Mendime
Idriz Zeqiraj: Kush përballet me kryebandat?
E marte, 29.04.2014, 07:00 PM
Reagim: "Tribunali, komplot kundër pavarësisë të Kosovës"
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
E nderuara Alma Lama,
Hyrjet në plotikë, qofshin individuale apo grupore, janë të qeta ose të bujshme. Ardhja, angazhimi juaj në politikë, i përket kësaj të fundit. Një vajzë e re, tek e cila janë gërshetuar harmonishëm bukuria fizike me dhuntinë intelektuale, nuk mund të kalonte heshturazi, kur rreshtimi politik në PDK-e, në hullinë e gjarpërinjëve, ishte shëmti e skajshme.
Qysh në fillim të luftës, por, sidomos me krijimin e "Qeverisë të Përkohëshme të Kosovës", u pa qartazi se bandat po konsolidoheshin në një kryebandë, e cila do t` i bënte gjëmën Kosovës. Etja për pushtet, pasuri dhe lavdi, do ta përçante kryebandën, për t`u ndarë e krijuar parti, kapobanda të tjera. Por, pavarësisht rivalitetit të tyre, krimi, tashmë, i bërë karshi popullit të Kosovës, i bashkon, siç është rasti i votimit të ligjit për veteranët e luftës ose, thënë ndryshe, përjashtimi i FARK-ut, i cili, realisht, e bëri luftën; si dhe rreshtimi kundër Tribunalit, Gjykatës Speciale, për krimet makabre, të ndodhura në Kosovë, përgjatë dhe pas luftës.
Ikja, shkëputja juaj nga PDK-ja dhe strehimi në "Lëvizja Vetëvendosja", ishte nismë e këndelljes tuaj, duke zgjedhur të keqen më të vogël. E themi këtë, sepse edhe "Vetëvendosja" është pjesë e kryebandës të PDK-së, një elitë e inkriminuar dhe me ideologji tipike staliniste. Gazeta e SHIK-ut, njëherësh, edhe e Albin Kurtit, vrasjen e një komandanti të zëshëm të luftës, pas luftës, e përshkroi në hollësira, duke i marrë rrethanat e ekzekutimit, pak minuta para krismave të kallashëve! Pra, stafi i gazetës të Albinit, ishte në dijeni, madje i pranishëm në vendngjarje dhe, duke dashur të jenë lajmëtarët e parë, e përcollën shkrimin pak para vrasjes. Mjaftonte ky fakt për të zbuluar komandosët e SHIK-ut, qysh në natën ekzekutuese të oficerit madhor.
"Shamitë" e Albin Kurtit, në dukje, lecka në kokë, por që bartin të keqen e madhe, kthimin prapa, ecjen kundër rrjedhës, përligje e fundamentalizmit më obskur në kohët moderne, shkëputje nga Perëndimi dhe afrimi me Lindjen, ishte arsyeja e shkurorëzimit edhe me "Vetëvendosjen".
Kemi parë lëvizje, ikje nga një parti dhe hyrje në një parti tjetër, individuale dhe grupore, të bëra për interesa përfituese, duke qenë parti në pushtet apo duke mitosur materialisht, siç e praktikon, madje në stil të gjerë, AAK-ja. Por, rasti juaj nuk ka as motivin e parë dhe as të dytë. Fundja, ju ishit pjesë e një partie në pushtet, parti e krimit të madh, pra, ju ishit pjesë e krimit, sepse edhe me votën tuaj, me agjitimin tuaj, i shërbenit një partie skajshëm të inkriminuar, fillimisht, në PDK-e. Paksa e vonuar, por e qëlluar ishte ardhje juaj në LDK-e. Një parti e vlerave morale e kombëtare, që përgjatë një çerek shekulli ka bërë emër, për të mirë dhe ka qenë përcaktuese e vendimtare në rrjedhat pozitive të historisë më të re të Kosovës, me fatin e madh që në drejtim të saj ishte njeriu i duhur, urtaku, mentori dhe intelektuali vizionar - dr. Ibrahim Rugova.
Ju, e nderuara Almë, jeni zëri i tretë kundërshtues nga radhët e LDK-së, kundër Tribunalit. Zëri që vie nga Mitrovica, pikërisht, nga Sadri Ferati, mjerisht, kryetar i Degës të LDK-së atje, është zë i porositur, i qëllimshëm, është zë i familjes të madhe e kriminale të SHIK-ut, sepse ngulmon se: "Institucionet drejtësisë në Kosovë, janë të afta për të kryer punën e tyre dhe çdo përpjekje tjetër në këtë drejtim është e panevojshme"!!
Krimet e SHIK-ut kanë filluar më 1997, me vrasjen makabre të gazetarit, njëherit edhe zëdhënës, Ali Ukaj, në Tiranë. I dyshuari i parë ishte Hashim Thaçi, tashmë, i arrestuar. Mjaftoi një telefonatë e Xhavit Halitit në Tiranë dhe Hashimi u lirua!!! Ky është rrëfim i vet Xhavitit. Seria e vrasjeve ka vazhduar gjatë dhe pasluftës. Ekzekutimet e "UÇK-së të SHIK-ut", LPK-ja e djeshme, PDK-ja, AAK-ja dhe VV e sotme, janë numerike, shumë qindra. Pyesim zotëri Sadri Feratin sa nga këto krime ka hetuar, zbuluar, gjykuar e dënuar Gjykata e Kosovës apo edhe ato të UNMIK-ut dhe EULEX-it?! Aq sa mund të numërohen me gishtërinjtë e dy duarëve, për të qenë krejt të saktë!
Se në Kryesinë e Degës të LDK-së, në Mitrovicë, ka hyrë SHIK-u, e kemi thënë, të paktën, në praninë e 4 (katër) anëtarëve të Kryesisë Qendrore të LDK-së. Dhe, megjithatë, asgjë nuk ka lëvizur për ta problermatizuar rastin, për të ndryshuar rrjedhat në atë Degë të koracuar, Kryesia e së cilës nuk pranon kuadro, por që vegjeton pa shpresë këndelljeje.
Personin e dytë, po e kursejmë me emër, sepse e konsiderojmë si lajthitje të paqëllimshme: "Mendoj që tani institucionet e Kosovës, posaçërisht, ato të drejtësisë, janë në gjendje që të trajtojnë edhe këto tema, nëse ka pasur ndonjë shkelje individuale".(!)(Lajmi.net). Ne ia rikujtoimë zotërisë, ngaqë ai e di mirë se "shkelje", më sakt, krime të rënda, bilëz seriale, ka pasur, jo vetëm "individuale", por edhe grupore, madje me një qendër, shtab kriminal drejtues, duke e keqpërdorur poshtërsisht, si mbulesë të krimeve makabre, shenjëtërinë e emërtesës "UÇK-e"!
Prononcimi juaj për Tribunalin, e nderuara Almë, ndryshon rrënjësisht nga deklarimet e dy kuadrove të cituar të LDK-së. Ju jeni kundër këtij Tribunali, sepse është një hije e rëndë, një hije e zezë për një popull, në rastin konkret për popullin e Kosovës, për të cilin Evropa dhe bota demokratike, e prirë nga Amerika zëmadhe, ka derdhur miliardat, duke na servirur lirinë dhe pavarësinë "në pjatë" dhe tani e shpërdorojmë, madje e ndotim lirinë me korrupsion, që do të thotë, hajni zyrtare dhe e përgjakim lirinë me vrasje politike makabre.
Pra, janë shqiptarët, përkatësisht, stalinistët-enveristë të LPK-së ata që e përlyen dhe e përgjakën lirinë, e servirur nga bota liridashëse e demokratike dhe kurrësesi ndërkombëtarët, siç adreson provokueshëm e falsifikueshëm Demaçi bukëshkalë, i cili ka frymëzuar, aprovuar, miratuar dhe bekuar krimin e organizuar politik, vrasjen e kundërshtarëve politikë, veprimtarët e LDK-së dhe ushtarakët e Ibrahim Rugovës. Urrejtjen patalogjike karshi luftëtarëve të FARK-ut, si të vetmet formacione ushatarake të organizuara, formacione që legjitimuan luftën, rezistencën e shqiptarëve kundër pushtuesit serbo-sllavë, Demaçi e shprehu, madje neveritshëm, edhe tani, me rastin e debatit për ligjin e veteranëve të luftës!
Dhe, me lirinë abuzojnë jo vetëm votuesit e partive-banda të krimit, të prira nga PDK-ja, por edhe anëtarësia e LDK-së dhe e patizave të pa inkriminuara, që kanë heshtur dhe vazhdojnë memecllëkun edhe tani, para kësaj hataje të përgjakshme. Por, ju, e nderuara Almë, kurseheni nga mashtrimi, falsifikimi e gënjeshtra e turpshme dhe trashanike se "Kosova ka institucionet e drejtësisë, gjykatat dhe mundësitë e nevojshme, për ta dënuar krimin dhe kriminelët" dhe broçkulla e pallavra të tjera të sahanlëpirësve, servilëve, SHIK-istëve dhe renegatëve, të blerë nga Qeveria-kryebandë, e cila ka autorësinë e krimit të organizuar, kryesisht, të vrasjeve politike dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare.
Krahasimi juaj, por edhe i korit çjerrës qeveritar, me Kroacinë dhe Bosnjen, ku është bërë luftë e krime lufte dhe nuk është organizuar një Tribunal, siç bëhet për Kosovën, është krejt i paqendrueshëm. Asnjë krahasim nuk mund të bëhet, jo vetëm me Kroacinë, që ka traditë shekullore, universitare e shtetërore, por edhe Bosnja, që është një shtet rrumpallë, megjithatë, ka epërsinë, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë. Shqipëria ende nuk e ka arritur as nivelin e drejtësisë që kishte Mbretëria Shqiptare në vitet ` 30-a.
Shembull: Mashtruesja klasike piramidale, Shemsije Kadrija, u gjykua. Organi i akuzës, prokuroria kërkoi 17 vite burg, ndërsa organi i drejtësisë, gjykata, e liroi të pafajshme!! Kanë kaluar 19 vjet që ajo bënë pallë me paratë e shqiptarëve, sepse zënkat ndërpartiake, ndërhyrja e politikës në drejtësi, plus paraja e bollshme, për të korruptuar, blerë drejtësinë e korruptuar, hajdutët e kriminelët livadhisin, bëjnë kokërrën e qejfit. Në Kosovë kupola e krimeve është në pushtet dhe nuk mund t`i bëjë gjyq vetës. Por, edhe në opozitë po të jetë kjo kupolë e krimit, ajo i ka bandat e gatshme për aktivizim dhe stopojnë, madje, në çdo kohë e rrethanë, drejtësinë vendore.
Në Kosovë, Ministria e Drejtësisë, Prokurroria, Gjykatat e të gjitha niveleve, janë "tepricë teknologjike", paguhen, kotsekoti, për punën, misionin që, aktualisht, nuk mund ta kryejnë, të cilat janë të shantazhuara, të kërcënuara me jetë dhe mund ta ndëshkojnë vetëm ndonjë xheparosh fukura, të varfër, që nuk arrin të paguajë "drejtësinë". Ndërsa në shtetet që citoni ju nuk ka ndodhur ky paradoks. Forcat e reja në pushtet dorëzuan kriminelët, të cilët i kërkoi Gjykata Ndërkombëtare, disa syrësh janë dënuar, të tjerë janë arrestuar dhe vazhdon hetimi burokratik i tyre nga Gjykata e Hagës.
Vërtet, Kosova është administruar, pjesërisht, nga ndërkombëtarët, fillimisht UNMIK-u, pastaj EULEX-i. Por, në zbatimin e ligjit, në vënien e rendit dhe të drejtësisë, janë penguar, sabotuar, shantazhuar, kërcënuar, deri edhe në vrasjen e dëshmitarëve; me demonstrime masive, të organizuara nga SHIK-u, me krerët kriminalë të "veteranëve të luftës" dhe të organizatave fantazmë e fiktive "të dala nga lufta", pa hyrë fare në luftë, të gjitha sajesa të kryeorganizatës supër-kriminale SHIK, që ka realizuar, të paktën, 1.800 vrasje, të shqiptarëve të pafajshëm, kryesisht, kuadro e veprimtarë të LDK-së dhe të ushtarakëve institucionalë, me qëllimin, tashmë, të lexueshëm qartazi: për pushtet, pasuri dhe lavdi.
Pyetja, pse nuk besohen këta gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë që ishin dhe janë në Kosovë? Sepse kanë dështuar UNMIK-u, EULEX-i, së bashku me personelin e drejtësisë. Arsyeja: SHIK-u, i cili identifikohet me kupolën e krimit në pushtet dhe degëzimet e tij, tani, në dy parti në opozitë, AAK-a dhe Vetëvendosje, nëpërmjet "organizatave të dala nga lufta", të prira nga "veteranët" e krimit dhe "shoqërinë civile", e cila, tanimë, u vetëzbulua si "kolonë e pestë" dhe e pistë në Kosovë, duke hyrë, edhe zyrtarisht, në partitë e krimit, e mbrojtën dhe e legalizuan krimin në Kosovë; Serbia përgjonte dhe vepronte për diskreditimin e administrimit në Kosovë, duke ndikuar edhe drejtpërdrejtë në drejtësi, siç ishte rasti i kryeqjyqtarit francez, i cili, për disa oficerë të vrarë të FARK-ut, dha edhe dënimin me 2 (dy) vjet burg për vrastarët faktikë, ndërkohë që një krim i tillë, në Francën e francezit, ndëshkohet me burgim të përjetshëm.
Shëmtia e
madhe ka ndodhur me blerjen e prokurorëtve dhe gjyqtarëve të UNMIK-ut,
EULEX-it, por edhe të Tribunalit të Hagës. Dhe, këtë hetim duhet ta bëjë
Tribunali në krijim e sipër. Proverbiale mbetet letra e dëshmitarit shumë të
përfolur dhe të mirënjohur të Kosovës në paravrasjen e tij: "
Ju, e nderuara Almë, shkruani: "Ish-ushtarët e UÇK-së janë gjykuar për krime lufte. Disa në Hagë, eksponentët kryesorë të këtij formacioni ushtarak dhe që kanë dalë të pafajshëm, e po kështu edhe grupe dhe individë të tjerë janë gjykuar e disa dënuar për shkelje të normave e zakoneve të luftës, apo vrasje etj".
Pse u dashka një i akuzuar të angazhojë disa avoketër vendorë e ndërkombëtarë? Ne që kemi provuar burgjet politike, njohim mirë detyrat dhe rolin e avokatisë, e cila ndihmon të akuzuarin në sistemimin e fakteve, të provave, duke qenë ndërmjetës në disa relacione mes palësh: organit të akuzës dhe të akuzuarit. Pse u dashka që një i akuzuar të paguajë edhe 13 milion euro për mbrojtjen e tij në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës?! A nuk flet kjo se eksponentët e krimit nuk janë hiç të pafajshëm, por kanë blerë "pafajësinë" e tyre!?!
Tashmë, dihet se Haga liroi ministrin e brendshëm të Millosheviçit si të "pafajshëm", madje përgaditi dosjen dhe vendimin e pafajësisë edhe për vet Sllobodan Millosheviçin, por zoti e ndëshkoi me marrjen e jetës, duke zhverësuar vendimin fatalisht të poshtër të robit, pra, të trupit "gjykues". Dhe, për këtë denoncim, sekretarja e Gjykatës të Hagës u ndëshkua me detyrimin për të paguar disa mijëra euro! Rrjedhimisht, të gjithë të liruarit të "pafajshëm" nga Haga, madje, të cilitdo nacionalitet qofshin, janë lirime të matrapazllëqeve politike dhe të blerjeve korruptive fakktike të gjyqtarëve, duke akorduar një "pafajësi" fiktive për krime faktike.
"Pse u dashka që të ndërtohet një tribunal për krime lufte jashtë territorit të Kosovës", - pyesni ju, zonjë e nderua? Sepse administra e drejtësisë, oficerë e gardianë, përfshirë edhe burgjet, janë të përzgjedhur nga kupola e krimit në pushtet. Është bërë publike ndërhyrja, presioni i drejtorit të një burgu qëndror karshi dëshmitarit, për ta mohuar dëshminë, me klishën e ndyrë, të dhënë të gatshme, thuaj se "më kanë premtuar 100 mijë euro, azil në botën perëndimore" dhe shpifje e pisllëqe të tjera të bandës së SHIK-ut, pjesë e së cilës është dhe drejtori i burgut. Krimi është infiltruar, ka hyrë në çdo pore të shoqërisë. Asgjë nuk është e sigurtë, asnjë sekret, fshehtësi nuk është e garantuar, sepse frika e terrori i përcjellë të gjithë, andaj dekonspiron hetimet gardiani, përkthyesi dhe për dëshmitarin bandat i përgadisin armët, linçimin!
Rasti i
freskët i një farë horri A.A. nga Llapi i përforcon marifetet, taktikat
rrugaçërore të bandës vrastare. Bie fjala, çfarë u duhej dëshmia e këtij maskarai
drejtësisë, kur ka fakte sa bindëse, aq edhe rrënqethëse të bandës të Llapit.
Dëshmitari okular, i pranishëm në vendngjarje, rrëfen për gjyqin, publikun dhe
opinionin shqiptar e më gjerë: "Nga burgu na dërguan në një pyll,
Llapashticë. Na urdhëruan ta hapim një gropë-varr. Unë refuzova të punoj.
Ka një trajtim shkollaresk "për të gjykuar edhe ata shqiptarë që mund të kenë abuzuar gjatë luftës"! Abuzimi, shpërdorimi nuk mund të përdorën si terma adekuate, për rastin në fjalë, kur dihet se janë bërë krime, terror e vrasje seriale, bile të ngeshme, karshi shqiptarëve të pambrojtur, duke rivalizuar suksesshëm Serbinë, e cila, i përcillte, madje nga afër, burgjet rurale të UÇK-së të SHIK-ut dhe ajo, Serbia pushtuese, i toleronte, sepse, fundja, SHIK-u ishte krijesë e saj, e Serbisë dhe e Tiranës zyrtare komuniste, madje zbatohej projekti armiqësor kundrashqiptarë nga vetë shqipfolësit, nën maskën dhe siglën e "UÇK-së".
Është
gënjeshtër e kulluar sajimi i "zonave të lira" gjatë luftës në
Kosovë. Në pritje të pashaportave të Jakupit, Malisheva e Rahoveci morën plumba
kokës.
Që këtu nuk bëhet fjalë për individë dhe raste të veçuara, le të kujtojmë prononcimin e njërit nga komandantët e UÇK-së, Fatmir Limaj, "për arrestimin, burgosjen e dënimin me vdekje të Blerim Kuqit dhe të tjerëve, pyesni Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së".
Është e vërtetë se luftëtaret e luftëtarët, në grupe të vogla, madje edhe krejt të vogla, ishin pjesë e UÇK-së dhe nuk merreshin me burgje, por luftonin pushtuesin. Por, nuk mund të mohohet se Shtabi i një UÇK-je terrorizonte veprimtarët e LDK-së dhe ushtarakët institucionalë, madje kudo që ata i kapte, i zinte. Është, vërtet, tragjike, por krejt e vërtetë se fletë-arresti i parë u lëshua, nga një Shtab i UÇK-së, për ushtarakun Sali Çekaj, sot Hero i Kosovës, me qëllim ekzekutimi. Është i njëjti Shtab i UÇK-së që ekzekutoi të burgosurin në Kleçkë, Behaudin Hallaçin, i pari i LPK-së për Kosovë si dhe eprorin e burgut, Ismet Jashari - Kumanova, zhurma rreth ngritjes të shtatores së tij na kujton Hitlerin gjerman, me dekorimin e gjeneralëve, pas ekzekutimit të fshehtë të tyre. Pra, ekzekutime ka pasur edhe brenda llojit.
Përsonalisht jam skeptik për të besuar akuzat e Dick Martysë. Kryeministri i Kosovës në ekzil kishte zgjidhur qesen dhe banda e Lëvizjes kishte shtenë në dorë milionat, të cilat kurrë nuk u përdorën për luftën. Thjesht, paratë i kishin të bollshme edhe pa zemra, veshka e zorrë. Përndryshe, këta xhahilë e katilë, që vrisnin me kallash, snajper e gulinov vajzat, djemtë dhe burrat e Kosovës, të gjithë shqiptarë të pafajshëm, për moral e shprit që kanë, gjithçka mund të pritet prej tyre.
Më duket humbje kohe për të kërkuar shtëpira të verdha apo të kuqe, njolla gjaku dhe kocka, maleve e bokërrinave të Shqipërisë. Mjafton të merren me varret faktike të 1.800 shqiptarëve të ekzekutuar, ditën e natën, në prita e pusira, në male e fusha, në qytete dhe fshatra, në rrugë dhe në oborre të shtëpive, madje edhe brenda shtpive të viktimave. Ky është terror e terrorizëm, është fashizëm i sojit të Titos dhe të Enver Hoxhës, me komunistët e tyre gjatë dhe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
Për masakrën, plojën individuale e grupore, të bërë kundër shqiptarëve të Kosovës, është pak një tribunal. Nisma e krimit është Serbia, për të vazhduar me krimet e Tiranës zyrtare, duke themeluar e instruktuar SHIK-un vrastar dhe kompozimin banditesk të Qeverisë të Përkohëshme të Kosovës, si qeveri tërësisht kriminale e vrastare të kundërshtarëve politikë në Kosovë, gjithnjë në koordinim me Serbinë pushtuese, armike.
E
nderuara Almë, e kuptoj shqetësimin tuaj për Kosovën tonë. E kuptoj edhe
organizimin e një Tribunali, për ta ndëshkuar krimin e pandëshkuar në Kosovë.
Por, dilema e madhe është:
Kosova me një zonë votimi! Një shpikje ideale për të mbushur sallën e Parlamentit me deputet SHIK-as. Për këtë u pajtuan të gjithë shefat e partive dhe të partizave, me kryesitë e tyre, tashmë, të privatizuara. Sepse, kjo u siguron ulësen e deputetit shefave dhe shelegëve të tyre në rrethin vicioz brenda kryesisë qendrore. Pra, është një kalkulim i ndyrë, që përjashton përballjen e vlerave. Për turpin e saj, edhe Kryesia e LDK-së e pranoi këtë votim maskaradë. Dhe, votimi në një zonë favorizoi SHIK-un. Mjafton të krahasosh sa deputet duhej të kishte Drenica, me një votim klasik, ku numri i deputetëve në një komunë, përcaktohet nga numri i banorëve të asaj komune.
Duke anashkaluar qëllimshëm këtë normë, sot në ulëset e Parlamentit të Kosovës janë akomoduar një numër enormë kriminelësh. Një ministër gjerman deklaron se Parlamenti i Kosovës ka, të paktën, 27 deputetë kriminelë si dhe 6 ministra kriminelë. Cilitdo zyrtar të Kosovës që i jep dorën, më duhet t`i laj duart gjatë me sapun, sepse më bëhet sikur i kam me njolla gjaku! Ja, pra, ky është imazhi i pushtetit dhe i shtetit të sotëm të Kosovës!
