaj shqiptarëve dhe edhe njëherë vazhdon të ushtrohet terrori shtetëror i hapur ndaj shqiptarëve i filluar që nga viti 1878 kur Pashallëkut serb të Beogradit Fuqitë e Evropës dhe Rusia ia falën tokat etnike shqiptare në jug të Nishit.
Ajo që mbetet gjithmonë e njëjtë në të gjitha periudhat e ish Jugosllavisë, si në kohën e diktaturës mbretërore serbe si në kohën e diktaturës titiste është ndarja e Popullit Shqiptar nën sundimin e Republikave: të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.
Kjo ndarje e Popullit Shqiptar të Kosovës në Mbretnin serbe të Jugosllavisë ishte nën sundimin lokal të Banovinave të Moravës (Serbia), të Zetës (Mali i Zi) dhe të Vardarit (Maqedonia). Kjo ndarje territoriale ishe bërë për të e lehtësuar sundimin e Popullit Shqiptar i cili në të gjitha këto periudha i ishte nënshtruar një terrori sistematik shtetëror qëllimi përfundimtar i të cilit ishte zhdukja e popullit tonë dhe përvetësimi i trojeve të ti etnike nga këto republika sllave.
a) Për të e realizuar këtë qellim nga të gjitha regjimet sllav përdoreshin shpërnguljet masive në drejtim të Turqisë dhe vendet tjera me anën e terrorit të haptë ushtarak e policor sllav (1878-1966),
b) në periudhën 1966-1999 me terrorin politikë, ekonomik e social duke i detyruar shqiptarët të shkojnë në „punë të përkohshme“ jashtë vendit përgjithmonë, kryesisht në drejtim të vendeve perëndimore dhe
c) tentativat për asimilimin e shqiptarëve duke bërë përpjekje për falsifikimin e identitetit nacional kur ai prezantohet si „mysliman, turk, jugosllav, shifrar apo si kosovar“ e tj. si dhe përmes të terrorit gjyqësore duke i burgosur e dënuar të gjithë ata që nuk pajtohen me „vëllazërim bashkimin dhe barazinë“ nën sundiminkolonial të regjimit të Beogradit.
Sikur që kanë vepruar në të kaluarën dhe si veprojnë të gjitha sundimet kolonialiste edhe dje edhe sot, edhe sundimi i Mbretërisë Jugosllave edhe ai i diktaturës titiste për fatin e keq të Popullit Shqiptar gjithmonë ka gjet një numër bashkëpunëtoresh e sahanlëpirës brenda shqiptarëve duke i përdor ata kundër popullit të vet. Kjo shtresë e privilegjuar e shqiptarëve i ka shërbyer me zell regjimit titistë në këmbim me do privilegje. Natyrisht se ata nuk e kanë nda fatin me popullin e vet i cili ka qen i terrorizuar nga serbet, maqedonët e malazezët, prandaj ata kanë vetëm kujtime të mira për veten e tyre nga periudha e diktaturës titiste 1944-1999! Në përpjekje për të pa fajësuar veten, kolaboratorët titist vazhdimisht mundohen që të e fshehin terrorin shtetëror titist duke mbuluar me të “arriturat” e kohës së regjimit të tyre. Edhe pse edhe në atë kohë nuk ka ardhur deri te zvogëlimi i shtypjes dhe i diferencave ! në zhvillimin ekonomik dhe në diferencat sociale por përkundrazi ato diferenca janë thelluar, ata flasin vetëm për të “arritura” në krahasim me të tanishmen apo me të kaluarën edhe më të errët të vet Kosovës e jo me zhvillimin ekonomik të regjionit në tërësi. Ndërsa vet statistikat e tyre e demantojnë këtë sepse ato tregojnë se Kosova ka qen në vitin 1945 për 28% pas mesatares të zhvillimit ekonomik të Jugosllavisë si tersi, ndërsa kjo diferencë në vitin 1980 thellohet për 48% pas mesatares të zhvillimit të Jugosllavisë! Pas vitit 1981 kjo diference verem sa është thelluar edhe më tej!
Nëse e marrim parasysh edhe faktet se:
a) pos që shqiptarët vriteshin, gjymtoheshin e plaçkiteshin nga ana e pushtetit,
b) nëse e marrim parasysh se burgjet jugosllave gjithmonë ishin plot me të burgosur politik shqiptar;
c) nëse e marrim parasysh se gati që nuk ka familje shqiptare që nuk vuan pse familjar të tyre gjenden në vendet e ndryshme të Botës të ndjekur politikisht apo të detyruar të braktisin familjen, vendlindjen dhe atdheun e vet për shkak të terrorit politik apo social dhe
d) nëse e marrim parasysh se brenda shekullit të kaluar krahinat shqiptare të veriut janë zbrazur me dhunë nga shqiptarët dhe janë ri banuar me koloni sllave, atëherë shihet çart se ndaj Popullit Shqiptar nën sundimin e ish Jugosllavisë është ndjekur vazhdimisht një politik e gjenocidit!
Titistët Shqiptar të LKJ që i shërbenin regjimeve serbe, maqedone e malazez pas demonstratave të vitit 1981 në vend se te e përkrahin kërkesat e popullit, ata u diferencuan kundër krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës (e cila parashihte përfshirjen e tëra viseve shqiptare në ish RSFJ) dhe krah për krah me serbët, maqedonët e malazezët e luftuan Lëvizjen për Republikën e Kosovës.
Titistet shqiptar në vitin 1981 defintivisht u ndan nga Populli Shqiptar i Kosovës duke u barrikaduan në pozitat autonomiste kundër kërkesës për Republikën e Kosovës. Por me ardhjen e Millosheviqit në pushtet, Beogradi e anuloi edhe atë autonomi dhe edhe ato pak të drejta nacionale që i njiheshin për “pakicat kombëtare” dhe me ketë u anuluan edhe këto karrika autonomiste që i kishin titistët shqiptar. Vetëm atëherë kur Millosheviq i ua hoqi karrikat e pushtetit kolaborator dhe kur ata filloi ti trajton si shqiptarët tjerë, titistët shqiptar që vetes i thonin jugosllav, filluan të bëhen sërish “shqiptar”! Megjithatë, ka nga ata qe edhe pas ardhjes së Millosheviqit vazhduan qëndrimin e tyre ne strukturat politike, ushtarake e policore. Shumica e tyre vazhduan fshehur bashkëpunimin e vet me regjimin serb, maqedon e malazezë.
Pasi Millosheviqi e shoi autonomin e tyre Titistët shqiptar u organizuan kryesisht në LDK, por një pjesës e tyre u organizuan edhe në disa parti tjera dhe me politikën e vet kapitulluese e pacifiste ju bën pengës lëvizjes çlirimtare duke bërë propagandën e armiqve ndaj kësaj lëvizje, duke kërkuar dorzimin e armëve para se të lirohet vendi. Kërkonin ndërprerjen rezistencës ndaj okupimit duke bërë vazhdimisht përpjekje për rikthimin e pushtetit të tyre autonomist.
Ndër këto parti është edhe Partia Socialdemokrate e Kosovës e përberë kryesit prej ish funksionarëve titist dhe të familjarëve të tyre. Kjo Parti mendon të e organizon një Kuvend me 27 Qershor 2008 dhe të e zgjedhë për kryetar Agim Qekun. Agim Qeku është njeri prej anëtarëve të Grupit për Negocime me Serbinë që pos që e dëmtuan rënd Kosovën me ato bisedime, këta njerëz si hajna të zakonesh edhe e plaçkitën buxhetin e Kosovës për disa milion Euro për bisedimet e Vjenës. Rezultati i të cilave është Plani i Ahtisarit i cili po ashtu është një variant evropian dhe një përkthim nga serbishtja e Elaboratit të Çubrilloviqit për zhdukjen e shqiptarëve! Në kohën derisa ishte kryeministër Agim Qeku u vranë edhe demonstruesit shqiptar pse kërkuan vetëvendosje për Kosovën me 10 Shkurt 2007, për të cilat vrasje ai kurrë nuk kërkoi dhënie të përgjegjësisë nga vrasësit. Në ballë të asaj demonstrate ishin edhe Ad! em Demaqi dhe Albin Kurti kur ndaj demonstruesve u hap zjarr nga armët e gjata nga ana e policëve mercenar të vendeve të BE. Derisa Agim Qeku e vëzhgonte terrorin policor ndaj popullit të vet nga dritarja e kabinetit të ti, policët e huaj dhe mercenarët vendor po i rrihnin, gjymtonin e vritnin shqiptarët pse kërkonin vetëvendosje për Kosovën. Përmes të Agim Qekut u bë demolomi i UÇK dhe i i armatimit të saj dhe përmes ti bëheshin listat e merreshin informacione se cilët oficer të UÇK duhet eliminuar nga TMK e nga skena politike dhe të cilëve u ndalohej hyrja në BE e SHBA si “të pa përshtatshëm për bashkëpunim me ndërkombëtarët”!
Nëse e shohim skenën politike të Kosovës atëherë do të vrejmi se prezenca e titistëve është dominante filluar nga Parlamenti, sepse shumica e tyre kanë qen anëtar të LKJ. Disa nga titistët më të eksponuar në ushtrimin e terrorit shtetëror ndaj patriotve që ishin pjesëtar të Lëvizjes për Republikën e Kosovës (ose fëmijët e tyre) sot janë në karrikat e ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në krye të SHPK e tj. dhe ky është shkaku që i kemi punët qysh i kemi, sepse ata do të e vazhdojnë pranin e huaj kolonialiste në pafund. Sepse ata mund të qëndrojnë në pushtet autonomiste vetëm nën ombrellën e sundimeve të huaja!
Me këso kuvendesh Kosova nuk mund të ecë përpara, por ajo do të shkoi vetëm përmbrapa. Prandaj duhet të i mbyllet shtegu regjenerimit të kaluarës dhe duhet ti hapet perspektiva të ardhmes. E ardhmja e sigurt e Republikës së Kosovës është vetëm Lëvizja Vetëvendosje deri në vetëvendosje, prandaj gjeneratat e reja duhet të shikojnë vetëm kah e ardhmja sepse pa vetëvendosje nuk ka as liri, as bashkim dhe as pavarësi!
Republika e Kosovës mundet me u nise drejtë përparimit vetëm nëse përgjithmonë ndahet nga e kuluarja dhe nëse i hapë perspektivën gjeneratave të reja që nuk kanë lidhje me atë të kaluar të hidhur.