Mendime
Florim Zeqa: Epoka para gjyqit!
E merkure, 30.04.2014, 06:54 PM
Epoka para gjyqit!
Nga Florim Zeqa
Lufta i ka fituar liritë e shumë popujve të botës, dhe do të jetë prapë e zonja të çlirojë popuj të tjerë nga robëria, shtypja dhe kolonializmi. Lufta i vë në sprovë të madhe njerëzit; përveq forcës fizike dhe qendrueshmërisë kërkonë përgaditje të lartë morale në përballimin e sfidave shpirtërore.
Përdorimi i dhunës mbetët opcioni i vetëm për të gjetur domenin e lirisë. Kjo është baza mbi të cilën e ka bazën e drejta e një populli për t'u çliruar, si dhe e drejta e intervenimit humanitar për ta ndihmuar një popull apo vend tjetër.
Mbi këtë të drejtë ndodhi edhe intervenimi (për herë të parë) i forcave ajërore të NATO-s për shpëtimin e popullit shqiptar nga shfarosja dhe dëbimi kolektiv.
Lufta në Kosovë nuk erdhi si dëshirë dhe as si qëllim i shqiptarëve. Erdhi për më tepër si imponim dhe nevojë ekzistenciale.
Shqiptarët e Kosovës për afro një dekadë provuan me rezistencën e tyre aktive paqësore. Sa më shumë shtoheshin kërksat për ndihmë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, aq më tepër rritej dhuna dhe represioni serb ndaj shqiptarëve.
Masakra e forcave serbe ndaj familjes Jashari në marsin e '98-së ju dha fund shpresave të shqiptarëve për shkuarjën tutje vetëm në rrugë paqësore dhe demokratike, sikurse që edhe masakrat e mëvonshme në gjithë Kosovën,...thyen iluzionet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen në rrugë paqësore të problemit të Kosovës.
Organizimi i shqiptarëve në grupe të armatosura, erdhi si domosdoshmeri e mbrojtjës së nderit dhe dinjitetit familjar, të mbrojtjës së pragut të shtëpisë, siq e thoshte shpesh presidenti historik Ibrahim Rugova (edhe para Tribunalit të Hagës).
Kuvendi i Republikës së Kosovës, javën që lamë pas i "hapi" rrugën themelimit të Gjykatës Speciale apo Tribunalit (të njëanshëm) për krimet e luftës në Kosovë.
E quajta kështu të njëanshëm, për arsye se ky Tribunal nuk parasheh të gjykohen edhe krimet (e shumta) serbe ndaj shqiptarëve, por vetëm ato të shqiptarëve?!
Ishte ky një votim i domosdoshëm, për të cilin votuan mbi 2/3 e deputetëve; disa me (pa) vetëdije, sa të tjerë nën presionin e liderëve partiak,...përderisa më së vështiri ishte të abstenohej nga një votim i tillë !
Tani sëcili prej liderëve dhe deputetëve në mënyrën e vet po mundohen ta arsyetojnë votimin apo mosvotimin e këtij Tribunali!
Pavarësisht votimit pro apo kundër, tashmë Tribunali ka marrë "bekimin" e ligjvënësve kosovar, është legalizuar gjykimi i krimeve të supozuara të pjestarëve të UCK-së!
Ajo çka i mbetët politikës dhe ligjvënësve të legjislaturës së ardhshme, është mbrojtja e luftës çlirimtare në Kosovë.
Si të mbrohet epoka e luftës çlirimtare?
Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë dy gjëra që e rrezikojnë të ardhmën e njerzimit në mbarë botën. Gjatë gjykimit të këtyre dy dukurive të shëmtuara duhet pasur kujdes gjithnjë në mospërzierjën e individit me një kolektivitet më të gjërë.
Ashtu si terroristi, edhe krimineli duhet të ndahet nga kolektiviteti i tij, etnia, raca, feja, partia apo cili do grupim tjetër.
Edhe në rastin tonë, duhet treguar kujdesin maksimal në identifikimin e rasteve, trajtimin e barabartë, ballafaqimin me argumente dhe fakte për sëcilin veq e veq,...duke mospërzier luftën e pastër çlirimtare më ndonje rast të izoluar (të shkaktuar për motive hakmarrjeje, të nxitur nga urrejtja e krimeve masive serbe ndaj shqiptarëve), apo mospërgjegjësie individuale në rrëthana lufte.
Në asnjë
rrethanë nuk duhet lejuar të dëmtohet imazhi i luftës çlirimtare nga ky
Tribunal, sepse do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme për të ardhmën e
shtetit tonë,...gjë të cilën e pret
Përfundimi i suksesëshëm i epokës së luftës do të shëronte shumë plagë, do të hapte një kapitull të ri paqeje si dhe do t'i hapte një përspektivë të ndritshme të ardhmës së vendit tonë dhe mbarë rajonit të trazuar të ballkanit përendimor, fakt ky të cilin duhet ta kenë parasyshë të gjithë, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët.