Mendime
Mimoza Ferraj: Ideja e Bashkimit kombëtar
E merkure, 30.04.2014, 07:18 PM
Ideja e Bashkimit kombëtar do të shpërthejë!
Nga Mimoza Ferraj
Shqiptarët në orët e bashkimit kombëtar? Idea e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm çdo ditë e më shumë po përfshinë çarqet intelektuale dhe rreshtimet kanë nisë drejt një platforme që çon bashkimin kombëtar në një imperativ kohe dhe mbijetese të interesave të përgjithshme të kombit! Mimoza Ferraj, është një avokate e njohur që jetën dhe vepron në SHBA. Ajo mbahet mend si një nga nismëtarët e demokracisë në Shqipëri, që së bashku me studentët tjerë po ulte flamurin komunist të Ramiz Alisë, për të nisë demokracia e Shqipërisë.
Mimoza Ferraj, njëra nga themelueset e Partisë Demokratike të Shqipërisë, një pinjoll e derës së fisme të Ferraj-ve, bija e atdhetarit që po vdiste i mbuluar me qilimin e Kosovës, të mbajtur me fanatizëm, tregon, se jo vetëm babai i saj, por shumë e shumë patriot për breza të tërë kanë punuar e flijuar për idealin e bashkimit kombëtar. “Është koha e shpërthimit të madh, të zgjimit të madh kombëtar. Bashkimi i trojeve etnike është parakusht për mbijetesë të kombit dhe për zhvillim normal të ekonomisë, kulturës”, thotë Ferraj, për xlpress.tv, duke paralajmëruar skenën politike andej këndej kufirit, se ideja për bashkim do të ndodhë, duan apo nuk duan elita e politikanëve, të cilët sipas saj, po devijojnë dhe deformojnë këtë moment historik.
“Kjo ëndërr, kjo jehone që fle në çdo zemër shqiptare nuk është realizuar, ka qenë dhe mbetet e gjallë. Populli i ka mbajtur rrënjët e lidhjeve shpirtërore e të gjakut, te gjuhës. Kosova është dhe nismëtarja për të shkruar gjuhën tonë letrare. Bashkimi është i pashmangshëm… DO TË KEMI NJË SHTET-KOMB SHQIPTAR!”, thotë Ferraj. Sipas saj, ngjizjes së idesë së bashkimit kombëtar , duke nisur nga sllogani “Një komb, një qëndrim!”, të shkojmë drejt sendërtimit të idesë “Një Komb, një shtet!” me një bazë themelore: orientimin e veprimtarive të organizuara në trojet shqiptare, të institucioneve, politikave dhe diplomacisë zyrtare, të inteligjencës, të partive politike e shoqatave, të medias, diasporës dhe të çdo shqiptari.
Ajo,
përkujton se kauza e jonë kombëtare është dhe kauza kongresmenit Dana
Rohrabaker: “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përdorin standarde të dyfishta
kur shtrohet çështja e të drejtës së popujve për vetëvendosje”. Kufijtë e
Ballkanit do të ndryshojnë” (Martin Shlezinger, Qendra e Studimeve të Evropës
Juglindore “
Sipas saj, shqiptarët po përballen sot me dy lloj integrimesh, me atë mbarë shqiptar dhe me atë evropian. Së pari duhet të ndodhë bashkimi i shqiptarëve mandej Bashkimi Evropian, Përfshirja brenda Bashkimit Evropian pak më me vonesë, por me identitet e dinjitet, është e rëndësishme dhe në te mirën e te gjithëve.
“Fuqitë e Mëdha asnjëherë nuk kane pasur vullneti politik dhe vendimet e tyre nuk janë përputhur me aspiratat, interesat dhe problemet jetike të Kombit Shqiptar, se ishin ata që i shkaktuan padrejtësinë e madhe Kombit Shqiptar prej Paqes së Shën Stefanit (1878) e këtej, jo vetëm reflektojnë me vështirësi, por sot i përmbahen linjës më komode për ta, duke devijuar bashkimin kombëtar ata po i afrojnë Shqipërisë hyrjen e saj ne Evrope”, thotë Ferraj.
Sipas
saj, hyrja ne Evrope nuk do zgjidh problemin e kombit shqiptar, përkundrazi
faktet kane treguar qe
“Jemi një popull, një komb, në një hapësirë gjeografike kompakte, me një gjuhë, me një histori, me tradita autentike dhe me një identitet të qartë, ende në një proces të vonuar të kombësimit e të kompaktësimit kombëtar, që duhet të synojmë bashkërisht drejt ardhmërisë sonë dinjitoze, drejt përqafimit të një nacionalizmi atdhetar që bazohet në kulturën, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, thotë Ferraj. Kërkesa, objektivi për zgjidhjen demokratike të integrimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve është e bazuar, motivuar dhe sanksionuar në idenë e Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998) “me aspiratën shekullore për Identitet dhe Bashkim Kombëtar të shqiptarëve” në trojet e tyre amtare; në Platformën e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
“Të gjithë shqiptarët dëshirojnë bashkimin ashtu siç e shtruan në programet e tyre Rilindësit tanë që në shekullin e 19-të”; në gjakun, amanetin e dëshmorëve të Kombit, ideja për bashkim po ngjizet, po formësohet nga atdhetarët, kambanat po bien dhe po nisë zgjimi gjithandej”, thotë Ferraj. Ajo paralajmëron se karshi zhvillimeve gjeopolitike në botë, SHBA-të shqiptarëve në Ballkan po ia bëjnë vendin një shteti të bashkuar, natyrisht nëse shqiptarët duan…/xlpress.tv/.
Biografia: Mimoza Ferraj, ka
lindur në Vlorë. Në Tiranë ka kryer studimet dhe shkollimin ka vazhduar në
SHBA, ku ka magjistruar për Administarë shtetërore. Punon si oficiere civile në
Gjykatën e larte Te