E marte, 08.10.2024, 09:58 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: LDK ruan historinë

E premte, 04.04.2014, 06:55 PM


LDK-ja RUAN HISTORINË DHE NUK DO VOTOI LIGJIN PËR VETERANËT NËSE NUK PRANOHEN AMENDAMENTET

Nga Xhevat Rexhaj

Nesër siç është paraparë me vendim të Kryesisë së Kuvendit, këtij Kuvendi që gjysma ishin dhe ende janë deputet me vota të vjedhura, me akuza, me dënime dhe me abuzime me pasuritë e shtetit, do të jetë përseri në rend dite ligji për veteranët e luftës. Dihet mirëfilli se ky ligj ishte dhe është më se i domosdoshëm për gjithë ne shqiptarët në evqanti dhe veteranët në veqanti, ata që me pushkë ishin në fronte, pro edhe miliona të tjerë që ishin me dekada logjistikë dhe veprimatrë për pavarësi. Ky ligj erdhi tash në kohën kur iu deshtë klikës së PDK së të bëjë fushatë, por me këtë ligj klika PDK iste dhe disa në AAK dëshirojnë të ndryshojnë kohën dhe historinë, të ndryshojnë luftën dhe kierarkin e luftës, e kjo nuk duhet të pranohet ngase me këtë ligj mbesin anash një ushtri veprimtarësh institucionalistë që me dekada dhanë çka patën për shtetin dhe vet luftën. Ne verpimtarët institucionalistë që tubuam edhe për luftë shuma milionshe dhe dërguam në Drenicë, në Llap, në Dukagjin e kudo në fronte dhe ishim përkrahës të MFARKU t nuk dëshorojmë lëm,oshë, jo as para, as privilegje por duam mirënjohje me ligj. Pse e them këtë: në kohë të luftës kishim dy organizime në për dhe me Qeverin e Institucionet e shtetit dhe nji që quhej Vendlindja Thërret. Dallimet ishin dhe janë edhe sot ngase mjerishtë sot në shtete perëndimore ka shumë njerëz LPK ista që ishin vetëm anëtarë të komisioneve Vendlindja Thërret dhe shumica e tyre pa qenë as një minutë në fronte ka qe 7 vite mariin rroga dhe kanë libreza veteranësh, kjo do të duhej të jetë edhe një fakt për keqpërdorime fondesh të shtetit, dhe këta tentojne që edhe më tutje të mbesin përfitues material të luftes me ligje edhe pse asnjë minutë nuk ishin në luftë. Atëhere e njëjta do duhe të vlente edhe për qindra e mijëra aktivista, frnizues dhe veprimatrë të komisioneve të 3% ngase ishin natën e ditën në mbledhje të armëve, parave dhe veshmbathjeve dhe besa shumë ishin edhe në fronte lufte. Deputetët e LDK së nuk po luajnë me veteran, jo me veteraanë dhe me luftën po luajnë përfituesit e PDK se alias LPK se andaj LDK ja ka obligim institucionale ta ruaj vlerën e luftës, ngase PDK ja me disa ne AAK me këtë ligj mëton ti ndaj taborret, në luftëtare dhe në tardhëtar, kjo është e prekshme dhe nuk duhet lejuar, apo nese ata me shumicë votash e votojne ta dijnë se me një qeveri të ardhmshme ky ligj duhet të jetë përsewri në rishqyrtim. Për ditën dhe votimin e nesërm u prononcuan edhe disa deputet të LDK se.: Z. Xhafer Tahiri thotë:

„Ligji per veteranet duhet te vendos drejtesi per te gjithe luftetaret e lirise. Lufta Clirimitare e Kosoves eshte lufta me e drejte dhe me sakrifca nga me uniket ne bote. Amandamentet e LDK-se duhet te perkrahen sepse kan per qellim pikerisht vendosjen e kesaj drejtesie dhe njohjen e kontributit te secilit individ ne lufte. Ne disa dispozita me kete ligj po synohet te mbyllen ceshtje te caktuara, padrejtesi te medha siq ka qene dhenia e librezave te vetereanit pas luftes ne menyre te pakontrlluar per shume persona qe nuk kan qene kurr pjese e UCK-se! Ligji do te duhej te kete me shume diskutime publike ne menyre qe sidomos gjenerat e re te perfshihet ne diskutimin per te! Ata fundja jan bartes te zbatimit te ketij ligji ne 30 vitet e arshme! Dhenia e statusit te veteranit duhet et behet ne menyre shume te kujdesshme sepse perveq qe rrezikon te komprementoj te kaluaren e lavdishme, mund te demtoj edhe kauzat te rendesishme per te ardhmen tone. Cdo kund ne bote veteran jane vetem ata luftetare qe me pushke ne dore kane luftuar per lirine e atdheut. Te gjithe qytetaret e Kosoves kan kontribuar per luften dhe per lirine , edhe femijet edhe pleqt pa dallim. Grupi Parlamentar i LDK do te qendroj prapa amandamenteve te saj me argumente te qendrueshme dhe ne duam te besojm qe ligji do te kalohet bashke me keto amandamente! „ ndërsa Z. Anton Quni shprehet shkurt: „ Nuk jam i tipit pishmanli...ke durim deri neser.. „ edhe Arben Gashi ishte i shkurt në prononcim të tij:“ Ldk e ka te qarte qendrimin, ne nuk terhiqemi nga amandamentet tona „ Thuaja të njëjtin qëndrim me kolegë të vet e ka edhe Sadri Ferati:“ Qendrimi i gruput ton parlamentar eshte i njejti. Nese perkrahen amandamentet e propozuara nga deputetet tane. „

Nga këto prononcime për gazetën Bota Sot të deputetëve të LDK-së kuptohet kjartë se nesër LDK ja nuk lëviz nga qëndrimet që amendamentet e LDK se të futen në ligj, përndryshe nuk do të përkrahët nga LDK-ja.



(Vota: 12 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora