Mendime
Florim Zeqa: "Margaritarët" e qeverisë në ikje!
E premte, 04.04.2014, 07:59 PM
Atashetë-"margaritarë" të qeverisë në ikje !
Nga Florim Zeqa
E filluan më atashetë ushtarak, vazhduan me atashetë policor dhe së fundmi edhe më ata ekonomik! Memorandumi i mirëkuptimit për "diplomaci ekonomike" i datës 29.03.2014 mes ministrit të punëve të jashtme, Enver Hoxhaj dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut e nxori në skenë edhe një "margaritar" të ri.
Paralajmërimi për emërmin e "atasheve ekonomik" nëpër disa qendra si; Njujork, Bruksel, Berlin, Londër Romë,...etj, përveq se do t'i stërngarkojë Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës me staf të panevojshëm diplomatik, do të rëndojë tejë mase buxhetin e varfër të shetit tonë!
Këta janë hapa të ngutshëm të kësaj qeverie në ikje, që për qëllim parësor kanë rehatimin e "dostave" të tyre e jo interesin e shtetit të Kosovës!
Përderisa në të gjitha e vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian, çdo ditë ndodhin shkurtime buxhetore (spending review) si pasojë e krizës financiare, qeveritarët e vendit tonë sillen sikur Kosova të ishte një parajsë apo një ishull më plotë margaritar të çmuar!
Nga cili do kënd e vështron qeverisjen aktuale, rezultati të delë mbrapsht dhe i hidhur. Nëse e analizon nga mbrenda, kudo ka fryerje të administratës shtetërore si rezultat i nepotizmit, familjarizmit dhe aferave tjera korruptive.
Sindromi i i keqeverisjes po vazhdon edhe në diasporë, përmes punësimit të familjarëve të ministrave, deputetëve, miqëve dhe të afërmëve të tyre (nga Kosova) nëpër përfaqësitë tona diplomatike, duke anashkaluar një armatë të rinjësh shqiptar në shtetet respektive përendimore, të specializuar në fusha të ndryshme, që përpos gjuhës së shtetit ku jetojnë, posedojnë njohuri dhe vlera tjera kulturore,...që do ta përfaqësonin më dinjitet shtetin e Kosovës, si dhe do të krijonin lidhje shumë të fuqishme miqësore në shtetet ku përfaqësojnë.
Mirëpo këta margaritarët e rinjë, atashetë e emëruar (politik), ushtarak, policor, ekonomik,...për më tepër do t'ju shërbejnë grupeve të caktuara të interesit (kastës qeveritare), dhe ajo që është më keq, ka gjasa te mos ndalet me kaq trendi i formimit të "atasheve" diplomatike.
Nuk i dihet në të ardhmën, vargut të gjatë të "atasheve" mund t'u bashkangjiten e dhe atashetë kulturor, sportiv, turistik, ...e ndoshta edhe atashetë e "SOW-BIZ-it", ku përpos bukurive natyrore të vendit,...do të prezentohen edhe bukuritë e "zogjëve" dhe "bilibilave" më të mirë, gjë e cila do të ndihmonte në tërhjekjën e "investitorëve" për degjenerimin (e nisur) më të shpejtë kluturor të vendit tonë!
Që lexuesi të kuptoj më mirë, fjala "attaché" rrjedhë nga gjuha angleze, që në shqip i bie; - Nëpunës i ngarkuar për të drejtuar një fushë veprimtarie pranë një përfaqësie diplomatike,...prandaj termin "attaché", qeveritarët tonë e kanë futur në fjalorin e tyre sa për të krijuar përshtypjën (mashtrimin) tek popullata se njerëzit e emëruar në konsullata janë njerëz më profile të posaqme që nuk i kanë të tjerët.
Mos e vet se të tregon vet, thotë një fjalë e urtë popullore. Kjo e tregon më së miri strategjinë e Qeverisë për Diasporën. Në vend që të hapin më shumë përfaqësi diplomatike (konsullata), për të qenë sa më afër mërgimtarëve,...këta çdo ditë e më shumë po e rrisin stafin diplomatik nëpër ambasadat (konsullatat) ekzistuese duke punësuar njerëzit e vet, për t'i bërë favore njëri-tjetrit,...duke mos ju interesuar fare problemet (e shumta) të mërgatës.