E shtune, 12.10.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Turniri i Futbollit për nxënës

E marte, 17.06.2014, 06:45 PM


Turniri tradicional i futbollit në Austri  

Turniri i Futbollit për nxënës, një provim i suksesshëm talentesh

Z.Lladrovci:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim..”...Vendet e para ekipet “Tullni” dhe “Dukagjin” të mësueses Miradije Berisha-Kabashi..

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, Kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i Shoqata Kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri. Ai përshëndeti mysafirët e rastit, shikuesit, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës. “Mirë se erdhët në këtë turnir dhe suksese në gara. Le të jetë kjo një ditë ku do luhet futboll dhe krijohen miqësi mes të rinjve.”. Turnirin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës dhe z.Ymer Lladrovci, konsull  në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij z. Lladrovci mes tjerash tha:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim. Të gjithë pjesëmarrësit janë fitimtar, por natyrisht dikujt i takon vendi i parë. Dua ta përshëndes Ligen Shqiptare të Futbollit në Austri dhe u dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në të gjitha format e mundshme”

      Në një ambient të bukur pranveror fusha e futbollit ishte e mbushur me futbollist të tri niveleve: të ciklit të ulët, ciklit të lartë të shkollës fillore dhe ekipet e të rriturve. Gjelbërimi i derdhur nga penali natyror u zbukurua me veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve shqiptarë të cilët krahas gjuhës së shkollës mësojnë edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Gjuhën e porositura nga të mëdhenjtë Gjergj Fishta, Naim Frashëri e shumë patriotë tjerë që derdhën gjakun e tyre për shkronjat shqipe. Edhe ky organizim i mrekullueshëm flet për vetëdijen tonë organizative në të mirën e ruajtjes së qenies shqiptare jashtë atdheut, me atdheun në zemër.  

    Në gara morën pjesë këto ekipe nga Cikli i Ulët i fillores me renditje garuese: Tullni  9 pikë, 2.Drenica 4 pikë; 3.Gänserndorfi 2 pikë dhe veni i katër (4.)Liria me 1 pikë. Në Ciklin e Lartë të fillores morën pjesë katër ekipe: 1.Dukagjini 7 pikë, 2.Gostivari  5 pikë, 3. FC Deutsch-Wagrami 4 pikë, 4.FC Strasshof  0 pikë. Në të dy Ciklet shkollore vendin e parë e mrituan ekipet e mësueses nga Tullni, znj.Miradija Berisha-Kabashi. Kjo tregon një përkushtim në organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin e mirë me prindër.

           Shoqata Afrim ,,Zhitia" kishte siguruar medalje dhe kupa për tri vendet e para.

Shpërblimet i ndan mësuesit: Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasana, Feta Saiti, kryetar i Shoqatës, Halil Jashari, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri etj.

Në mbarëvajtjen e turneut kontribuuan Adnan Tairi, Fikret Shaqiri, Avni Kamberi ,Nexhbedin Lleshi, Jetmir Izairi, Zekirja Emrulaj e shumë të tjerë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora