E premte, 11.10.2024, 07:08 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: SHIK-un e mbajtën gjallë kriminelët

E premte, 04.04.2014, 07:09 PM


SHËRBIMIN    INFORMATIVË      KOSOVËS -   SHIK-un   E  MBAJTËN GJALLË  ( E   PO  E   MBAJNË   AKOMA)   DISA  GRUPE  KRIMINELE, FIRMA,  DHE  AGJENTET   E   SHIK-ut

Nga Ramiz DËRMAKU

Shumë kompani të mëdha në Kosovën e pasë luftës, e kishin ( e kanë) edhe sot për  “obligim“  që një sasi të caktuar të mjeteve materiale , ta derdhin në logari të atyre grupeve kriminele. SHIK-stë,PDK-tët, majtistët,leninistët, marksistët, demaqistët.., po rrahin gjoksë se  ne  e çliruam Kosovën.., dhe ne duhet  ta udhëheqim ? ! SHIK-u gjithashtu përdor taktika të frikësimit që të marrë para nga kompanitë e ndryshme.

Sipas Inteligjencës amerikane Eulex-it dhe KFOR-it, po e mbajnë gjallë Shërbimin Informativë të Kosovës-SHIK-un po e mbajnë gjllë, axhentët e kësaj njisie pra SHIK-t. Axhentët  jo që e finacojnë SHIK-un, por në shumë raste ata janë të betuar se edhe jetën do ta flijojnë për ti mbrojtur“ bosët“ e tyre dhe antarët tjerë. Ata janë të betuar dhe të bindur se vetëm ata.., mund , dhe duhet ta udhëheqin Kosovën.., sepse ata po thonë; se ne e çliruam Kosovën ! Në disa raporte sekrete të intelegjencës amerikane duke filluar nga viti 2001 deri në 2004, SHIK-u i financonte (apo i mbante) ato grupe kriminale, dhe i shfrytzonte për qëllime private e personale. Sipas këtij raporti është konstatuar se SHIK-u, ka patur lidhje direkte me ato grupe kriminele, e ka edhe sot.  Shumë kompani të mëdha në Kosovën e pasë luftës, e kishin ( e kanë) edhe sot për  “obligim“  që një sasi të caktuar të Eurove mjeteve materiale  ta derdhin në logari të atyre grupeve kriminele, të cilat ditën flejnë nepër podrume të Prishtinës, e natën bredhin rrugëve të Prishtinës e qyteteve e fshatrave të Kosovës me detyra të  caktuara nga“Bosët“  e tyre.  Disa prej “Bosave“ janë  sot në institucionet e shtetit  të Kosovës, bile bile.., disa mbajnë edhe poste të.., larta në  Parlamentin e Kosovës.

-“SHIK-u gjithashtu përdor taktika të frikësimit që të marrë para nga kompanitë e ndryshme. Kompanitë “Lesna” dhe “Agro Llapi” e një firmë ndërtimi janë në mesin e kontribuuesve më të mëdhenj që financojnë SHIK-un”, theksohet në raport. Po ashtu sipas raportit sekret, L.Gashi e Rr. M – R- janë dy personat që kanë dhënë gjithashtu mjete tue shumta materiale për SHIK-un, përpos gjatë kohës kur ata kanë qenë në burg. Amerikanët kanë gjetur se përpos Kadri Veselit e Elmi Reçicës, në krye të SHIK-ut janë edhe Driton Hoxha, anëtar i UÇPMB-së e Rexhep Selimi.Po flitet se Xhavit Halitit, si njëri nga udhëheqësit e PDK-së, me organizatat islamike. “Xhavit Haliti ka qenë prezent duke operuar në këto organizata joqeveritare islamike. Haliti është i lidhur me Hamdi Thaçin, president i Organizatës Islamike (NFDK). Thaçi dhe Haliti kanë ndërtuar pa ndonjë autorizim një xhami të madhe në qendër të Prishtinës”, thuhet në raport. “Disa nga organizatat islame kanë financuar Partinë Demokratike të Kosovës. Agjentët amerikanë të KFOR-it e përshkruajnë SHIK-un në raportin e tyre si një vegël politike e futur thellë në Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo organizatë funksiononte si kompromis i disa anëtarëve të G2-shit, një trupë për kundërzbulim që operonte brenda Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Xhavit Haliti, si njëri nga kryesuesit e SHIK-ut, kishte lidhje të fuqishme me Shërbimin Informativ të Shqipërisë. Ndërkaq Elmi Reçica e Kadri Veseli, dy të tjerët që kryesonin këtë organizatë, ishin kundër Halitit.

-Involvimi i prokurorëve ndërkombëtar në rastet kur për korrupsion janë akuzuar politikanët dhe zhvillimi i këtyre hetimeve e heshtja e tyre krijon përshtypjen se këto raste janë duke u përdorur si shantazh për compromise në politikë - Qytetarit të Kosovës duhet t’i rikthehet reagimi kundër shitjes së interesave të vendit. Kosova udhëhiqet nga një klasë e shantazhuar e cila e ka korruptuar termin pavarësi e Kosovës.

