E premte, 29.03.2024, 05:43 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Darka e Lirisë në Vjenë

E enjte, 19.06.2014, 06:59 PM


Darka e Lirisë në Vjenë

Shënohet pesëmbëdhjetë vjetori i hyrjes së NATO-së në Kosovës

Në darken festive morën pjesë diplomat, veprimtarë, krijues arti, kultura e shkenca. Manifestimin e hapi nikoqiri i mbrëmjes z.Imer Lladrovci, konsull. Z. T.Eydelnant:  konsull i përgjithshëm SHBA: ”Jam krenar të them se partneriteti në mes të SHBA-ve dhe Kosovës shkon më tej sesa vetëm participimi ynë në KFOR. ...Urime për zgjedhjet e lira dhe të suksesshme qe u zhvilluan në Kosovë.”

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë - Ambasada e Republikës së Kosovës

Hyrja e trupave të NATO- së pas bombardimeve 78 ditësh, më 12 qershorin e para pesëmbëdhjetë vjetëve shënoi në historinë e Kosovës ditën e lirisë së saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aeroplanët e Aleancës Veri atlantike kurorëzuan fitoren përfundimtare ndaj ushtrisë pushtuese serbe. Kjo datë e ka peshën e saj të pakontestueshëm, data më e rëndësishme në lirinë e shtetbërjen e Kosovës.

Më këtë rast në shënimin e 12 Qershorit 1999,  Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri organizoj pritje nderi dhe darkë festive për diplomat nga disa vende, veprimtarë e njerëz nga shkenca, arti e kultura në Austri. Morën pjesë edhe ambasadorët e Shqipërisë z.Roland Bimo dhe Spiro Koçi, ambasador pranë OSBE-së. Ishin prezentë edhe z. .Timothy Eydelnant, konsull i Përgjithshëm në Ambasadën e SHBA-ve në Vjenë dhe konsull nga shtete tjera si:  znj.Kirsten Ahlers e Gjermanisë, znj.Elizabeth Webster e Australisë, z.Branimir Loncar i Kroacisë, z.Fitim Nuhi i Maqedonisë, përfaqësues nga ambasada e Turqisë, Bullgarisë etj.  Moderatore në të tri gjuhët ishte Florentina  Durmishi.   Mysafirët i përshëndeti z. Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Ai në fjalën e tij tha: ”Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik në Austri! Shumë të respektuara familje të dëshmorëve dhe ushtar të UÇK-së, të respektuar veprimtar, bashkatdhetarë, zonja e zotërinj! Është kënaqësi e veçantë për mua që të hap këtë Tubim më rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave ushtarake të NATO-s në vendin tim të ju përshëndes përzemërsisht dhe të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për praninë tuaj. Kjo datë është shpresa e Kosovës për liri dhe shpresë drejt   Bashkimit Evropian. Lufta heroike e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-së bënë që Kosova të jetë e lirë. 12 qershori i vitit 1999 është datë kthese, datë shprese, datë e fillimit të lirisë dhe rrugës drejtë Evropës. Ndërhyrja e NATO-së për të parandaluar shfarosjen e një populli, i cili luftoi për ta mbrojtur qenien e vet qytetare dhe kombëtare, territorin e vet historik, etnik ishte luftë për qytetërim evro-perëndimor. Kosovës e rikthen në kujtesë admirimin, mirënjohjen, respektin e përzemërt ndaj secilit ushtar të djeshëm e të sotëm të NATO-së, ndaj shpirtit human dhe demokratik të popujve dhe shteteve aleate me në krye SHBA-të, flamurtare e ideologjisë së paqes universale. Do të jemi, përherë mirënjohës kontributit të ushtarëve të NATO-së, që në këto 15 vjet lirie, së bashku me institucionet ndërkombëtare po ndërtojmë shoqërinë e lirë dhe demokratike për të gjithë. Në këtë përvjetor paqeje dhe lirie, shtet ndërtimi demokratik i Kosovës është mburrje, krenari dhe sukses i yni i përbashkët. Tani jemi më të guximshëm në rrugëtimin tonë drejt familjes evropiane, jemi edhe më pranë vlerave të demokracive perëndimore, ndërtimit të një jete të re në paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e religjioni”  Ndërsa në fjalën e tij konsulli i Përgjithshëm amerikan z. .Timothy Eydelnant mes tjerash tha: ” I nderuari konsull, Lladrovci, të nderuar të pranishëm!  Shumë faleminderit për ftesën!  SHBA të janë krenare që kontribuojnë për paqe në Kosovë përmes trupave të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO.  Qe 15 vjet prezenca e  SHBA-ve në KFOR është konstante, dhe tani kemi 650 paqeruajtës të pranishëm në Kosovë. Mision i KFOR-it për të kontribuar për një ambient të qetë dhe në forcimin e  lirisë së lëvizjes ishte kyç për ta rikthyer paqen dhe stabilitetin, jo vetëm ne Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor qe 15 vjet.  Ky mision vazhdon edhe tani, KFOR -i është një faktor stabiliteti që respektohet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kontributi i KFORit në sigurinë gjatë zgjedhje ne vitin 2013 dhe 2014 qe ishin në Kosovë e konfirmon rolin e saj të rëndësishëm. Prezenca e fuqishme e KFOR-it gjatë mbikëqyrjes së rrjedhave në Kosovë nga Bashkimi Europian, ishte një faktor i rëndësishëm i arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013. KFOR-it është shumë më rëndësi për të krijuar një ambient në të cilin këto marrëveshje mund të zbatohen. Shumë gjëra pozitive që janë arritur në Kosovë gjatë këtyre vjetëve të fundit nuk kishin mund të realizohen pa ndihmën dhe prezencën e KFOR-it.  Jam krenar të them se partneriteti në mes të SHBA-ve dhe Kosovës shkon më tej sesa vetëm participimi ynë në KFOR. Që nga Marsi i vitit 2011 shteti ynë është pjesë e një partneriteti me Kosovën, i cili quhet „Iowa Kosovo Program“ i cili përfshin bashkëpunim ndërmjet qeverive, ekonomisë dhe shoqërisë të  dy vendeve.

Edhe pse jemi në Vjenë, me lejoni të u shpreh urimet nga ambasada e Amerikës në Kosovë për zgjedhjet e lira dhe të suksesshme qe u zhvilluan në Kosovë. Ky është një hap i mirë drejt standardeve evropiane dhe perëndimore.” Darka kaloj në atmosferë feste, u ngritën dolli për Kosovën, heronjtë e kombit për miqtë e dashamirët tanë gjithandej globit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora