Mendime
Agim Gashi: Ndihmë kombit e atdheut!
E merkure, 02.04.2014, 08:10 PM
BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE
NDIHMË KOMBIT E ATDHEUT!
SOT SE NESER DO TË JETË VONË DHE TRAGJIKE!
NGA AGIM GASHI
Kohët e fundi jemi dëshmitarë të disa vrasjeve e vetëvrasjeve me pasoja katastrofale, të djemëve të rinjë që flijohen për grupe kriminale dhe që shiten si shtazët për mercenar nga grupe mafioze.
Kjo dukuri është në rritje e sipër, për çka shqetson pa masë pjesën e shëndoshë të kombit që synojnë një ardhmëri më të mirë për kombin e atdheun.
Akti
vetëvrasës kamikaz i shqiptarit nga Ferizaji, me emrin e bukur shqip Blerim,
tronditi jo vetëm shqiptarët por edhe ata që dikur u shkrinë për ne duke hedhur
bomba
Andaj, me nguti dhe urgjet duhet të bihet ligji mbi ndalimin e këtyre rrymave vehabisto-terroriste në të cilat u derdhen milionat e armiqëve të kombit e atdheut. Sa më parë duhet që të ndërrohet edhe udhëheqja kriminale e BIK-ut e cila me çdo mjet u vetëemrua për të marrë donacione milionshe nga këto organizate terroriste.
Populli shqiptar me ide të shëndosha duhet që sa më pare të ngriten në demostrata masive, me gra, burra, pleq e plaka për ta shpëtuar qenjen tonë kombëtare, për ta shëtuar atdheun dhe rininë tonë së cilës i shpërlahet truri e pastaj u shiten grupeve o organizatave terroriste në lindje e që bazat i kanë edhe në trojet tona. Demostratat nuk bën të ndalen në asnjë moment derisa të futet ligji në veprim e derisa të pastrohet atdheun nga fara e keqe terroriste e cila nuk është çudi që neser të fillojnë aksione të tilla edhe në fshatrat e qytetet tona, në shkolla e spitale për të na i vrarë gratë, pleq e plaka, fëmijë e nxënës.
Poqëse token tonë nuk duam ta shofim me copa trupash të fëmijëve tanë, me gjakun e nxënëve e rinisë sonë, ju lutem filloni sa ma parë, qysh sot, se neser do të na bëhet vonë.
Në këto demostrata të kërkohet edhe dorheqja e kësaj qeverie e cila lejoi të vij deri te situata e tillë kur kishte njohuri dhe kur e dinte se edhe ministrat e tyre po i hanë ryshfetet me paratë e gjakosura me terrorizëm.
Pos dorheqjes së qeverisë duhet kërkuar:
-Që pa asnjë vonesë të bihet ligji mbi ndalimin e partive fetare-islamiste;
-Që menjëherë të ju ndalohet veprimi i sekteve të ndryshme të sjellura nga lindja;
-Që hoxhollarët e shkolluar në Universitetet e sekteve në tokat arabe tu ndalohet veprimtaria dhe tu rruhen mjekrrat.Të ndalohet bartja e mjekrrave për qëllime sektare;
-Që në xhamia mos të organizohen ligjerata antikombëtare;
-Që në xhamia mos të organizohen aksione „humanitare“ në mblejdhjen e ndihmave kur popullata jonë e ka këtë nevoj dhe vuan nga uria;(Ndihmat asnjëherë nuk shkuan në destinacion por u ndanë për grupet mafioze dhe organizatorëve këtu në Kosovë).
-Të shkarkohet menjëherë udhëheqja e BIK-ut dhe në vend të tyre të emrohen hoxhollarë shqiptar e kombëtar që nderojnë Zotin, kombin e fenë tradicionalisht siq e kishim me shekuj;
-Të ndalohen forumet e mshefta islamike dhe web-faqet që indoktrinojnë rininë tonë! Etj.
Ne si komb dhe si Dardani, prej kohës dradane e deri më 1999 nuk kishim liri e as shtet. Posa u fitue shteti dhe liria me ndihmen e miqëve, kësajt toke e këtij populli iu versulen hijenat e kombit, stalinistët, muxhahedinët, vehabistët, serbo-ruso-grekofilët e armiqë tjerë, ku lirinë e gjakosuar e bastarlluan totalisht me ndihmen e njriut shqiptaro-tradhëtar.
Njerzit tanë të pangishëm, gryksat e ndytë që shesin kombin e lirinë, tradhëtarët e spiujt, arriten të futen në majat e kupolës shterore dhe sollen gjendjen që jemi sot.
Popull i dashur!
Unë, Agim Gashi, një këngëtar e rapsod, një poet e njeri i atdheut dhe pjestar i juaj, një i persekutur në burgjet sllave, i vrarë, i plagosur, i rrahur e poshtruar me mijaherë, i injoruar e i mërguar, krahas luftës kunder kancerit dhe smundjeve tjera, kurr su ndala të luftoj, shkruaj e këndoj edhe për qenjen e atdheut dhe kombit në përgjithësi. Krahas lotëve të mi që derdha për vujatjet e mia, gjithmonë lotët e mi rrodhen edhe për tokën dhe popullin tim.
Realiteti i hidhur shqiptar nuk bie ende nga masmediat botrore. Çmenduria jonë po na sjell buzë humnerës. Kështu e paska trimëria jonë: me vra vllaun dhe me shku në tokat e huaja e me vra njerz të pafajshëm? Me ditë e natë po turprohem nga vetja ime. Turpërohem sepse si popull asgjë nuk po bëjmë për mirëqenjen tonë. Po na shtohet gjakmarrja e ne po flejmë, po na ikun djemt e vashat në kurbet e ne asesi të zgjohemi, kufomat e të pagjeturve flejnë në tokën e atyre që i vranë, djemt tanë merren me terrorizëm, forcat e errëta Verio-Epirote hynë e dalin në Shqipëri saherë të duan dhe ngrejnë flamuj, në kufijt kosovar hynë e dalin çetnik serb kur të duan. E ne? Flejmë! Ne flejmë kur duhet të jemi zgjuar, e zgjohemi kur na bëhet vonë. Në shtim e sipër kurvëria, korrupcioni, hajnia...Populli u nda në fise e parti për tu izoluar në mëhallë e çatia pa e diktuar se jemi para një apokalipse kombëtare. Pse na pushoi truri ynë kështu? Pse ai romantizëm po na shëndrrohet në zhgënjim gjithëkombëtar?
Pse po na vdes kurajoja intelektuale e dinjiteti kombëtar? Atdheun e shofim si një copë harrni të hedhur të cilën e fyjmë kush të mundet, e shajnë cili të ngritet i pari, ndërrojnë historinë secili sipas kutit të vetë dhe rrugaqëria derdhet mbi atdheun si një gotë uji.
Atdheu po lëshon kushtrim sa e sa herë, por si duket burrëria shqiptare kenka veshë me dimi e fustana grash.
Zgjohuni
të gjithë, zgjohu o kombi im sepse nga varret e dëshmorëve po na arrijnë
thirrjet dhe klithmat e fundit për shpëtimin e kombit dhe atdheut. Poqëse këto
klithje e lutje që vinë nga varret dhe nga qielli i shpirtrave të atyre që u
bënë dhe për atdhe, atëherë faji i rrënimit të pamshirshëm i atdheut të bie
edhe Ty o populli im i dashur.
Nuk jamë
ndonjë njeri i mbushur emocione pse smundem me e durue padrejtsinë.Në këto
momente nuk përkrah askend përpos popullit tim dhe atdheut tim. Gjithmonë isha
dhe do të jem në anën e kombit dhe atdheut të fyer e rrënuar, në anën e të
varfërit e të mjerimit në atdhe. Nuk mundem ta ha djersen tënde se më duket e
ha mishin tim. Disa të hëngrën me opinga e spo e
Andaj, zgjohuni sot.Neser çdo gjë do të jetë vonë dhe tragjike!
Düren, 02.04.2014