Ata që sot po ulërijnë se po na përlyhet pavarësia, po na shkilet gjaku i derdhur për liri, u ngjajnë lehjeve në hënë. Me të zëshmit kundër Tribunalit janë pikërisht më të inkriminuarit, projektuesit dhe urdhëruesit e krimeve seriale anekënd Kosovës. Shumë qindra nëna, nuse dhe motra shqiptare i kanë veshur në zinë e përjetshme, duke ua ekzekutuar djemtë, burrat dhe vëllezërit e tyre, madje për motive të ndyra pushtetare, pasurore e karrieriste. Shumë mijëra fëmijë kanë ngelur jetimër, bonjakë të përjetshëm, më plagë të rënda të shpirtit të tyre fëminorë, njomzak. Kjo masakër, plojë ngjason me fund-luftën e Dytë Botërore, kur komunistët jugosllavë dhe komunistët e Shqipërisë vrisnin shqiptarët, njësoj, në të dy shtetet. Dhe, me cinizmin më të madh, këlyshi i Serbisë, Muharrem Xhemajli, vendos për mbijetesën, bukën e kësaj armate të pafajshme dhe ëngjëllore, natyrisht, me aprovimin e Hashim kryeministrit, duke i hequr emrat e prindërve të tyre nga lista e luftëtarëve të lirisë.
Është ky batakçi, i burgosur dhe i akuzuar për vrasje familjare, i liruar nga burgu me ndërhyrjen e SHIK-ut, për ta vënë në krye të organizatës të veteranëve, të bërë paçavure vetë organizatën, pa qenë fare në luftë, siç konfirmon bashkëluftëtari i kryeçetanikut të Drenicës, Adem Jashari, guerilasi Gani Geci. Është ky Muharrem musteçoku, me shokët e tij, po aq hafije të Serbisë sa ky, kallës të flamurit të Dardanisë dhe kallje të kishave e shtëpive të serbëve, me ç`rast u vranë 18 të rinj shqiptarë. Ishte një skenar i Serbisë për ta realizuar decentralizimin në Kosovë, duke krijuar fshat e enklavë serbe.
Ata që sot shajnë e mallëkojnë "rrospinë Evropë" dhe me nëntekst Amerikën "imperialiste", por, të dyja çlirimtare faktike të Kosovës, projektuan, realizuan dhe u gëzuan e festuan për vrasjen e Ministrit të Luftës, Ahmet Krasniqi, pikërisht në kohë lufte. Cili nga shtetet, të përfshirë në luftën e fundit ballkanike e bëri këtë krim, tradhti e shëmti kombëtare?! Askush tjetër, përveç Kosovës! Atëherë, për çfarë "imazhi" të shtetit të Kosovës po flasin kalemxhinjtë pa parime e pa moral intelektual e njerëzor?!
Krimet në Kosovë, qoftë gjatë luftës, qoftë pas saj, janë bërë në emër të UÇK-së, kanë qenë gjysmëlegale, sepse në një ekzekutim, kanë marrë pjesë një duzinë kriminelësh. Atëherë pse horrat stalinistë, tellall të sotëm, asnjëherë nuk e ngritën zërin e protestës kundër krimit të organizuar politik dhe nuk kërkuan kurrë ndëshkimin e kriminelëve, përkundrazi i mbronin dje, vazhdojnë t`i mbrojnë edhe sot. Mbrojtja zyrtare e krimit ka ndodhur vetëm në Kosovë, prandaj ky fakt kriminal, rrugaçëror, diskriditues e turpërues, është i mjaftueshëm për mosbesim, pët ta bërë një gjyq në kuadrin e drejtësisë inekzistente, fiktive të Kosovës. Halabakët e LPK-së të djeshme, sot krerë dhe militantë të partive-banda, po e dështojnë shtetin e Kosovës. Dhe, ju, qytetarë të Kosovës, vazhdoni të votoni për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Turp dhe krim i madh sa bjeshka!!!
Fundazi, e nderuara Alma Lama, uroj dhe shpresoj për mirëkuptim!