Kjo udhëheqje tashmë e ka dëmtuar statusin e Kosovës dhe do ta dëmtojë më shumë të ardhmen e saj. Luftimi i korrupsionit është shpresa e vetme për një qëndrushmëri të shtetit të ardhshëm kosovar. Këto kanë qenë disa nga konstatimet e bëra në Konferencën e organizuar nga Organizata “Çohu” e cila u mbajt të martën në mbrëmje në Prishtinë. Pjesmarrësit në këtë konferencë janë shprehur se Kosova është duke prirë në rajon përsa i përket korrupsionit, ndërsa hulumtimet e UNDP-së të prezantuara në këtë konferencë flasin për radhitje të Kosovës në krye të shteteve të korruptuara të Ballkanit.Individët dhe grupe që kanë pozita dhe ndikim të fuqishëm në rrjedhat ekonomike dhe politike dhe shtetërore, të cilët duke shfrytëzuar këto pozita ata shfrytëzojnë bashkëpunim të lartë me nëntokën kriminale, duke mbrojt dhe ndihmuar individëve dhe grupeve kriminale, në dhënien e informatave dhe të dhëna të ndryshme të cilat janë më rëndësi për kryerjen e aktiviteteve të tyre kriminale, duke i mbrojte nga ndjekja e policisë, I lirojnë nga aktakuzat, I shpëtojnë nga gjykimi ose u ndihmojnë që të dalin para kohe nga vuajtja e dënimit. Nga e gjithë kjo shihet, se zyrtarët e tillë, bëjnë një jetë të dyfishtë, në njërën anë paraqiten si njerëz zyrtarë, përfaqësues të respektuar pasi kanë poste në politik-pushtet shtetëror apo biznes, polici etj, ndërsa në anën tjetër janë të lidhur ngush me nëntokën kriminale. Është e zakonshme që pasi të arrin kapitalin e tyre në mënyrë kundërligjore, këta individ bëjnë përpjekje që pasurin e tillë të mbulojnë apo arsyetojnë në ndonjë mënyrë, gjegjësisht duke paraqit atë si një kapital të ligjshëm. E ndërsa kjo mënyrë i përket një vepër tjetër kriminale që njihet si “larja” e parave.Veprimet të cilat ndërmerren nga individët të cilët merren me aktivitete kriminale, që parat e fituara në këtë mënyrë të i deponojnë në institucione bankare, apo investojnë në punë ose biznese, në mënyrë që pastaj  ata të shihen si, gjoja para të fituara nga veprimtari të lejuara ekonomike ose biznesore etj, me qëllim që ato të përdoren si para të pastruara. Nga fakti që korrupsioni është veprimtari e kundërligjshme dhe mjaftë e rrezikshme për një shoqëri të caktuar e cila kryhet nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare do të thotë më tepër se krim, ngase e keqja e saj nuk ka të bëjë vetëm me pësim individual por kolektiv. Me një fjalë pëson e tërë shoqëria duke u rrezikuar funksionimi normal të institucioneve më të larta shtetërore, gjegjësisht, korrupsioni bënë degjenerimin e tyre, që si pasoj e saj pozita e tyre zyrtare paraqet vetëm interes për vetë vete, ndërsa, në raport me qytetarët interesi i këtyre të fundit mbetet vetëm një çështje teorie. Se është kështu vërehet më së miri nga fakti se sa u besojnë qytetarët organeve shtetërore dhe sa janë të kënaqura me punën e tyre, si në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe në asketin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të tyre, pastaj fakti tjetër ku lulëzon apo jo krimi i organizuar dhe sa është i përkushtuar shteti në luftimin e tij etj.Veseli është i pari në SHIK dhe është i lidhur në mënyrë të fuqishme me Hashim Thaçin. Ndërsa Reçica është numër dy në hierarkinë e SHIK-ut”, thekson raporti i amerikanëve.

Sipas këtij raporti sekret, SHIK-u numëronte 3 mijë agjentë.

Ndërkaq 200 deri në 500 persona që kanë qenë anëtarë të SHIK-ut kanë qenë të punësuar edhe në Departamentin e TMK-së të njohur si G2. “Menjëherë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në vitin 1999, SHIK-u ka afruar afër vetes 5 mijë persona”, thekson raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it.

Inteligjenca amerikane e KFOR-it e përshkruan Pejën si vendin më të rëndësishëm në perëndim të Kosovës. Ky qytet, sipas këtij raporti, menjëherë pas luftës u vu nën kontrollin e Ramush Haradinajt, që kishte në dorë qeverinë komunale të udhëhequr nga Ethem Çeku, i cili nga amerikanët vlerësohet si politikan joprofesional. “Ethem Çeku ka qenë në gjendje që të realizojë marrëveshje të fuqishme kriminale me njerëz të fuqishëm lokalë, për interesa të tij personale dhe të Ramush Haradinajt, i cili kishte nevojë për rritje të fuqisë politike”, theksohet në këtë raport sekret të Inteligjencës amerikane. Sipas skemës së paraqitur në këtë raport sekret, zona kriminale në rajonin e Pejës kontrollohet nga Xhavit Haliti, në njërën anë, e nga Ekrem Lluka dhe Riza Lluka, në anën tjetër, që vlerësohen si të afërt me Haradinajn. Xhavit Haliti është i lidhur me familjet Kelmendi dhe Muriçi, të cilët merren me tregun e drogës, armëve, haraçit dhe të prostitucionit. Sipas kësaj skeme, këto dy familje që janë të lidhura me Halitin kanë një nivel të vogël të bandave kriminale me kapacitete terroriste të udhëhequra nga banda “Ferizi”. Ndërsa Lluka funksionon në anën tjetër duke kontrolluar tregun e prostitucionit, të cigareve, naftës, drogës dhe të mallrave të ndryshme. Ndërsa familja Devolli ushtron kontroll mbi Doganat e Kosovës. “Në një periudhë të shkurtër perandoria LLUKA është pasuruar jashtëzakonisht shumë vës”, thekson raporti.



(Vota: 21 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora