Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lavdi “heronjëve” të Xhadisë!
E marte, 29.04.2014, 08:05 PM
LAVDI “HERONJËVE” TË XHADISË
NGA KALOSH ÇELIKU
- O plak, pendohu për të gjitha ato që i fole pas “teravisë” në xhami!
-
- Unë?
-
- Unë jam Shejtani i Allahut. Ose, me “veprimet artistike-patriotike”: Hoxha i Allahut. Bindu dhe lutu përpara këmishës së bardhë me oja e xixëlla deri në fund të këmbëve, kur dal natën me trumbeta nëpër Bit - Pazar!
- Jo, or
Shejtan i Allahut! Jo. Frikë kam mos më rrahin me dru kur të dalë drita! Vulën
e Dexhallit të ma vënë në ballë pas Përmbytjes Madhe (Kiametit). Shkaku se, ti
në faqen tënde të Facebook –ut si “pejgamber i fundit” mysliman pas Muhamedit
a. s. mu si dje ma ke paraparë edhe fundin tim, vdekjen solemne. Edhe atë, ma përmend pa fije turpi të ndjerin
Ardian Klosi. I mjeri ti me këmbët dhe trutë në legen. Ende nuk e di gjakun tim
që më ec nëpër damarë. Karakterin që më ndjek si hije brez pas brezi me shekuj.
Kurrë, nuk mund ta vras veten si qen në mes të rrugës. E di, ju mund të më
helmoni, vrisni kur të doni në çdo hap. Vetëm e keni gabim si dje edhe sot se,
unë vetë mund t’ia heq këmbëzën e revoles vetes në kokë?!... Veprimin e këtillë
nuk e lejon as edhe Kur’ani në të cilin ju thirreni si “myslimanë ehamdurila”.
Haram sipas Kur’anit është ta vrasësh veten si qen.
- Mos u tremb, o plak! Unë dal edhe ditën. Thuaj, atë ditë isha i marrë kur fola marrëzira në xhami! Lotët e Shën Mërisë Virgjër më mashtruan nën hije të Rrapit. Cuca Boheme me dy shtamba verë mes poezive.
- Ti thua
që
- O plak! Unë aq sa jam i rrezikshëm natën, jam edhe ditën.
- Të
besoj, por kam frikë… Frikë… Ditën nuk ke këmishë të bardhë, por çallmë
- Plak, ti duhet të më kesh frikë mua, të kap për fyti, ta nxjerr shpirtin me thonj.
- Jo, or
Shejtan i Allahut! Jo. Të marrët, asnjëherë nuk frikohen nga ata të
rrezikshmit! E, as nga Bajlozi Zi që
- Plak, do të pendohesh një ditë. Mos u përzi në punë të kojshive!...
- Kurrë! Eci pas një Ëngjilli (Melaqeje) me dy shtamba verë.
- Ai Ëngjëll (Melaqe) të çon në varr. Plak, hiq dorë nga zbulimi i mëkateve! Mendohu edhe një ditë! Nesër, do të vij të bisedoj prapë një natë. Edhe të tjerët janë njerëz.
- Mos eja kurrë! Të mëshoj me shkop aty ku lidhet Sagjini, në lule të ballit. Vështirë e ke të më hipësh mua në tren për në Turqi. Ose, të më shtish me hajmali të bëj vetëvrasje. Edhe atë, kush më ndërsehet pas shpine: Buça e Katundit me Këlyshin me zgjebe. Bërlloku shqiptar, që e fsheh veten nën ferexhe dhe dimi të grave. Halldupi, që mezi e njeh nëna e vet, e ku më Katundi ose lexuesi shqiptar. Pavetëdije e zbuloni veten si autorë të komenteve ofenduese, kërcnuese dhe gjysëmanalfabete nën shkrimet e mia publicistike. Frikë keni të dilni me emër e mbiemër si burrat në fushën e mejdanit. Ferexhenë dhe shaminë e zezë nëpër shekuj me të cilën e fshihni fytyrën me gjithë sy ta hidhni në përrua. Flamurin kuqezi kombëtar në këtë Njëqindvjetor të pavarësisë të Shqipërisë ta nxirrni të valojë nëpër minare të xhamive. Publikisht, para botës këmbëkryq ta shpallni Xhaminë shqiptare.
Hoxha i Allahut, që harron se unë vij nga Katundi i xha Derallës. Burri i mençur, që gjithë jetën është tallur me “hoxhën”, kur i është kërcnuar pse nuk shkon në xhami me zjarr të Xhehnemit. E dini si i është përgjigjur plaku i mençur Hoxhës Allahut? Jo, nuk e dini. Hoxhë, harron ti se nëntë muaj janë dimër, e vetëm tre muaj verë. Acari madh kur do ta kaplojë Xhehnetin tënd me lule do të vish të më lutesh në Xhehnem për pak zjarr, por jo nuk do të të jap, do të të përgjigjem: rri mërdhiu në Xhehnet! Pastaj, përderisa unë të arrij në Xhehnem, ti më me gjithë ato mëkate në shpinë veç ke shkuar para meje me shokë. E ke shuar zjarrin e Xhehnemit.
Katundi im, vjet për vjet ka nxjerrë në mal nga një kaçak ta luftojë pushtuesin osman, u ka ra stacioneve të policisë serbe e fashsite me armë në dorë. Nuk do t’i përmendim kësaj radhe emrat e kaçakëve të maleve, ata i di e gjithë bota. Mjafton kësaj radhe të përmendim mësuesin patriot e ardhur nga Shqipëria Llaqi Prenqi, që me nxënësit e Katundit dhe flamurin kuqezi kombëtar në ballë e sulmoi stacionin e karabinierve në fshatin Shutovë të Kërçovës (1944). Flamur, që edhe sot e kësaj dite ruhet me xhelozi si kujtim në një familje patriotike të fshatit Cërvicë. Përmëtepër, vij nga Katundi i xha Dulit i Riu, që në lokalet e xhamisë Katundit na furnizonte për “ilaç” me Lotët e Shën Mërisë Virgjër. Dhe, të nesërmen krah për krahu me shokë edhe në kohën e egër komuniste me lodra e muzika veshur me tirqi, xhamadan e kësula të bardha i binim me këngë e valle përmidisi Çarshisë Kërçovës. Edhe, gjatë ndryshimeve demokratike, kohë kur ti vite me radhë je deklaruar si sllav e je regjistruar turk “ehamdurila”, unë me poetë nga të gjitha trojet etnike shqiptare në kohë lufte (një autobus me targa TR.) përmidisi me poezi e këngë qytetare i kemi rënë Çarshisë Shkupit nën Rrap. Të gjithë nuk jemi njerëz me koka të huaja në qafë!... Rrugës nga kemi ecur, kemi lënë gjurmë të thella që nuk i fshin dot asnjë stuhi. Shtrëngatë. Borë e madhe.
Vështirë
është të të bindin se si duhet të ecësh, kur ti ecën me vite e vite. Lirinë e
sheh edhe pas maleve. Askushi nuk e sheh në mes të Ditës Madhe, as edhe para
syve. Rrugës ke thyer këmbë… Duar… Kurrizin… Qafën… Falë Zotit, nuk e ke thyer
kokën… Ke ecur para… Përmbrapa… Lartë… Poshtë… Nëpër bar… Ferra…
- Tungjatjeta, plak-o! Tungjatjeta!
- O ti qenke, zoti Shkrimtar! Tungjatjeta!
- Plak, sot më duket, si herët ia ke nisur të flasësh rrugëve?
- Herët sot, zoti Shkrimtar, ka lindur Dielli…
-
- Ditë, zoti Shkrimtar… Ditë… Dritë… Diell me rreze mbi Çelëvjollcë.
- Plak, e ka marrë edhe gazeta!
- Zoti Shkrimtar, mos ka pjellë Buça këlyshë me zgjebe?!
-
- Mirë, o
Plak!
-
- Budallai. Nuk i kanë mjaftuar hajmalitë, tabletat, injeksionet, por ka dashur t’i përdorë edhe thikat e Kasapit të Ballkanit. Përmëtepër, në Shkup e ka thirrë me shokë edhe “Pranverën arabe”!
- Plak, paskemi qenë ditëgjatë. Shpëtuam edhe kësaj radhe nga thikat e Kasapit.
- Zoti Shkrimtar, edhe nga thikat e Kasapit edhe nga hajmalitë e Hoxhës Allahut…
Është
kënaqësi e madhe të ecësh i lirë. T’i fusësh duart në xhepa dhe të dalësh si
kaçak
Vrapoj
rrugëve të gjata, herë me njërën këmbë, herë me të dyja këmbët. U turrem
rrezeve të diellit si xhenazja varrit. Shkopin me kërrabë e kam ngritur lart në
dor. Ndaleni! Heu, ndaleni! Juve ju bërtas, më kuptoni?! Ndaleni! Dua të ju
them dy fjalë në vesh! Afrohuni mos na dëgjojnë sorrat me ferxhetë krahëve! Ë,
ju dridhen këmbët? Keni frikë! Mos e lëshoj si lopa bajgën në mes të Lëmës. Jo.
Hiqni nga koka ato marrëzira! Unë u tregoj si ecet rrugëve. Nga sa shkallë t’i
kapërceni përnjëherë me dy-tri hapa. Në cilën torbë e keni çelësin e Derës
Madhe të Shtëpisë… O Zot, si më plakët para kohe.
- Plak, a të thash se Hoxha i Allahut do ta gjejë nga Allahu?
-
- Plak, mos m’i nxirr edhe këto pak mend që më kanë mbetur në kokë! E pabesueshme, si i ndihmove ti Allahut?!
- Zoti Shkrimtar, Hoxhës Allahut ia ngrita këmbët nga minaraja e xhamisë…
- Mos u huto, plak!
- Vetëm i ndihmova Allahut, zoti Shkrimtar.
-
- Allahu, zoti Shkrimtar.
- Allahu, po kush i ndihmoi, plak?
- Ai e lidhi veten me litarë për qafe dhe e tërhoqi si qen në hekurudhë, para trenit…
Tani, më
në fund mund të më bindni edhe mua plakun se jetoni mirë nëpër shtëpi… Ecni
rrugës pa frikë… U këndoni ditëve të reja… E doni Lirinë… Keni bukë… Ujë… Por,
kurrë nuk jeni aq të sigurt për vdekjen e Hoxhës të Allahut… Përbindshit me dy
kokë… Qikllopit me një sy… Bajlozit Zi që herë pas here
- Mirë
thua, o plak! Përpara! Vetëm përpara!
- I varros sorrat e zeza me ferexhetë krahëve:
HOXHA I ALLAHUT - LUGATI I KOÇAJVE
Lindi në vitin kaq e kaq.
Njeri.
Vdiq në vitin kaq e kaq. Lugat.
Lugat me ferexhenë krahëve.
-
- Edhe ai zoti Shkrimtar, ka emër dhe mbiemër mbi varr.
RRUFJAN RRUFJANI
Lindi në vitin kaq e kaq. Këlysh.
Cofi në vitin kaq e kaq.
Qen me zgjebe…
Lavdi “heronjëve” të Xhadisë!... Amen…
Dhe ja, o Hoxhë i Allahut me ferexhenë krahëve në mes të Shkupit ta plotësova dëshirën: po qesh pas varrimit të sorrave me ëndrrën tënde “revolucionare” plot pordhë e piskamë: ”Pranverën arabe”, në Shkup. Shkaku, se: E shoh Lirinë edhe prapa maleve… Krushqit e lirisë e sjellin Nuse në koçi me këngën popullore: Hajdeni bini djemtë e Shalës, përmes Sarajeve të Pashës!...